"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Nëse e njeh mirë autorin e shkrimit ?Bytha juj?, Edison Ypin, shkrimi del të jetë shumë interesant. Edison Ypi i përket njërës prej familjeve më të mëdha të aristokracisë osmane, të bejlerëve, dhe ai është krenar për këtë origjinë të tij. Edisoni ta quan për respekt të madh nëse i thua: Edison bej!
Në shkrimin ?Bytha juj? autori iu drejtohet shqiptarëve të Shqipërisë duke i quajtur me përçmim ?Bytha juj?. Thelbi i shkrimit ?Bytha juj? është artikulimi i nervozizmit të autorit që shqiptarët, të cilët në kohën e diktaturës komuniste kanë qenë të varfër deri në mjerim, të izoluar, injorantë në raport me botën, tani bëjnë përpjekje të jetojnë në mirëqënie materiale dhe intelektuale si pjesa tjetër e Europës së cilës i përkasin.
Çfarë kërkon të thotë autori, që meqënëse diktatura komuniste e vuri shqiptarin në atë gjendje, ai nuk ka të drejtë që të përmirësojë jetën e tij? Autori nuk bën pyetjen se ku e gjeti të drejtën diktatura komuniste, domethënë Enver Hoxha dhe gruaja e tij Nexhmija, dy mësues pa diplomë universitare, që t?i ndalonte shqiptarët të udhëtonin lirisht jashtë vendit, të kishin pronë private, të bënin biznis, të lexonin librat që donin, të visheshin sipas modës perëndimore etj? Ku e gjeti të drejtën Enver Hoxha t? i shantazhonte shqiptarët në atë mënyrë që njeriu dënohej me burg nëse vërtetohej se kishte dëgjuar shokun, fqinjin, familjarin, të thoshte diçka të papëlqyeshme për regjimin komunist dhe të mos spiunonte te Sigurimi i Shtetit, që në fakt ishte Sigurimi i Regjimit?
Ku e gjeti Enver Hoxha të drejtën t? i vinte në punë të detyruar të gjithë shqiptarët, jo vetëm të burgosurit dhe të internuarit, por edhe ata që ishin gjoja të lirë , aq sa t? u shkatërrohej ndjenja e punës? Them punë të detyruar sepse regjimi kishte llogaritur që njeriu të paguhej për punën e tij aq sa ishin nevojat minimale të ekzistencës, pra të shpërblehej si skllavi. Partia e Punës ishte në fakt Partia e Punës së Detyruar!
Njeriu shqiptar në kohën e diktaturës komuniste kishte gjashtë cilësitë e skllavit në Antikitet, që janë: mungesa e pronës private, mungesa e lirisë së lëvizjes, e nismës së lirë për të zgjedhur punën që bën njeriu për të jetuar, e lirisë së shprehjes, puna e detyruar, detyrimi për spiunim, nën kanosjen e ndëshkimit. Ku e gjetën të drejtën Enveri dhe Nexhmija që t? i trajtonin shqiptarët si skllevër të tyre? Autori nuk e bën këtë pyetje sepse ai e quan të mirëqenë që Enveri dhe Nexhmija e kishin këtë të drejtë, meqënëse arritën t? ia marrin sundimin e Shqipërisë klasës së tij, të bejlerëve.
Krejt shkrimi shpreh brengën e autorit që klasa e tij, e bejlerëve, kur e kishte Shqipërinë nën kontroll, nuk bëri të njëjtën gjë që bëri diktatura komuniste, domethënë që t? i mbante shqiptarët në gjendjen e skllavit. Autori shpreh brengën që klasa e tij, e bejlerëv e, duke dashur të dukej e modernizuar, i lejoi shqiptarët para vitit 1944 që të kishin pronë private dhe ta zhvillonin atë, të kishin lirinë e lëvizjes, një liri mendimi dhe shprehjeje të paimagjinueshme në kohën e diktaturës komuniste. Sepse, dëshiron të thotë autori, nëse edhe ne bejlerët do të kishim vepruar si Enver Hoxha, nuk do ta kishim humbur pushtetin në 1944.
Në shkrimin ?Bytha juj? shprehet brenga e madhe e autorit që ai nuk nuk ka mundur të bëjë në jetën e tij ato gjëra që e quante si një të drejtë të tij natyrore t? i bënte si njeri që i quan privilegjet shoqërore si trashëgimi familjare. Edison Ypi ka lindur në 1949. Deri në vitin 1991, pra deri në moshën 42 vjeç, ai ka jetuar si ata që i quan ?bytha juj?.
Nëse në 1944 nuk do të kishin marrë pushtetin komunistët, jeta e Edisonit do të kishte qenë krejt ndryshe. Edisoni do të kishte qenë i pasur, do të ishte bërë deputet dhe ministër, si shumica e paraardhësve të tij, njëri prej të cilëve madje ka qenë disa herë kryeministër. Edisoni do të kishte jetuar në fëmijërinë dhe rininë e tij, në krejt 42 vitet e para të jetës së tij, ashtu siç e ka përshkruar në shkrimin ?Bytha juj? se ndodh me një pjesë të shqiptarëve pas vitit 1990. Edisoni pra shpreh brengën që deri në moshën 42, vjeç, ai nuk ka bërë dot asnjë grimcë nga jeta luksoze për të cilën flet në shkrimin e tij, pra ai nuk ka ngrënë në restorante male me mish, dhe nuk i ka hedhur qenit mish, që nuk ka pasur vilë me videokamera, që nuk ka pasur banjë me ngrohje elektrike dhe klimatizator në garazh, që nuk ka udhëtuar gjithandej botës, që nuk ka pasur ?dy makina e tre fuoristrada?, siç thotë vetë (A thua fuoristrada nuk është makinë!), që nuk ka sjellë dot pajisje e mobilje nga Europa për vilat, që duhet të kishte, që nuk ka pasur veshje të shumta luksoze të blera në Perëndim, që nuk ka pasur vaska me hidromasazh për të larë bythën e tij prej beu, që nuk ka bërë shopping në dyqanet e shtrenjtë të Perëndimit, që nuk ka qenë politikan e pushtetar siç ia donte tradita e familjes etj. Por edhe pas moshës 42 vjec, pra pas vitit 1991, Edisoni, ndonëse ka shijuar dicka nga jeta, është shumë larg asaj jete luksoze që e përshkruan në shkrimin e tij. Prej këtej pezmi i madh i Edisonit, për ata që e bëjnë një jetë të tillë. Edisonit ka ndjesinë se gjithcka që shijojnë në jetën luksoze ata që i quan ?bytha juj? ia vjedhin atij personalisht.
?Bytha juaj?, thotë Edisoni po bën ato gjëra që duhet t? i bëja unë që nga dita e lindjes. Kujt i adresohet Ypi? Nga mënyra si shkruan ai, iu adresohet të gjithë shqiptarëve. Por atë mirëqënie për të cilën flet ai e kanë vetëm një pakicë e shqiptarëve, klasa e pasuruar pas vitit 1990. Pikërisht me këtë klasë të re sunduese të vendit duhet ta ketë inatin Edisoni si bej dhe në fakt ai e ka me të sepse nuk është pjestar i kësaj klase. Por Edisoni në shkrim fajëson të gjithë shqiptarët dhe këtë e bën me mendësinë e pinjollit të familjes sunduese se fajin për atë që pësoi ai e ka populli. Si bejlerët si komunistët fajësojnë popullin, shqiptarët, duke mos dashur të fajësojnë vetveten.
Në shkrimin e Ypit ka një përçmim të thellë për shqiptarët, të llojit ?U zgjuan kafshët!?, që u tha në familjen e diktatorit Enver Hoxha, në 1990. Është e njëjta logjikë e dy mendjeve nga dy skajet e kundërt të klasave shoqërorë që e kanë sunduar Shqipërinë në shekullin e kaluar, elita e bejlerëve dhe ajo komuniste.
Edisoni e quan Enver Hoxhën ?Kurvi? në shkrimet e tij, madje edhe në këtë shkrim, por ky shkrim tregon se beu Edison është thjesht ana tjetër e medaljes së Kurvit komunist. Përgjigjia për Edisonin duhet të jetë: E bytha jote, o bej, ku i gjeti ato të drejta që i quan ekskluzive dhe vajton për to, në fermanët e sulltanëve osmanë?
Buja që ka bërë shkrimi i Ypit është tregues i mungesës së dinjitetit në shoqërinë shqiptare, në një masë të madhe të individëve.
Kjo foto është marrë nga ndeshja e zhvilluar dje mes amabasa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tu...
Policia Matit ka nxjerrë nga liqeni i Shkopetit makinën e dy...
Një shtetase nga Korça ka denoncuar shërbimin shëndetësor në...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët në Kosovë, Maq...
Një shtetas 27-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në Lumin e Vjo...
Korça sot është qyteti që vlen më shumë për turizëm. Megjith...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në a...
Në foton e mëposhtme, e shkrepur në kohën e diktaturës, duke...
Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve, Nikollaq Neranxi i është ...
Deputeti i Partisë Socialsite, ka sulmuar biznesmenin Nikoll...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur krim pasioni page...
Kyetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho i ka dërguar ...
Fotot janë publikuar nga gazetari amerikan Bill O’Reilly.Fot...
Nga ekstrapolimi i të dhënave të një sondazhi që zhvillova d...
Policia e Beratit ka shpallur në kërkim një person për kulti...
Gazeta holandeze “Telegraph” shkruan se Arben Frroku ka refu...
Pas ngjarjeve në PD-në e Durrësit, deputeti z.Genc Pollo i k...
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas 40-vjeçar për kul...
Komiteti i QBNF Elbasan me kërkesë të përfaqësuesve të komun...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...