Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Korça sot është qyteti që vlen më shumë për turizëm. Megjithëse jemi në një vapë afrikane, Korça sot vlen më shumë se Vlora apo Durrësi, nuk po përmend disa gjire të vogla në jug, ku pushimet të kushtojnë si në Karaibe. Dhe, Korça nuk vlen thjesht dhe vetëm për freskinë, por për gjithçka. Ajo ofron ndryshe nga të tjetër, në 365 ditë të vitit, nundesine per te soditur gjithcka qe ndodhet vetem 30 minuta larg teje nga qyteti i Korçës.
Kush tjetër?
Dikush shkruan apo mendon se vlen më shumë Vlora. Shumë mirë e ka, det, peshk, por ka edhe ndërtime rrugësh që bllokohen me orë të gjata, ka edhe shërbim, ku nuk të thotë asnjëherë anjë njeri, ?të lutem? le pastaj ?faleminderit?.
Andej nga ato gjiret e vogla, që janë vërtet të bukura do flesh me 50 euro nata dhe do hash 2 vezë të skuqura 7 euro në mëngjes, një pjata makarona 10 euro, pak peshk 40 euro, darka fillon me birra 5 euro. Dita do 100 euro, thua se rroga jotë është rrogë gjermani apo austriaku.
Këtej nga Durrësi mos flasim se është kthyer nga plazh në qytet që laget nga deti, Golemi mbytet nga Ujërat e Zeza, Gjiri i Lalzit ende ka nevojë për pastrim dhe zhvillim, Lezha apo Shëngjini hambarë të mushkonjave, po ja kalon Divjakës e kështu me radhë.
Uji te të gjitha është ende luks, pompat dhe oraret janë si në shtepi, jo sikur je për pushime, por për të zgjidhur hallin e depozitës së pallatit.
Kjo nuk është antireklamë për turizmin tonë bregdetar, por disa fakte sesi është situata, jo vetëm sot, por edhe dje dhe pardje. Por ne vazhdojmë t’i frekuentojmë.
Pse Korça?
Korça ku ndryshon? Në gjithçka, kulturë, traditë, shërbim, pastërti, variacione të ndryshme që t’i ofron t’i sodisësh brenda ditës, si Dardha, Voskopoja, Prespa, Pogradeci etj.
Së pari, nga të gjitha këto qytete apo zona turistike që përmendëm më lart, Korça bën diferencën me muzetë, kalldrëmet, shëtitoret, pastërtinë, kulturën, traditën dhe mikpritjen si në asnjë vend tjetër.
Së dyti, çmimet e hoteleve në Korçë shkojnë 15 mijë lekë të vjetra deri maksimumi 30 euro, dhe shërbimi është i shkëlqyer.
Ushqimi, diversiv dhe me çmime mjaft të lira. Me një makaronë të Vlorës në Korçë ha gjysmë keci.
Mos flasim për ?të lutem? dhe ?faleminderit? se i thonë aq shumë sa të mërzisin nganjeherë.
S?ka tallava dhe bam e bym, por në Korçë kudo ka serenata, ka shëtitje si qëmoti. Një xhiro e bukur që fillon nga qendra e përfundon te parku ?Rinia?. Një oaz freskie dhe bukurie.
Në Korçë mund të shkosh te Muzeu Mesjetar, të shohesh Mësonjëtoren, të sodisësh Pazarin, Xhaminë e Iliaz Bej Mirahorit, Kishën e Ristozit, Katedralen orthodhokse të qytetit, kulturë dhe traditë, do mërzitesh pak nga një kullë e shëmtuar në qendër, por nuk do e kuptosh. Një dru i shtrembër në këtë rast nuk e prish gjithë stivën.
Gatimi, është i veçantë dhe më tradicionali se kudo tjetër. Në Boboshtice, 10 minuta nga qyteti, nuk ka vetëm mish të pjekur si kudo, por ka edhe lakrore me dy petë, byrek me presh e gjizë, apo me të brendshme?.Bulmetet e baxhove të zonës janë të freskëta dhe rrallë i gjen diku tjetër.
Aty je rrugës për në Dardhë. Ajo vlen në çdo stinë. Nuk
ka ski në verë, por ka freski, ka shërbim, dhe mund të shëtisësh në pyje që rrallë gjenden kaq pranë zonave turistike në Shqipëri.
Voskopoja, 30 minuta larg qytetit, të ofron një tjetër oaz qetësie dhe freskie, gatime tradicionale, por edhe turizëm kulturor e historik. Kishat dhe historia e qytetit të Voskopojës të japin çlodhje, të japin kulturë historike dhe vlera që shumë pak ja dinë këtij vendi.
Jo larg 30 minuta nga Korça je në Prespë. Nuk ka gatim tradicional si pjesa tjetër, por kemi kuzhinë ndryshe nga pjesa tjetër. Krapi i këtij liqeni është i papërsëritshëm, tavat e tij me qepë dhe menuja që ofrohet janë një aset i rrallë për kulinarinë në zonën e Korçës. Cironkat e Prespës mos u largo kurrë pa i provuar.
Jo larg, 40 minuta, është Pogradeci. Një perlë e turizmit shqiptar, hoteleria, kultura, tradita, gatimet, gjithcka shkel, shikon dhe shijon. Voloreka është magjike, nje vend ku çlodhesh sapo e shkel. Por këto janë pak, shumë pak për Pogradecin. 20 minuta larg ke Shën Naumin, një orë larg maksimumi viziton Ohrin e kështu me radhë. Gatimi në Pogradec i ka të gjitha, po të doni edhe Korçën brenda.
Devolli, me qender Bilishtin, një shëtitje me makinë 20 minuta nga Korça, fusha të punuara, pemë nga të dyja anët e rrugës, nuk ka cm tokë të papunuar, me makinë mund të shkosh deri në Miras apo ne Prespën e Vogël. Të vizitosh shpellat e Trenit….E gjithë zona ka restorante me gatime shumë të mira dhe hotele shumë të lira.
Nga Korça je 30 minuta larg kufirit me Greqinë. Një shëtitje, një vizitë, në Prespen greke, apo liqenin e Kosturit, janë një ditë e bukur që mund ta prekësh sa hap e mbyll sytë.
Këto janë pak për Korçën, shumë pak rreshta, këtu mungon Kolonja për shkak të një rruge të prishur dhe ende në ndërtim. Këtu mungojnë mjaft detaje të tjera për qytetin Juglindor, që të ofron turizëm spektakolar, me cmime të kënaqshme, shërbim special dhe freski e çlodhje që të vjen nga kultura që gjen kudo. Korça është ndryshe, ajo është thjesht e para dhe më e mira, pastaj vijnë të tjerat. Korça konkurron në çdo stinë, disa konkurrojnë për pak kohë. Korça është e pakonkurrueshme. Shkruar për CityNews.al
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në a...
Në foton e mëposhtme, e shkrepur në kohën e diktaturës, duke...
Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve, Nikollaq Neranxi i është ...
Deputeti i Partisë Socialsite, ka sulmuar biznesmenin Nikoll...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur krim pasioni page...
Kyetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho i ka dërguar ...
Fotot janë publikuar nga gazetari amerikan Bill O’Reilly.Fot...
Nga ekstrapolimi i të dhënave të një sondazhi që zhvillova d...
Policia e Beratit ka shpallur në kërkim një person për kulti...
Gazeta holandeze “Telegraph” shkruan se Arben Frroku ka refu...
Pas ngjarjeve në PD-në e Durrësit, deputeti z.Genc Pollo i k...
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas 40-vjeçar për kul...
Komiteti i QBNF Elbasan me kërkesë të përfaqësuesve të komun...
Gjatë ndeshjes së zhvilluar midis ambasadorëve dhe zyrtarëve...
Riorganizimi i Partisë Demokratike në degën e Durrësit dhe v...
Dhjetra aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë protestuar para pa...
Parku Rinia në qytetin e Korçës u rindërtua dhe rigjenerua m...
Policia e Shtetit ka zbuluar një profil ADN-je në paruken e ...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj kruhet aty ku i duhet. Ne...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...