Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sadam Hyseni vdiq thuajse dhjetë vjet më parë. Ish-presidenti irakian u ekzekutua me varje pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit në 2006.
Dje, Sadam Hyseni ishte një ndër temat kryesore në komentet e bëra në Twitter, pasi kandidati presidencial Donald Trump u shpreh me komplimenta për stilin e tij udhëheqës:
?Sadam Hyseni ishte njeri i lig, apo jo? Ishte vërtetë njeri i lig. Por ai bënte diçka shumë mirë. Ai vriste terroristë. Këtë e bënte aq mirë, nuk u lexonte të drejtat, nuk u jepte të drejtë të flisnin. Ai ishte terrorist, aq e kishte,? tha kandidati republikan para përkrahësve të tij.
Donald Trump ka bërë komente të ngjashme gjatë viteve të fundit. Në 2014 ai shkroi në Twitter se Iraku ishte tani vend më i rrezikshëm se gjatë kohës kur ishte nën Sadamin.
?Lufta ishte gabim, e kam thënë që në fillim. Bushi dhe Obama duhet të kërkojnë ndjesë,? shkruante Trumpi.
Por disa ditë pasi forcat amerikane e gjetën Sadamin të fshehur në një vrimë në tokë, pranë qytetit të Tikritit në dhjetor 2003, Trumpi dukej se po e mbështeste fushatën për rrëzimin e Sadam Hysenit nga pushteti.
?Ka nejrëz që janë dakord, ka që s?janë dakord, por ne, Amerika, jemi në Irak. Nëse kemi shkuar atje, duhet të rrëzojmë Sadam Hysenin,? tha ai në një intervistë për televizionin Fox News. ?Ushtarët e arritën këtë, ndoshta jo aq shpejt sa duhej, por e gjetën Sadamin. Kjo ishte një ditë e madhe për vendin?.
Ish-presidenti George W. Bush, i cili ndërmori ndërhyrjen në Irak, përmendi si arsyetim shkeljen disa herë nga Iraku të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë rezolutën që nuk i lejon Irakut të lejojë operimin në tokë të vet të ndonjë grupi terrorist.
?Iraku vazhdon të mbështesë dhe strehojë organizata terroriste që ndërmarrin akte dhune kundër Iranit, Izraelit dhe vendeve perëndimore,?tha ai në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fund të 2002. ?Disidentët irakianë jashtë vendit janë në shenjestër të atentateve. Në 1993, Iraku tentoi të vriste Emirin e Kuvaitit dhe një ish-president amerikan?.
Ish-presidenti për të cilin bëhej fjalë ishte babai i presidentit George Bush, i cili kishte qenë president gjatë kohës kur forcat amerikane udhëhoqën fushatën ushtarake për të dëbuar forcat e Sadam Hysenit nga Kuvajti. Presidenti Bill Clinton dha urdhër për goditje ajrore kundër selisë së agjencisë irakiane të zbulimit në Bagdat, pasi mblodhi prova të besueshme, siç u shpreh administrata Clinton, se Iraku ishte përgjegjës për komplotin për atentat.
Judith Yaphe, ish-analiste e lartë për Lindjen e Mesme për CIA-n informoi komisionin amerikan që zhvilloi hetime lidhur me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 se Iraku nën udhëheqjen e Sadam Hysenit ishte ?një ndër vendet primare që sponsorizonin terrorizmin?.
?Bagdati sponsorizonte në mënyrë aktive grupe terroriste, u ofronte strehë, stërvitje, armatime, mbështetje logjistike dhe si shkëmbim kërkonte që këto grupe të kryenin operacione që urdhëronte Bagdati për objektivat e Sadamit?.
Analistja Yaphe thoshte se mbështetja përfshinte organizatën Abu Nidal dhe Frontin për Çlirimin e Palestinës, si dhe një shumë prej 25 mijë dollarësh që Sadam Hyseni i kishte ofruar familjes së çdo palestinezi që kryente sulme kundër izraelitëve.
?Regjini i Sadamit ishte mbi të gjitha një shfrytëzues i aftë i terrorizmit për të frikësuar irakianët dhe për të eliminuar kundërshtarët, si të vërtetë, ashtu edhe imagjinarë,? thoshte zonja Yaphe. ?Shërbimet e shumëfishta të sigurisë në regjimin e Sadam Hysenit arritën me sukses të përmbushnin synimet e brendshme për të eliminuar kritikët, kundërshtarët, por edhe armiqtë jashtë vendit?.
Pas komenteve të zotit Trump të martën, ish-ambasadori irakian në Shtetet e Bashkuara Lukman Faily tha se kishte mbetur pa fjalë:
?Si diplomat, u përpoqa të mbaj distancë nga këto komente, por si irakian dhe si pjesëtar i një familjeje viktimë e spastrimit etnik të Sadamit, do t?i thoja të kontrollonte faktet,? shkruan ish-ambasadori në Twitter.
Kritika pati edhe nga fushata e Hillary Clintonit, rivalja e zotit Trump për zgjedhjet e nëntorit.
?Lëvdatat e Donald Trumpit për diktatorë brutalë me sa duket nuk njohin kufi. Ai ka lanvdëruar forcën që ka treguar Kina në masakrën e Sheshit të Tiananmenit; ka shprehur admirim për konsolidikim e përgjakshëm të pushtetit nga Kim Jong Un në Korenë e Veriut dhe vazhdimisht i ka thurur lëvdata Vladimir Putinit,? thotë këshilltari i zonjës Clinton, Jake Sullivan.?Lëvdatat e shfrenuara të zotit Trump për diktatorë brutalë dhe mësimet e shtrembëruara që duket se ka nxjerrë nga historia dëshmojnë përsëri sa i rrezikshëm mund të jetë ai në rolin e Komandantit të Përgjithshëm dhe sa i padenjë është për postin që kërkon?.
Nuk ka gjasa që Donald Trump të frenohet nga këto kritika. Gjatë gjithë fushatës ai e ka prezantuar veten si kandidati më i përshtatshëm për t?iu përgjigjur kërcënimeve aktuale që paraqet Shteti Islamik në Irak.
Gazeta Blic e Beogradit i ka krahasuar disa deklarata të Kry...
Është interesante të shohësh zhvillimet e Shqipërisë nga syt...
Nuk ka të sosur beteja midis dy pasuesve të Edi Ramës, kur...
Çokollatat janë të preferuarat e fëmijëve, dhe shpesh kjo ka...
“Skënderbeu është simboli ynë kombëtar dhe si i tillë mbrohe...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Arabisë Saudite drejtoi falj...
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, tha pas mbled...
Një poster i çuditshëm është parë sot pranë Ministrisë së Ku...
Policia ka rinisur kërkimet në liqenin e Shkopetit për të nx...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ftoi të mërkurën të gjit...
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka lënë në fuqi dënimin ...
Talha Ugruluel do që të bëhet i famshëm e do të bëjë një gru...
Partia Demokratike ka formuluar një propozim të ri për arrit...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli pas mbled...
Partia Demokratike po zhvillon një takim me aleatët e saj në...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 48-vjeçar pasi re...
Sylvester Stallone mbush 70 vjeç, edhe pse ka interpretuar s...
Sipas përshkrimit në bilanc, ICTS Albania ushtron aktiviteti...
Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë të hetojë me seriozi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...