ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Prokuroria e Krujës ka dhënë detaje specifike për ndalimin që u ka bërë 5 personave dhe përgjegjësitë që ata kishin për garantimin e sigurisë në aeroport në lidhje me grabitjen e parave në pistën e avionëve
Konkretisht:
Personin nën hetim Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza.
Megjithse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim, ka kontrollin e gjëndjes së sigurisë së aeroportit, marjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave sikurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.
Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve dhënien e detyrave marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuse për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.
Personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës? të ICTS-Albania)
Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të paisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjemtët e ICTS (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe moslejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme
Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brëndëshme dhe të aeroportit në tërsi, e për të informuar menjëherë për elementët që cënonin sigurin e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurin e aerportit.
Personin nën hetim Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale.
Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.
Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30.06.2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me pergjegjësi personin e mësipërm.
Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, vërteton qartë se mos marja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.
Personi nën hetim Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë
Rezulton se Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës ?XXXX?. Ky person nën hetim ka pranuar të marë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.
Shkrimtari dhe profesori Edmond Tupe ka deklaruar se ka një ...
Kuvendi i Kosovës nuk do të arrijë që deri në përfundimin e ...
Prokuroria e Krujës ka dhënë detaje të specifike lidhur me p...
“Çdo fund është një fillim i ri”. Kështu është shprehur gaze...
Kryetari i grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka ka bërë t...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u dekorua nga Forumi ...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjykatësit dhe proku...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kan...
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur ...
Mbledhja e qeverisë një javë më parë ku ka qenë i pranishëm ...
Të bësh biznes do të thotë se sa shpejt hap një kompani, por...
Filbi ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit...
Përsëritja e balotazhit për zgjedhjen e presidentit të Austr...
Aeroportin duhet t’ja u japim sa më parë kinezëve, se të pak...
Maqedonia filloi ta paguaj faturën për krizën e stërzgjatur ...
Nga Noah SmithGreg Mankiw, një ekonomist në Harvard dhe një ...
Fania u gëzua shumë që Edi Rama dha urdhër që të ndërtohen F...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...