Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Avokati i Popullit në bashkëpunim me UNICEF dhe ?Save the Children? dhe me mbeshtetjen e Mbreterise se Danimarkes, organizuan Auditoriumin me temë: ?Nga institucionet e përkujdesit rezidencial për fëmijët tek përkujdesja me bazë familjen -sfidat dhe mundësitë?.
Në këtë Auditorium Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, prezantoi Draft-Raportin e veçantë ?Mbi nivelin e respektimit të të drejtave të fëmijëve në institucionet publike të përkujdesjes rezidenciale për fëmijët në shtëpi fëmije dhe shtëpi foshnje?
Problematikat e evidentuara nga inspektimet në institucionet e përkujdesit rezidencial të fëmijëve u trajtuan në një diskutim të moderuar midis ekspertëve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme shtetërore, shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe komunitetit.
Ky raport i veçantë i Avokatit të Popullit, është produkt i punës tre mujore të një grupi multidisiplinar ndër sektorial ekspertësh nga Seksioni i Fëmijëve, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe Seksioni i Përgjithshëm, pranë institucionit. Raporti përmban informacion të detajuar mbi mënyrën e trajtimit, kushtet materiale, strukturat organizative dhe personelin që punon në këto institucione, si dhe kujdesin shëndetësor e psiko-social të ofruar në to.
I. PROBLEMATIKAT
Në përmbushje të misionit të tij, Avokati i Popullit kreu vizita monitoruese në 9 institucione publike rezidenciale të përkujdesit për fëmijët. Problematikat e konstatuara pasqyrohen në vijim:
1. Organikat e miratuara me Urdhër të Kryeministrit, për institucionet e mësipërme rezidenciale nuk janë në përputhje me paketën e Standardeve dhe Procedurave për institucionet rezidenciale publike dhe jo-publike që shërben si udhëzues për të gjithë mënyrën e funksionimit dhe vlerësimit të punës së qendrave, ku edhe përcaktohen qartësisht specialitetet dhe standardi punonjës për numër fëmijësh.
– Në shumicën e institucioneve të monitoruara nga ana jonë, rezultoi se edhe pse dokumentacioni i disponuar në dosjet personale të stafit ishte përgjithësisht korrekt, me disa mangësi të vogla, (për institucionet që kanë varësi të dyfishtë, rekrutimi i stafit dhe procedurat e ndjekura nga bashkitë përkatëse përgjithësisht nuk janë transparente).
– Më konkretisht ka mungesë stafi në psikolog, punonjës social, mjekë (janë me kohë të pjesshme), infermier, kujdestar, edukator por edhe mungesë në staf mbështetës si p.sh., kuzhinier, sanitar, punonjës lavanderie, detyra të cilat mbuloheshin nga stafi i shërbimit social. Pra përveç ngarkesës në punë, këtij stafi i ngarkohen detyra të tjera, gjë e cila lë mangësi të theksuara në përmbushjen e detyrës funksionale të tyre, shërbimi dhe përkujdesja ndaj fëmijëve.
– Rojat e sigurisë ishin private, por nuk i mbulonin 24 orë këto institucione si rrjedhojë e mungesave në buxhet.
2. Varësia e dyfishtë e shtëpive të fëmijëve nga Bashkitë dhe nga Shërbimi Social Shtetëror (përveç Shtëpisë së fëmijës Hana dhe Rozafa 0-6 vjeç dhe Zyber Hallulli Tiranë si dhe Shtëpisë së Fëmijës Shkodër 3-6 vjeç të cilat kanë varësi vetëm nga SHSSH), krijon probleme të qenësishme si në ndarjen e detyrave ashtu edhe të përgjegjësive në lidhje me problematikat e hasura. Kjo do të shmangte kërkesat në dy drejtime (Bashki dhe SHSSH) për të njëjtin problem dhe objekt shtesë punonjësish.
3. Përpjekjet për de institucionalizim të fëmijëve rezultojnë të pamjaftueshme për sa kohë që kjo detyrë u është ngarkuar stafeve sociale të shtëpive, ndërkohë që është pushteti vendor ai që duhet të punojë për fuqizimin ekonomik të familjeve që kanë fëmijët në këto institucione.
4. Koha e kërkuar për të mundësuar procedurat e transferimit të fëmijëve që kanë mbushur moshën, në institucione të përshtatshme për ta, është mjaft e gjatë, duke sjellë edhe vonesa në transferimin e tyre si edhe vështirësi praktike të tilla si kuotat e pamjaftueshme ushqimore.
– Nga dërgimi i kërkesave prej Institucioneve tek Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijës pranë Bashkive, si dhe pranë Drejtorisë Rajonale e SHSSH e deri në marrjen e vendimit për fëmijën nga Komisioni i Vlerësimit të Nevojave (KNV) i Bashkisë, Qarkut apo SHSSH, kjo pasi në varësi të faktit se nga ka ardhur fëmija (Bashkia, Qarku apo SHSSH), aty kryhet edhe kërkesa për vendosjen e fëmijës në një tjetër institucion.
5. Infrastruktura e pjesës dërrmuese të shtëpive është problematike.
– Ndërkohë që përpjekja është për t?i konceptuar ato si ?shtëpiza familje?, praktikisht nuk ka një ndarje specifike sipas grup moshave. Ambientet e përbashkëta, dhomat e akomodimit, dushet dhe tualetet shfrytëzohen nga fëmijë të grup moshave të ndryshme 6-18 vjeç në kundërshtim me standardet.
– Problemet me lagështirën, sistemet qendrore jofunksionale të ngrohjes, sistemi i mbrojtës kundër zjarrit jofunksionale (bombola kundër zjarrit të pa kolauduara), dhe mungesa e shkallëve të emergjencës në thuajse të gjitha shtëpitë, instalimet elektrike të ekspozuara (Vlorë), bombolat e pa kolauduara të gazit që përdoret për gatim (Durrës).
– Mungesa e automjeteve për transportin e fëmijëve në kopshte, shkolla, qendra shëndetësore, apo qendra rekreative.
6. Shërbimi i shëndetësor është i pa unifikuar si përsa i përket burimeve njerëzore (mjekë, kryeinfermierë dhe infermierë) ashtu edhe vënies në funksion të skemës së rimbursimit të ilaçeve nëpërmjet kartave të shëndetit me të cilat janë të pajisur të gjithë fëmijët. Në shumicën e shtëpive ky shërbim ofrohej nga mjekët e qendrave shëndetësore që mbulojnë lagjet ku janë të vendosura këto institucione, por shpenzimet për mjekimet e rekomanduara prej tyre nuk zbatoheshin me receta të rimbursueshme, por me një fond të posaçëm të pamjaftueshëm të vetë shtëpive. Përveç kalendarit të vaksinave i cili zbatohej në mënyrë rigoroze, kontrolli mjekësor i fëmijëve për zhvillimin psiko-motor, nevojat stomatologjike dhe ato okulistike nuk bëhej sipas standardeve të përcaktuara të periodicitetit. Mungesa e infermierëve në disa prej institucioneve ka sjellë si problematikë çështjen e administrimit të medikamenteve nga personel i paspecializuar, të cilët nuk e kanë detyrë funksionale (si p.sh., kujdestarë të turnit).
7. Shërbimi psiko-social i ofruar nga stafi përkatës linte për të dëshiruar, si rrjedhojë e stafit të pamjaftueshëm sipas specialiteteve, ngarkesave në punë, dhe mungesës së trajnimeve specifike sipas nevojave të fëmijëve, etj. Plotësimet në dosjet e fëmijëve ishin me informacione të përgjithshme atëherë kur nevojitej vlerësim i specializuar. Në çdo rast nevojitej punë në ekip multidisiplinar, gjë që ishte mjaft e vështirë për t?u zbatuar në praktikë. Në mungesë të juristëve në institucione, përfaqësimi në gjykata për çështje të heqjes së të drejtës së prindërimit apo për procedura birësimi ngelej në ngarkesë të këtij sektori. Për më tepër edhe aty ku kishte psikologë, vlerësimet e këtyre të fundit nuk mund të përdoreshin në gjykata ndonëse kërkoheshin prej këtyre të fundit, duke u faturuar shpenzimet për vlerësimet e psikologëve të tjerë vetë shtëpive.
8. Nga shqyrtimi i dosjeve të fëmijëve dhe veçanërisht i planeve individuale të kujdesit dhe raporteve për vlerësim të nevojave dhe ecurisë, nuk u konstatua të ishin specifikuar detaje mbi mënyrën e përfshirjes së fëmijës/ fëmijëve në aktivitete të ashtuquajtura ?të aftësimit për jetën?, të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e fëmijëve për të jetuar në mënyrë të pavarur pas de institucionalizimit. Në këto kushte, përfshirja e planifikuar e fëmijëve në aktivitete të mirëmbajtjes së higjienës kolektive, qoftë kjo edhe për qëllime edukative, pa marrë në konsideratë moshën minimale të tyre, pa e rregulluar/ specifikuar në akte të brendshme, pa përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje, pa e parashikuar në planet individuale të kujdesit, dhe pa specifikuar se ky aktivitet nuk ndikon në kohën e nevojshme që i duhet fëmijëve për të kryer aktivitete të tjera primare për zhvillimin e tyre, rrezikon të bjerë ndesh me standardet ndërkombëtare të drejtave të fëmijëve mbi mbrojtjen nga shfrytëzimi për punë të detyruar. Mungesa e këtyre rregullimeve, përkrah mungesës së qëndrueshmërisë në përdorimin e masave ndëshkimore edukative dhe përforcimit negativ, rrezikon të prodhojë efekt të kundërt me atë që duhet të jetë edukimi i vazhdueshëm për aftësimin për jetesë të pavarur.
9. Nga intervistat konfidenciale me fëmijët dhe bisedat në grup me ta, rezultoi se në disa nga këto qendra ishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve nga ana e stafit që punon në këto qendra.
II. KONKLUZIONET
Pas një analize të gjerë të situatës, Avokati I Popullit arrin në konkluzionin se fëmijët e institucionalizuar janë ende shumë dhe shumë pak bëhet për parandalimin e institucionalizimit të tyre. Nga i gjithë ky proces të krijohet ideja e një labirinti strukturash shtetërore që monitorojnë këto institucione.
Shërbimi e përkujdesi që u kushtohet këtyre fëmijëve nuk duhet të synojë vetëm mirërritjen e mbrojtjen nga keqtrajtimet, por edhe përgatitja e tyre për të ardhmen. Nuk mundet të flasim për fëmijët dhe të drejtat që ata kanë, pa pretenduar të flasim për varfërinë, e cila shpesh përbën një nga faktorët e neglizhencës ndaj fëmijëve. Varfëria ndikon në jetën e fëmijëve, zhvillimin e tyre dhe integrimin në shoqëri.
Reforma që është ndërmarrë mbi de institucionalizimin është shumë e rëndësishme nëse ajo do të vijojë në të gjitha institucionet publike. Procesi i de institucionalizimit kërkon integrim më të mirë politikash në fushat e luftës ndaj varfërisë dhe rrezikut të përjashtimit social; të drejtave të fëmijëve dhe mbështetjes së familjeve. Decentralizimi i shërbimeve sociale në Shqipëri sjell detyrime për pushtetin vendor që të hartojë politika të qarta me fokus fëmijët. Deri tani në drejtim të decentralizimit të shërbimeve të përkujdesit shoqëror nëpërmjet mundësisë së futjes së shërbimeve alternative (shtëpi-familje, qendra ditore, shërbime në komunitet etj) tentativat më shumë janë bërë nga sektori privat që shpesh nuk është i koordinuar nga shteti. Ligjërisht janë ngarkuar njësitë e qeverisjes vendore dhe posaçërisht administratorët shoqërorë që të identifikojnë familjet kujdestare, të ndihmojnë në procesin e aplikimit në gjykatë, të bëjnë vlerësimin e familjes kujdestare dhe fëmijës dhe të përgatisin raport përputhshmërie. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që kur fëmija kalon një kohë cilësore në ambientin e tij familjar me prindërit dhe të afërmit, kur këta të fundit janë të përgjegjshëm për misionin në rritjen e mirëdukimin e fëmijëve, fëmijët fitojnë vetëbesimin, rriten duke qenë të vlerësuar dhe të veçantë. Në këtë mënyrë u mësohet atyre ideja e respektit dhe e dinjitetit njerëzor. Dhe vetëm në këtë mënyrë ata do të aftësohen për të gjetur në të ardhmen vendin e tyre në shoqëri.
Strategjia Evropiane e Zgjerimit 2020, vendos theksin te shndërrimi i këtyre institucioneve në qendra të përkujdesit ditor për fëmijët, duke shmangur kështu jo vetëm institucionalizimin e fëmijëve, por duke mbështetur prindërit e tyre për punë, gjë e cila do të çojë që fëmijët të kthehen në ambientin familjar, për kujdes e mirërritje.
Rasti i dhunës ndaj fëmijës në Institucionin e Përkujdesit Shoqëror për fëmijët 3-6 vjeç në Shkodër; në Shtëpinë e Foshnjës Durrës si dhe në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor 6-18 vjeç Shkodër, nga ana e kujdestareve të këtyre institucioneve (që rritin dhe edukojnë të mitur jetimë) solli në vëmendje se në institucionet e kujdesit për fëmijët ka prani dhune. Ky është një tregues i rëndësishëm i përdorimit jo rastësor apo episodik të dhunës, që ushtrohet ndaj fëmijëve, pikërisht nga ata të cilët kanë detyrën të garantojnë mirëqenien dhe mbrojtjen e tyre. Rasti tregon domosdoshmërinë e monitorimit më efektiv të identifikimit dhe të ankimimit të çdo rasti dhune, neglizhimi, abuzimi, shfrytëzimi apo trajtimi poshtërues ndaj fëmijëve.
Testimi i përgjithshëm i stafeve të qendrave të përkujdesit social në të gjithë vendin, duket që nuk është tregues se dhuna u zhduk nga këto institucione.
Fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve është sa i përhapur, aq edhe i fshehtë. Dhuna ndaj fëmijëve lidhet me mentalitetin e familjes shqiptare, e cila si një nga format e edukimit të fëmijës përdor edhe ndëshkimin. Ky mentalitet, ndonëse po tronditet, ende ekziston.
Institucionalizimi i fëmijëve nuk është zgjidhja përfundimtare e reduktimit të varfërisë së tyre. Çdo shoqëri që ka fëmijë të mirë ushqyer, të strehuar, të mbrojtur, të edukuar, të shëndetshëm dhe të zhvilluar, është një shoqëri që mbron të tashmen dhe investon për të ardhmen, sepse ky përjashtim i dyfishtë i këtyre kostove, kthehet në një përfitim të dyfishtë për të gjithë shoqërinë. Shteti duhet të sigurojë që familjeve t?u jepet mundësia dhe e drejta për të përdorur format e mbështetjes në rolin kujdestar që ata kanë.
Mbledhja e të dhënave është mjaft e rëndësishme për kryerjen e analizave të vlerësimit të realizimit të të drejtave të fëmijëve e për të hartuar politika.
Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe ndërtimi i kapaciteteve për auditim të brendshëm dhe të jashtëm duhet të shihet gjithashtu si kusht parësor për një ndërveprim dinamik midis niveleve të ndryshme të qeverisë.
Të gjithë profesionistët apo punonjësit që janë në kontakte të vazhdueshme me fëmijët, siç mund të jenë edukatorët, kujdestarët, mësuesit, mjekët, duhet të jenë të trajnuar me format e identifikimit dhe procedurat e raportimit, në mënyrën më të mirë të mundshme.
-Vëllezërit dhe motrat që aktualisht kanë lidhje midis tyre, parimisht nuk duhet të ndahen nga njëri-tjetri kur vendosen nën përkujdesje alternative nëse nuk ekziston ndonjë rrezik i qartë abuzimi apo justifikime të tjera në të mirë të interesave të fëmijëve. Në secilin rast, duhet bërë çdo përpjekje për t?i mundësuar vëllezërve dhe motrave që të ruajnë kontaktet me njëri-tjetrin, përveç rasteve kur kjo është në kundërshtim me dëshirën ose interesat e tyre.
NJMF funksionojnë pranë njësive vendore. Në realitet deri më tani këto njësi ende nuk janë mbështetur me buxhet dhe nuk janë forcuar përsa i përket stafit. Kjo ka ndikuar në mungesën e efektivitetit të punës së tyre. Niveli i ndërmjetëm i sistemit të mbrojtjes së fëmijës, ai rajonal (NjDF-të), në disa qarqe janë shkurtuar ose pezulluar (për mungesë buxheti) që nuk shkon njësh me strategjinë e përmirësimit dhe forcimit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Prioritet në reformën e shërbimeve shoqërore duhet të ketë fuqizimi i strukturave të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal, hartimi i planeve të de institucionalizimit dhe fuqizimi i shërbimit të kujdestarisë.
III. REKOMANDIMET
Bazuar në problematikat kryesore të konstatuara gjatë inspektimeve të kryera në këto qendra rezidenciale, Avokati I Popullit paraqet disa rekomandime të detajuara si më poshtë:
1. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për ndryshimet e nevojshme për shtesa në organikat e institucioneve të mësipërme rezidenciale në përputhje me Standardet dhe Procedurat për institucionet rezidenciale publike dhe jo-publike që shërben si udhëzues për të gjithë mënyrën e funksionimit dhe vlerësimit të punës së këtyre qendrave. Gjithashtu rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për rekrutimin e stafit sipas përcaktimeve të standardeve, nëpërmjet procedurave transparente si dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit, me theks luftën kundër keqtrajtimit dhe dhunës ndaj fëmijëve.
2. Rekomandojmë në plan afatgjatë marrjen e masave për mbylljen e këtyre qendrave si qendra të përkujdesit rezidencial dhe shndërrimin e tyre në qendra të përkujdesit ditor. Deri në realizimin e këtij rekomandimi kërkohet marrja e masave për kalimin e të gjitha institucioneve rezidencialë vetëm në varësi të drejtpërdrejtë të pushtetit vendor, në kuadër të decentralizimit të këtyre shërbimeve, që do të thotë marrjen e masave nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për hartimin e akteve përkatëse ligjore dhe nënligjore për të bërë të mundur këtë proces.
3. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve materiale në të gjitha institucionet rezidenciale si lagështira, ambientet e përbashkëta, dushe, tualete, shkallët e emergjencës etj, si dhe marrjen e masave për vënien në funksion të sistemeve qendrore të ngrohjes/ftohjes, bombolave kundër zjarrit etj. Marrjen e masave për shtesa fondesh në buxhet për një automjet për çdo institucion, për rregullimin e transportit të fëmijëve në kopshte, shkolla, qendra shëndetësore, apo aktivitete të ndryshme jashtë këtyre institucioneve.
4. Rekomandojmë marrjen e masave nga pushteti vendor (bashkitë), për de institucionalizimin e fëmijëve duke fuqizuar ekonomikisht familjet që kanë fëmijët në këto institucione. Fondet të cilat shpenzohen nga shteti për mbajtjen e fëmijëve në këto institucione, të rialokohen për mbështetjen e këtyre familjeve. Rregullimin e procedurave dhe shmangien e burokracive duke lehtësuar procesin e kujdestarisë si dhe rishikimin e fondeve të buxhetit të shtetit, për shtimin e pagesës për familjet kujdestare në interesin më të mirë të fëmijëve.
5. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mundësuar procedurat e transferimit në kohë të fëmijëve që kanë mbushur moshën, në institucione të përshtatshme për ta, pasi ky proces aktualisht është shumë i gjatë.
6. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për një shërbim shëndetësor të unifikuar për funksionimin e skemës së rimbursimit të ilaçeve nëpërmjet kartave të shëndetit me të cilat janë të pajisur të gjithë fëmijët. Gjithashtu rekomandojmë që kontrolli mjekësor i fëmijëve të kryhet në mënyrë rigoroze, sipas standardeve të përcaktuara të periodicitetit.
7. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për shmangien dhe eliminimin e çdo forme dhune fizike dhe psikologjike nga ana e stafit ndaj fëmijëve të institucionalizuar. Marrjen e masave urgjente për rregullimin me akt nënligjor të çështjes së ?punës së fëmijëve? për shmangien e çdo forme pune të detyruar të kryer nga fëmijët e institucionalizuar.
8. Rekomandojmë ngritjen e NJMF-ve në të gjitha bashkitë e vendit, fuqizimin e NJMF-ve ekzistuese duke shmangur mbivendosjen e detyrave të NJMF-së me ato detyra që duhen mbuluar nga staf tjetër si p.sh punonjësi i barazisë gjinore apo Administratori Shoqëror.
Ambasada e SHBA dhe OPDAT kanë mundësuar publikimin e Kushte...
Projekti më i ri për punonjësit – “Identifikimi i talenteve ...
Pas denoncimit të një gruaje të divorcuar se gjyqtari i Bera...
Media amerikane New Jersey 101.5 raporton se një shtetas shq...
Policia e Himarës ka dhënë versionin zyrtar të ngjarsjes të ...
Media amerikane New Jersey 101.5 raporton se një shtetas shq...
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në lagjen nr. 10 ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Këshillin Bashkiak...
Policia italiane me atë shqiptare ka finalizuar me sukses nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sot në seancën parlamenta...
Faqja “Lolita” në rrjetet sociale, shkruan se Henri Çili i U...
Me 21 Janar 2014, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë ...
Nga Alban DaciKete shkrim e kam publikuar ne 2012 Prandaj i ...
Drafti për Reformën në Drejtësi është përfshirë në kalendari...
Ditën e djeshme, policia italiane kapi 170 kg kanabis. Dy pe...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – ...
hërbimi inteligjent amerikan, (CIA), ka zbardhur të tjera do...
Gjatë vizitës se tij në Berlin, Ministri i Transporteve dhe ...
Partia Demokratike dhe të deleguarit e Lulzim Bashës kanë dë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...