web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenti/ Ja 8 operacionet që përdori CIA për futjen e agjentëve në Shqipërinë komuniste

28 Qershor 2016, 05:16, Aktualitet CNA

Shërbimi sekret amerikan (CIA) ka nxjerrë të tjera fakte sa i takon rolit që ka pasur gjatë Shqipërisë komuniste. Në një dokument të vitit 1952, i deklasifikuar, jepen detaje mbi një sërë operacionesh që CIA kishte zhvilluar për të futur agjentë sekretë në Shqipëri, por dhe për të marrë informacione mbi situatën në vend. Në pjesën e parë të dokumentit që po publikon gazeta, tregohet se gjatë disa viteve janë përdorur 8 operacione për të futur agjentë, por dhe për të marrë informacione të ndryshme. CIA ka bashkëpunuar me UDB dhe me shërbimet italiane e greke, të cilat e kanë ndihmuar në disa operacione. Aty thuhet po ashtu se shërbimet e huaja përdornin refugjatë për të marrë informacione, teksa përmendte dhe një emër që ka bashkëpunuar me ta.

Situata aktuale dhe mundësitë e objektivave

Shqipëria është një shtet satelit sovjetik me dalje në detin Mesdhe. Është e ndarë nga toka e Italisë, nga rreth 50 milje det. Ajo ka një regjim të ashpër komunist, por natyra luftuese dhe e pavarur e popullit të saj tregon për një potencial të madh të mundshëm anti-komunist. Për këto arsye, duket se ky vend ka marrë shumë vëmendje nga fuqitë e mëdha këto pesë vitet e fundit, ndoshta më shumë se gjatë gjithë historisë së saj dhe mendohet se është kthyer në një objektiv të agjencive të inteligjencës. Por nuk është krejtësisht kështu sepse komentet që vijojnë na tregojnë se kjo zonë është relativisht e parëndësishme dhe ne duhet t?i kushtojmë  vetëm përpjekje minimale për t?u informuar mbi ndonjë ngritje të rëndësisë së saj strategjike. Arsyet fillestare të interesit të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në Shqipëri vinin prej izolimit gjeografik të vendit. I izoluar nga komunikimi me vendet evropiane, Shqipëria u bë objekt spekulimesh dhe temë bisede për fabrikuesit profesionistë në lidhje me një bazë të madhe nëndetësesh sovjetike në Saseno dhe një platformë raketash balistike në Vlorë, të cilat ishin të vështira për t?u hedhur poshtë nga mungesa e informacionit. Të rëndësishme ishin gjithashtu raportimet për rezistencën e profanizuar ndaj regjimit në rajonet e saj malore, bazuar në situatën e viteve 1945 e 1946 dhe jo në vitet 1947-1948 kur lajmet ishin shpërndarë. Më në fund, pas ndarjes me Cominform (Byroja e informacionit e vendeve komuniste lindore) dhe ndarjen me Jugosllavinë, nuk ishte e sigurt deri në çfarë mase sovjetikët po merrnin kontrollin. Raportimet ishin kontradiktore, disa prej të cilave tregonin një grumbullim të shpejtë të armatimeve sovjetike duke e kthyer në një bastion, teksa të tjera tregonin për një kontroll të anti-komunistëve në disa rajone të vendit.

Synimet e agjentëve sekretë

Si rezultat i kësaj, grupe agjentësh u dërguan në vend, nën ombrellën e mbrojtjes së agjencive amerikane, britanike, greke, italiane e jugosllave. Informacionet e mbledhura nga këto grupe, bashkuar me ato të dhëna nga grupet e diasporës anti-komuniste, si dhe misionet nga deti e ajri, krijuan një kuadër të përgjithshëm të situatës. Ekzistonte një farë rezistence, por anti-komunistët ishin të paorganizuar, pa burime të ardhurash, pa ushqim, armë dhe objekt i ndjekjeve të vazhdueshme. Sa i përket bazave të supozuara të nëndetëseve sovjetike dhe instalacionet e tjera ushtarake, ato rezultuan inekzistente, kurse misioni i gjerë sovjetik në vend ushtronte kontroll të gjerë e të fortë në aspektet ushtarake dhe civile të jetës socialiste në vend. Motivi parësor i dërgimit të misioneve të agjentëve në Shqipëri nuk ishte mbledhja e inteligjencës. Grekët po avanconin me pretendimet e tyre territoriale, kurse italianët po përpiqeshin të rivendosnin sferën e tyre të influencës. Edhe jugosllavët po përpiqeshin të gjenin shenja të afrimit mes vendit dhe qeverisë së Titos, duke u përpjekur të krijojnë një qeveri miqësore në Tiranë. Por përpjekja kryesore nisi nga amerikanët dhe anglezët, të cilët operojnë prapa fasadës së Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë. Duke përdorur propagandë dhe një numër të madh agjentësh, iniciativa u përpoq të organizonte një lëvizje të gjerë mbarëkombëtare të rezistencës, që më vonë të shërbente si shembull edhe për vende të tjera komuniste. Duket se rezultati neto i përpjekjeve të koordinuara duket se ka qenë vetëm dobësimi i potencialit anti-komunist dhe forcimi i kontrollit sovjetik. Një numër i madh anti-komunistësh të cilët u kapën duke ndihmuar agjentët e huaj u burgosën, u arratisën  ose u ekzekutuan. Të tjerë anti-komunistë ose aspirantë për anti-komunistë, u zhgënjyen nga përpjekjet e fuqive të mëdha, dhe premtimet e grupeve të diasporës për çlirimin e shpejtë të vendit. Më tej, një numër agjentësh të huaj, të kapur e të gjykuar nga komunistët, nuk arritën të siguronin popullatën.

Si dështuan dhjetëra tentativa

Përgjegjësia për këto rezultate të pakënaqshme nuk mund të vihet mbi ndonjë prej grupeve apo fuqive të huaja. Përveç kontradiktave për politikat, edhe vetë natyra e vendit ka punuar kundër suksesit të këtyre operacioneve. Shqipëria është një vend i vogël dhe mbahet me punë dhe ekonomi bujqësore, ajo prej shekujsh ka qenë e pandryshuar. Prandaj është e vështirë që edhe një agjent i dokumentuar mirë të lëvizë në vend, pasi edhe para regjimit aktual arsyet kanë qenë shumë të pakta që një njeri të largohet nga komuniteti i tij. Meqenëse në përgjithësi të gjithë anëtarët e komuniteteve njihen me njëri-tjetrin dhe identifikohen me anë të veçantive të pamjes, veshjes apo dialekteve, është e vështirë që të huajt mes tyre të mos dallohen. Kështu, prezenca e një agjenti inteligjence, përveç rasteve të rralla, dallohet nga numër i madh personash, dhe mbijetesa e tij varet nga unanimiteti i ndjenjës pro apo anti-komuniste të komunitetit. Këto duket se janë edhe arsyet e kontradiktave mes grupeve të diasporës dhe liderëve të emigracionit me sponsorët e huaj. E vetmja fuqi e madhe që ka fituar disi terren në mes të këtij konfuzioni është Jugosllavia. Kjo sepse ata jo vetëm kanë një kufi të gjerë me rajonet luftuese shqiptare të Veriut, por edhe kanë fleksibilitetin ideologjik për të llogaritur se përpjekjet e tyre për krijimin e një grupi nacionalist apo Tito-ist brenda Shqipërisë ishin të pamjaftueshme për të mundur armikun nga brenda strokës së tij. Prandaj, ata po përqendrohen në krijimin e një lëvizjeje kryesisht jo-politike që kërkon një “Shqipëri të lirë, të pavarur dhe vërtet demokratike?, dhe janë hapur ndaj grupimeve të djathta të emigracionit, ata që pak më herët i kishin quajtur ?kriminelë lufte, tradhtarë dhe kolaboracionistë?. Është e paqartë sesa seriozisht merren këto slogane nga anti-komunistët shqiptarë, por fakti është se Jugosllavia po strehon dhe stërvit një grup të shkëlqyeshëm prej rreth 5000 shqiptarësh veriorë, që kërkojnë me zell të veprojnë kundër regjimit të Hoxhës. Situata e përshkruar më sipër ka kufizuar seriozisht aftësitë e agjentëve për të kryer operacione inteligjence në Shqipëri.

Mjetet dhe mbulimi

1. Nuk ka aktualisht një pikë zyrtare mbulimi në Shqipëri dhe nuk pritet të ketë një të tillë brenda kufizimeve aktuale të planit.

2. Në vend nuk ka grupe zyrtare të fshehura pas një fasade tjetër pasi udhëtimi në zonat jashtë kontrollit të komunistëve është i pamundur.

3. Analizat e agjentëve dhe të burimeve mund të bëhen në mënyrë logjike në tre mënyra





Lajmet e fundit nga