Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Shumëkush që ka ndjekur telenovelën me zëra ?pro? dhe ?kundër? brenda LSI-së ka gjithë të drejtën e botës të besojë se para publikut po luhet një farësë e re.
Fabula tashmë është e njohur.
Një deputet i kësaj partie, ?në kokë të vet?, tha se nuk do ta votojë atë pjesë të reformës në drejtësi ku bëhet fjalë për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga të huajt, sepse kjo prek sovranitetin kombëtar.
Përparim Spahiu e shfaqi fundjavën që shkoi këtë ide që përkon fjalë për fjalë me qëndrimet e Berishës dhe Topallit.
Nuk vonoi shumë dhe LSI, jo vetëm nuk u mjaftua me deklaratat distancuese nga deputeti, por ajo shpalli edhe përjashtimin e tij nga radhët e grupit parlamentar.
Por, historia nuk mbaron këtu.
Ndryshe nga ç?ndodh rëndom në politikën shqiptare, deputeti i Dibrës, në vend që të revoltohej, në vend që të fillonte me deklarata bombastike dhe anatemime, deklaroi se pavarësisht nga vendimi, ai do të vazhdonte të votonte njësoj me partinë e Metës .
E ç’ka për tu çuditur, mund të thoshte dikush?
Pse duhet të dyshojmë, nëse dikush nuk sillet përmes një modeli të dalë boje, ku sapo nuk bien dakord për diçka, politikanët thonë fjalën e fundit për njëri- tjetrin?
Pse nuk u dashka besuar Spahiu që edhe pas përjashtimit nxiton të pohojë se ai e do LSI-në dhe nuk e tradhëton në votime?
Pse u dashka parë këtu një lojë dhe një dredhi?
Natyrisht kjo mund të qe një mënyrë e shikimit të gjërave. Ideale dhe e paqortueshme.
Por, fatëkeqësisht ka edhe një mënyrë tjetër. Një mënyrë që të bën të dyshosh.
Ajo lidhet me faktin se Metës vështirë se i dalin deputetët nga vatha.
Ajo lidhet me faktin e një partie garnizon, ku askush nuk mendon me kokën e tij. Madje as kur ?guxon? të sfidojë kryetarin sipas parimit një anëtar një votë.
Ajo lidhet me faktin e dyshimtë se LSI e harroi kredon e saj : “me qetësi dhe dashuri” dhe e ndëshkoi ashpër deputetin, ndërkohë që në kushte normale, do vepronte ndryshe duke e këshilluar të ndryshonte mendim dhe të votonte pro reformës.
Ajo lidhet me faktin, aspak bindës, se Ilir Meta me një gur vret dy zogj: Edhe nuk e humb votën e Spahiut për çështje të tjera dhe nuk mban përgjegjësi politike për qëndrimin e tij kundër reformës.
Ajo lidhet me faktin, se këtë lojë me deputetë disidentë, Ilir Meta e ka bërë edhe herë të tjera, pikërisht atëherë kur betohej për hetim ndërkombëtar për CEZ-in, por LSI-stët e tij nuk i?u “bindën” në Kuvend dhe votuan kundër.
Por, këto do të mbeteshin vetëm dyshime, hamendësime të vërtetueshme jo lehtë, nëse kjo ngjarje shikohej e veçuar dhe e shkëputur nga sfondi i madh i betejës që po zhvillohet për reformën.
Po të qëmtohen faktet, del se të tillë disidentë LSI nxjerr shpesh. Edhe Spartak Braho në komisionin e reformës, edhe ministri Manjani në qeveri, kanë dhënë shembuj të ?mendimit me kokën e tyre?, ndërkohë që partia së cilës i përkasin përgjërohej për reformën.
Qëllimi i këtyre ?qëndrimeve disidente? ka qenë i qartë: të shtyhej sa më shumë dita kur LSI duhej të përballej me lojën e ?Po? apo ?Jo? të prerë, për votimin e draftit të ndërkombëtarëve.
Të njëjtës strategji duket se i shërben edhe afera e përjashtimit të deputetit Spahiu.
Në një kohë që opozita e ka shpallur qëndrimin e saj, ndërkohë që diplomatët e huaj në Tiranë kanë nisur rekrutimin personal të deputetëve të djathtë, që shihen si votues së mundshëm të reformës, Ilir Meta u jep një tjetër sinjal: Ju mos i llogarsisni të plota as votat e LSI-së. Ja, Perparim Spahiu iku. Nuk është çudi të largohet edhe dikush tjetër.
Kështu edhe me ndihmën e Metës (thuhet se ai i ka dhënë fjalën Berishës se nuk do të kalojë një reformë pa votat e PD-së), tavani prej 94 deputetësh bëhet gjithnjë e më i pamundur.
E deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Nëse edhe me sforcon e SHBA dhe BE, ky parlament nuk arrin të bëjë një korum të mjaftueshëm, nuk është ndonjë tragjedi dështimi i këtij drafti. Ndoshta më mirë pa reformë, sesa me një drejtësi të ngritur mbi vota të dyshimta.
Por ama, këtu problemi është tek mënyra e të bërit politikë.
Tek tallja që Meta po i bën Lu-së dhe Vlahutin, të cilëve në sy u përbetohet për reformën, ndërsa parapa krahëve u prodhon farsa si kjo e përjashtimit të Spahiut.
Ata, tani e dinë se pengesë për projektin e tyre nuk kanë vetëm PD. Ata janë përballë rilindjes së koalicionit të ri (Berisha- Meta) kundër reformës, një koalicion ku i pari ka marrë përsipër rolin e qëndrestarit, kurse i dyti ka vendosur të luajë atë të tinzarit. Së paku deri nga fundi i korrikut. /lapsi
Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka reaguar lidhur me...
Kosova mund të përballet me problemet në zbatim të Marrëvesh...
Duke mos mjaftuar buzhalat e matoshet me teorite e tyre te k...
Rriheshin sepse nuk bindeshin, sepse ishin kokëfortë, apo se...
Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë investuar shume për rea...
Kryetarja e Këshillit të Integrimit, njëherazi deputetja dem...
Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se i është bllokuar profil...
Midis viteve 1184 dhe 1202, Sverre Sigurdsson mbretëroi si M...
Vendimi i Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian ka bër...
Janë publikuar disa nga momentet e rrëfyera nga biznesmeni A...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Shkatërrimi barbar që i është bërë parkut kombëtar të Lurës,...
Deputeti Eduart Ndocaj ka shpërndarë disa foto ku duket duke...
Instituti i Studimeve Politike paraqet grafikun e radhës në ...
Gazetari Gergj Zefi është shprehur se njeriu që po bllokon R...
Rezultati i referendumit të britanikëve është komentuar nga ...
Gjykata e Apelit e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për...
Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe Drejtuesi i albaniannew...
Aksionet e bankave europiane kanë humbur tashmë 22% të vlerë...
Ka qënë kjo deklarata e deputetit të përjashtuar nga LSI dhë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...