Grushta ndaj policëve/ Arrestohen dy të rinjtë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj për shkak se kanë ...
Altinin e njoh prej disa vitesh. Është nga ata sipërmarësit që nuk para shfaqen, të cilët shohin punën e tyre nga mëngjesi në darkë. Ai ka bërë katandi nëpërmjet një rrjeti restorantesh që pavarësisht nga tallazet ku ka rrugëtuar Shqipëria e këtyre 25 vjetëve, ka ngulmuar të gatuajë gjellët tona. ?Era? është më e njohur se Altini e ma merr mendja ky është një nga sukseset e tij më të mëdha në jetë, pasi besoj se familja që ka ngritur është vepra më e rëndësishme. E kam njohur këtë njeri shumë interesant, sepse është edhe botues. Bëhet fjalë për revistën ?Shije?, të cilën e publikon prej do vitesh. Është një nga botimet më të dashura të miat, sepse gjen udhëtime kulinare në Shqipëri, njeh anë të paditura të personazheve të ndryshme që kemi në jetën politike, ekonomike, shoqërore, mediatike të Shqipërisë. Pos kësaj, një njeri si unë që e ka për zemër t?u heqë kapakun kusive, ka se çfarë të rejash të gjejë në një botim të këtillë. Miku më i mirë mediatik i Altinit është Mitro Çela, kështu që shpesh qëndrimi me ta është tejet i këndshëm. Pra, pa dashur t?i ha kohë të tepërt lexuesit, Altin Bramllari është një nga sipërmarësit që ka ngritur gjithçka duke ndjekur në mënyrë të përpiktë gërmat e alfabetit. Nëse e themi në mënyrë metaforike nuk ka shkelur kurrë jashtë vijave të bardha. Sipas meje, ai është heroi i kohës sonë. Ai të tregon me stilin e jetës se sipërmarrja nuk është hajni, milioni i parë nuk ka përse të bëhet me trafik droge apo njerëzish, nuk ka përse vret kënd, por puno. Nuk ka nevojë të fërshëllesh gomat, të hapesh në festa që t?i bësh hije hënës, por puno. Fëmijët nuk ke përse i mëson me paren lumë, por me respektin për to, ndaj puno. Ky është Altini, i cili është çuar në mes të natës të përballet me autoritetin e shtetit, të cilit i paguan taksat, por nuk i merr shërbimin, përkundrazi kërbaçin.
Lexova shënimin e Altinit e më pas të policisë. Jam tronditur se si një babë si ai ka qenë i detyruar të shohë atë skenë dhe të marrë atë farë trajtimi. Vendoseni veten, gjithsecili në vendin e tij, përfshirë këtu ministrin Tahiri, drejtorin e policisë, kryeministrin vetë. A mund të bisedojë shteti me kundravajtësin? Apo duhet të vendosë byzylykët dhe pastaj folim? Cila është nevoja e shtetit të shfaqë këtë lloj arrogance? Ka frikë nga kush që përgjigjet kaq dhunshëm? Ka frikë nga Altini apo djali i tij që nuk po kthehet nga festa e hënës, por puna? Përse sot e kësaj dite, policia është aparati i dhunës? Përse e kanë me të futur këta ndaj qytetarit që vendos rripin, nuk pi alkol, por po shkon të bëjë tre orë gjumë, se nesër ka prapë punë?
Autoritetet që përmenda më lart janë prindër vetë dhe jam i bindur që për birin e dëshirit do bënin atë që bëri Altini, do e mbronin. Ai nuk e këshilloi djalin të jepte ndonjë lek nën dorë, por të gjejë fjalën me policinë dhe u nis vetë në vendngjarje. Ku është komunikimi i policisë me komunitetin? Ka mbetur tek panairi në bulevard apo tek salla e seminarit? Nuk mund ta trajtosh njësoj një horr, një hajn, për të cilin ke informacion dhe një njeri që udhëhiqet nga respektimi i ligjit, rregullit. Ndaj, e kuptoj sa është fyer, zhgënjyer Altini, ashtu si kuptoj që nesër mund ta ketë radhën im bir që ka një makinë tejet modeste dhe lëviz me rrip, u bindet testeve të alkolit, por që është njeri me defekte si të tërë dhe diku mund të gabojë. Duhet plasur me të parën në birrucë, duhet rrahur? Të ndodhte kjo me të vetin, bishë do bëhej edhe i pari i qeverisë apo i pari i policisë. Pse duhet vënë në një provë të këtillë qytetari yt model? Dakord që nuk meriton çmimin ?Bleta punëtore?, por dhe reston ?shkopin shpinës? nuk ka pse ta marrë, përderisa këta të fortët me uniformë rrinë si pula para cubave që u kalojnë para hundës me hekra në kroskot duke dëgjuar tallava me zë në kupë të qiellit e që parakalojnë sa majtas-djathtas.
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj për shkak se kanë ...
Policia e Fierit ka ndaluar një shtetas 50-vjeçar pasi ka ka...
Policia e krimit Financiar në Bashkëpunim me SHÇBA kanë arre...
Nga Bardha Nergjoni Një kantier ndërtimi për Unazën e Vogël ...
Sa është ekspozimi i Shqipërisë ndaj Britanisë. Ndonëse treg...
Një shtetas shqiptar, pronar i një picerie në qytezën e Vell...
Shoqata për Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqipërisë ...
Policia e Memaliaj ka asgjësuar 17 mijë bimë narkotike të l...
Në dosjen e Gjykatës janë 20 persona që akuzohen për rrëmbim...
Tre kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretari...
Spanja mund të përballet edhe pas zgjedhjeve të reja sërish ...
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se prej dy ditës...
Gazetari Agim Xhafka ka sulmuar ish-Kryeministrin, njëherazi...
Asnjë operacion nga shteti shqiptar dhe ai egjiptian nuk ka ...
Punët nuk duken mirë në kupolën e shtetit dhe të politikës. ...
Njëri prej eksponentëve më të kërkuar të mafias në Itali ka ...
Gazetari Artur Cani ka akuzuar Kryetarin e Dhomes Kombetare ...
Sot, 26 Qershor 2016 shënohen dy vite nga vrasja e bankierit...
Askush nuk do ta besojë, që institucioni që paguhet me taksa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...