web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndanin drogë/ Arrestohen dy të rinjtë

20 Qershor 2016, 07:21, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj për shitje të lëndëve narkotike. Burime nga policia thanë se në kuadër të operacionin antidrogë të koduar “Vloshi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Kelmend Myftari, 25 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Fier dhe Eduart Hatia, 19 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të spitalit Roskovec, shtetasi Kelmend Myftari është kapur në flagrancë duke i shitur shtetasit Eduart Hatia 155 doza lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.





Lajmet e fundit nga