Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Është zbavitëse të shohësh Lulzim Bashën në pozita kërcënuese. Kjo, pasi si gjithçka kallpe që ka shitur qysh kur theu kutitë për t?u bërë kryetar, edhe kërcënimi për dreq nuk i shkon. Nuk ja del dot të jetë ?i forti? i opozitës, i cili gjëmon dhe tut armikun. Sërish edhe në këtë rast vesh një kostum që i rri si mos më keq pas trupit të hajthëm. Meqë, ka një vit që gënjen për reformën në drejtësi me të njëjtin pasion, tash ngjan si Estrada e Ballshit. Kë kërcënon? Shumicën? Ndërkombëtarët? Të vetët? Këdo që të kërcënojë sot, i ka shujt në rrena dje. Ndërkombëtarëve u thoshte reformën e dua, por nuk e do doktori. Doktorit i thoshte nuk e dua reformën, por ma kërkojnë ndërkombëtarët. Jozefinës i thoshte që po qëndron fort, ndërsa Johannes Hahn, tek e takonte sy më sy, i qahej se të vjetrit i kanë zënë pritë.
Ka gjasa që nuk i ngjit kërcënimi, sepse as vetë nuk e beson atë, si tërë gjërat që i ka shpallur dhe i ka lënë në mesrrugë. Si do ta ketë frikë qeveria këtë njeri, kur në fund të vitit kërcënoi se gjindja do të derdhej në rrugë, ai do të vendosej në ballë të saj dhe janari do të ishte muaji i ferrit për Edi Ramën. Shkoi janari, shkurti, marsi, prilli, maji, po shkon dhe qershori. Është e vërtetë që Rama nuk e ka kaluar këtë kohë në parajsë, por në purgator, dhe kjo falë Ilir Metës, jo Lulit.
Tash, kreu i opozitës kërcënon se nëse trafikohet një mandat i vetëm i opozitës, do të digjen gjithë mandatet e saj në Kuvend. Pyetja që të ngacmon është se si ndodh që fizikisht të digjen mandatet? Me vajgur? Fjala vjen një piroman i opozitës ia merr mandatin Edmond Spahos, i cili e mban në thile të xhaketës dhe ia djeg mu në turi. Apo ligjvënësit demokratë mblidhen tek kopshtija e partisë i hedhin mandatet, i bëjnë grumbull dhe u vënë flakën? Dikush mban një fjalim se këto janë mandate të mallkuara dhe ata shpëtuan nga syri i keq. Pak a shumë si pjestarët e ISIS, kur digjnin pasaportat perëndimore. Kërshëria që anglezët thonë se vret macen, nuk të lë pa mësuar si do digjen këto mandate. Si do e përvëlojnë mandatin e Genc Rulit, Igli Carës, Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Eduard Selamit? Do jetë alamet shfaqje!
Por, duhet me qenë pak më serioz me një njeri që prodhon hajgare edhe kur dëshiron të të kallë datën. Ky kërcënimi i fundit dëfton ditës për diell që kryetari i opozitës nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata ligjvënës që i nis në Kuvend për të bërë politika të këtilla që pas një viti të fitojë zgjedhjet. Nuk ua ka besën deputetëve të tij dhe po ua jep dënimin kapital për mendimin që mund t?u shkojë në kokë, jo për veprën, e cila ende nuk është kryer, jo më të ketë mbetur në tentativë.
Ligjvënësit mbahen pas rreshtit jo me parimin ?frika ruan vreshtin?, por sepse u binden rregullave të partisë, statutit të saj dhe aspirojnë për një program që do i sjellë në pushtet. Ky rregulla në parti nuk ka, sepse i hyri me sakicë kutive. Statutin e ka bërë copë duke e shkelur, mjaft të vësh re si i janë bërë degët si rrjetë merimangash. Programin ka tre vjet që thotë se do e bëjë, por veç Grida diç thotë, kur takon anëtarësinë pa leje.
Ndaj sot nuk i ka mbetur gjë tjetër veç të bredhë mesoreve të PD-së me shkrepse në dorë dhe kë ndesh i thotë: ?Unë ta quk mandatin?.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike thanë për citynews se ...
Bashkia e Pogradecit hapi zyrtarish sezonin turistik për vit...
Reforma në Drejtësi dhe negociatat Basha-Meta, trondisin qev...
Publicisti austriak i kohës së fashizmit që përpiqej të përc...
Shoqëria prej mijra vjetësh është ndërtuar prej shumë pushte...
Tre persona janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë k...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin se po forcon vll...
Babai i shtetases Yllka Xhiko, e cila u vra nga bashkëshorti...
LSI-ja për Lulzim Bashën është çëlsi i të ardhmes të tij pol...
Policia e Korçës ka zbardhur detaje të reja nga krimi në fam...
OSHEE ka bërë me dije se në disa zona të vendit do të ketë m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës ku nj...
Dy ditë më parë, Fahri Balliu, u fotografua me kreun e Kuven...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po bën çdo lëvizje politike, j...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës ku nj...
Një person ka mbetur I plagosur pasi u qëllua me armë zjarri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës ku nj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës ku nj...
Pasi mashtroi profesorin e fakultetit të Histori-Filologjisë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...