web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Ambasadori Donald Lu takon Bashën

17 Qershor 2016, 08:37, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar sot në zyrën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.  Fokusi i këtij takimi është Reforma në Drejtësi.

Palët politike kanë mbetur vetëm në zgjidhjen e një çështjeje, atë të rekomandimit 88 të Venecias.

Opozita kërkon me forcë që ky rekomandim të zbatohet sepse jep siguri për moskapjen e drejtësisë, por nga krahu tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur se politika nuk duhet ndikojë në krijimin e institucioneve të reja.

Ambasadori Donald Lu, duket se po kryen lëvizjet e fundit për të gjetur një konsensus mes palëve për miratimin sa më shpejt të ndryshimeve Kushtetuese.





Lajmet e fundit nga