Shkëmbim me armë zjarri në Tropojë/ Humb jetën një 25-vjeçar
Një 25-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tropojë. B...
Rreth shtatë orë qëndrimi në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier patën si kryefjalë reformën në drejtësi.
?Për reformat nuk merr vetëm falenderime, sepse shpesh herë ka kritika të ashpra dhe ndoshta kostoja mund të reflektohet edhe në zgjedhje. Kam mësuar se në opozitë nuk mund të fitohet gjithmonë duke refuzuar. Ka situata në të cilat një qeveri do të duhet të ma
rrë risqet përkatëse për ta çuar vendin përpara, por e njëjta gjë vlen edhe për opozitën. Nuk duhet menduar për avantazhet afatshkurtra, por për ato afatgjata, në të mirën e vendit?.
Frank-Walter Steinmeier ishte i drejtëpërdrejtë kur artikuloi rëndësinë që ka realizimi sa më parë të reformës në drejtësi. ?Pa reformën në drejtësi, nuk mund të përshpejtohet procesi i integrimit të Shqipërisë në BE?. Veç impaktit direkt tek qytetarët, sipas tij, kjo reformë krijon mundësinë që vendi të bëhet në rajon pararendës i ristrukturimit të sektorit të drejtësisë në kuptimin e shtetit të së drejtës.
Homolgu shqiptar, Ditmir Bushati shprehu gatishmërinë e mazhorancës për ta miratuar paketën e reformës në drejtësi ku kanë kontribuar në çdo hap të procesit dhe ekspertët ndërkombëtarë. Miratimi i saj do të jepte sipas Bushatit efekte ?në forcimin e sundimit të ligjit në ekonomi, në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar, dhe në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit… Shqipëria i ka të qarta detyrat e saj, në mënyrë që të sigurojë mbeshtetjen e nevojshme për të kryer hapin e rradhës, atë të një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.?
Kryeministri Edi Rama në shenjë kortezie, pak para se të takohej me shefin e diplomacisë gjermane shpërndau përmes adresës personale në rrjetet sociale shënimin: ?Mikpresim sot një mik të madh, ministrin e Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, mbështetës i madh i Shqipërisë për hapjen e negociatave.?
Shefi i opozitës Lulzim Basha gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë përmendi ndikimin e Partisë Demokratike për të përmirësuar draftin e reformës në drejtësi. Në një komunikatë për median, që u shpërnda të martën pasdite nga zyra e shtypit e opozitës mbi takimin Basha-Steinmeier, thuhej dhe se PD ka kërkuar zbatimin e plotë të rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias.
?Parimi duhet të pranohet për të gjitha institucionet, theksoi Basha, sepse një drejtësi nuk mund të jetë e pakapur nëse kryeministri vendos se kush është i pastër dhe kush jo nga gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është refuzuar deri tani nga Edi Rama.?
Gjatë kohës që shefi i diplomacisë gjermane zhvillonte agjendën e tij zyrtare në Tiranë, në mjediset e kryesisë së Kuvendit u zhvillua një mbledhje e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, që u monitorua nga afër nga dy diplomatë të rëndësishëm të akredituar në Tiranë, ambasadorja e BE-së, Vlahutin dhe ambasadori amerikan, Lu.
Deputetët e opozitës qëndruan vetëm pak minuta dhe lëshuan sallën, duke mos u përfshirë në debatin e diskutimit nen për nen të draftit të reformës, një procedurë që kaloi vetëm me votat pro të bashkuara të deputetëve të PS dhe LSI-së. Akti i sotëm ka shënuar fillimin e procesit për miratimin e reformës përmes parlamentit.
Periudha e mbetur në afër dy javë do të shfrytëzohet dhe për të arritur ndonjë kompromis me afrim qëndrimesh, mes mazhorancës dhe opozitës, për pikën më të debatueshme të momentit që lidhet me formulën e përzgjedhjes së përfaqësuesve në organet e reja të drejtësisë. Dhe duket se presioni i faktorit ndërkombëtar nuk do të rreshtë deri në hapin e fundit, kur drafti të futet për diskutim dhe votim në seancë plenare në Kuvend./DW
Një 25-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tropojë. B...
Spektakli i luftimeve mes gladiatorëve u nis prej romakëve t...
Nëse jeni një profesionist në mes të karierës suaj profesion...
Nënkryetarja eVV-së në Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka ...
Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë si ...
Aktorja e njohur, Anila Bisha ka denoncuar kosin e firmës “E...
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për Deu...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar grusht shteti...
Një makinë ka përfunduar në shatërvanin e qytetit të Durrësi...
Gjykata Administrative e Apelit ka shqyrtuar kërkesën e Petr...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shefi i qeveri...
Një tifoz shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, s...
Kreu i Këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonar...
Të rinjtë shqiptarë kanë filluar të shfrytëzojnë mundësitë e...
Policia e Shtetit ka nisur hetimin pasuror për gjyqtarin Arj...
Ish-Drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot ...
Besa Kokëdhima dhe Flori Mumajesi kanë publikuar projektin m...
Videoja e ministrit homoseksual shqiptar është Operacioni “D...
Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST) me m...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...