web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Edison Ypi/ Sus Televizion

14 Qershor 2016, 09:41, Aktualitet CNA

Një lezhjan që ka dy televizione, njërin po e shet. Mos u ngut mor burr. Ke rast të mirë t’ja rrisësh çmimin. Para se ta shesësh, ma jep mua ta bëj për së mbari, ta bëj perfekt, ta bëj sus, dhe ta kthej me vlerë të shtuar ta shesësh me leverdi.

Ja si bëhet Sus një Televizion,
Cilido nga të ftuarit që do thotë edhe një herë të vetme brenda një minute dy herë “unë”, do ti jepet të pijë një javë rrjesht mëngjez për mëngjez në vend të qumështit nga një litër gëlqere. Nëse në krye të javës do mbetet gjallë, mund të marri pjesë në çdo banak televiziv nokturn. Nëse nga kjo dietë do ngordhi brenda ditës, aq më mirë, një edepsiz më pak.
Sus Televizioni do punësojë edhe hajvanë konduktorë nga ata që pa asnjë konsideratë për audiencën së cilës i përket gjithçka, thonë vazhdimisht “programi im”, “të ftuarit e mi”, “studioja ime”. Por me kusht që të dalin gjallë nga përplasja e kokës pas murit 40 herë rrjesht brenda një minute. Kokat e femrave konduktore që bëjnë këtë herezi, do ti shtypi pas murit tallësi dhe varrmihësi më i madh i lëtyrave që mbahen për qytetarë dhe budallenjve që hiqen për eruditë, Rezear Xhaxhiu. Kokat e meshkujve do t’i përplasi pas murit ajo që ka talentin e duhur dhe njeh teknikat përkatëse, hitleriania gestapoiste Eliana Hoxha.
Sus Televizioni do ftojë kundrejt pagesës disa analista nga këta që janë në treg. Do ftojë dhe do paguajë, për shembull, Lubonjën. Por me kusht që para se të nisi të flasi të mos marri frymë thellë sikur çoç po thotë, të mos e përplasi qellzën pllaq-plluq se na e shpifi, dhe të mos përsërisi or’ e çast unë-unë-unë, unë këtë e unë atë, unë kështu e unë ashtu, unë këtu e unë këtje.
Edhe Lorenc Vangjelin do ta mbajë Sus Televizioni. Me kusht që ta hollojë zërin duke ndërruar gjininë. Ndërrimi i gjinisë së Vangjelit do bëhet me anë të tredhjes së Lorencit në një klinikë veterinaretë specializuar duke i ngulur në qafë një shiringe sa një pompë biçiklete nga ato për mbarsjen artificiale të lopëve. Në qafën e Lorencit nuk do injektohet gjysëm litri spermë kau për ndërzim, por një kilogram acid, që duke tharë testikulat dhe shndrruar mashkullin në femër, rrjedhimisht hollon përgjithmonë zërin, i cili zë nuk do trashet më kurrë edhe po të zbatohen procedurat e kundërta për kthimin nga femër në mashkull.
Meqënse atë këllirën e NEWS24-ës që ngre në piedestal mediokritetin mua kolonjarit më vjen ndoht ta shoh me sy, ndërsa po ta zë me dorë kam frikë se më ngjitet kolera, do ta bind skraparlliun Kasëm Hysenbelliu ta urdhërojë sovjanakun Robert Rakipllarin ta kapi për leckash ta flaki këllirën moralistike në Detin e Zi ku të gjejë ndonjë peshk të kuq t’i marri një intervistë të gjaaaaaaaaatë sa hajvanllëku i saj i pafundëm.
Provizorisht sa të rihapet Agon Channel, do marr te Sus Televizioni Sonila Meçon, Nëmërçkën, se kështu e quaj unë Meçon, do ti jap në dorë një shkop bejsbolli ta kapi nga maja tu bjerë me bishtin e trashë në kokë ti lërë të vdekur top në vend të gjithë të ftuarit të cilët, ngaqë s’lexojnë libra përdorin vetëm 300 fjalë Shqip, ndërsa ngaqë janë të paedukuar kanë paturpësinë të japin intervista.
Nga Topi, që top ishte e top mbeti e televizion kurrë s’u bë, drejt Sus Televizionit do çvendosen Jonida Shehu, Ilir Paço, Beti Njuma, Eno Popi. Vetëm këta. Të tjerët që sjanë veçse tutkall, mastiç, pvc, pleh, do t’i hedh të gjithë atje ku e meritojnë, në recycle bin. Përjashtim do bëjë Mira Kazhani të cilës do t’i lë disa ditë kohë meditative për të shkëputur çdo mardhënie me gazetën që financohet nga sigurimi i kurvit. Përndryshe edhe Kazhani në kosh, por pa Anjeza Majën.
Dash Shehi të hapi gojën të kërkojë sa të dojë për të qënë prezent në çdo Talk Show në Sus Televizion.
Mund ta merr në gjirin e Sus Televizionit edhe Kel Demin, por vetëm pasi të tregojë sekretin e numurit 27 dhe duke parë e duke bërë si ti duket më mirë vetë Kelit në varësi si do t’i venë punët partisë së çemërve.
Fevzon do ta rekrutoj në Sus televizion vetëm pasi atë shkopin që mban në dorë tja nguli në sy të paktën dy të ftuarve çdo mbrëmje. Atyre që e kanë hak. Për shembull Andrea Stefanit nëse nuk heq dorë nga ngrënia e bythës së turtullit që, siç dihet, të bën të pjerdhësh papushim.
Edhe nga TVSH do merret një personazh. Ajo që e bukur ska nevojë të bëhet se e bukur është, më e talentuara e të tërave, Bruna Qeva.
Ylli Rakipi nuk do mund të jetë pjesë e stafit të Sus Televizionit pa gjetur një shukri tjetër, këtë herë me tre brima bythe dhe pesë brima brekësh.
Do bëj shumë kujdes dhe do marr të gjitha masat që në Sus Televizion të mos depërtojë ajo llaçka e Klanit, kampionia e kombinimit të shterpësisë kreative, produktit zero, pordhëve të mëdha, ajo që jep Motin dhe bën atë programin e modës tërësish të vjedhur.
Drejtoreshë e përgjithëshme e Sus Televizionit, pa asnjë kusht, do jetë më e madhja dhe më e ndritura, më inteligjentja dhe më e bukura drejtoreshë që ka parë bota, ajo që perfeksionizmin mediatik e ka paguar më rëndë se gjithkush, Anika Taçi.





Lajmet e fundit nga