Deputeti i PD ngre zërin për Mirditën: Një trevë me histori nuk mund të fshihet, mos guxoni ta prekni
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
Në prag të referendumit për Brexit-in në Bruksel ka shumë pyetje ende të hapura. Ndërsa shtetasit britanikë që punojnë në Bruksel dhe në institucionet e BE-së sillen sipas proverbit britanik: “Keep calm and carry on!”
Pronari i barit “The Old Hack” përballë selisë së Komisionit të BE-së në Bruksel është i qetë. Referendumi në lidhje me qëndrimin apo daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pas 43 vjetësh anëtarësimi nuk do të ndikojë shumë në biznesin e tij. “Njerëzit gjithmonë pinë,” bën ai shaka. Për më tepër zyrtarët britanikë në Komisionin Evropian, në Shërbimin e Jashtëm të BE-së dhe në Këshillin e Ministrave nuk do të largohen befasisht nga Brukseli. Vetëm njëri nga klientët e rregullt ndoshta nuk do të vijë më aq shpesh në “Old Hack”: Nigel Farage, eurodeputeti i partisë “United Kingdom Independence Party” (UKIP), i cili lufton për daljen e atdheut të tij nga BE-ja që nga viti 1999. “Ai vjen shpesh këtu dhe do të organizojë njä festë të madhe lamtumire, nëse në referendum do të votohet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian,” thotë pronari i barit.
Britanikët mund të vazhdojnë të punojnë
Rreth 1200 qytetarë britanikë punojnë në Komisionin e BE-së. Vetëm pak prej tyre që kanë poste të larta politike si drejtor i përgjithshëm, apo si Komisioneri Evropian për Tregun e Kapitalit, Jonathan Hill, do të duhet ndoshta të lirojnë shpejt postet e tyre. Edhe gjykatësi britanik në Gjykatën Evropiane ose shefi i Europolit, Rob Wainwright duhet të largohen. Të gjithë të tjerët mund të vazhdojnë të punojnë, mendon sindikata përkatëse, për shkak se kontratat janë bërë me individët dhe jo me Mbretërinë e Bashkuar. Pierre Bacri nga Shoqata e Zyrtarëve Evropianë tha në Bruksel, se do të gjendet një “zgjidhje e arsyeshme”. Një referendum i propozuar për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian do të jetë lajm i keq për ata që kanë pasaportë britanike, mendon Janis Emmanouilidis nga think tank “Qendra e Politikës Evropiane”: “Edhe pse mund të gjehet një mënyrë që ata të vazhdojnë të punojnë si punonjës civilë, të rinjtë do të mendojnë nëse me të vërtetë duan të punojnë në BE, ku vendi i tyre nuk është i përfaqësuar? Çfarë do të thotë kjo për karrierën time?”
Po ashtu gati duhet të bëjnë valixhet edhe 73 eurodeputetët britanikë. Edhe pse deputetja laburiste Dame Glenis Willmott mendon se mund të qëndrojë deri në fund të periudhës legjislative deri sa të përfundojnë modalitetet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Shumë pikëpyetje
Komisioni i BE-së dhe Këshilli i Ministrave të BE-së, nuk shprehen zyrtarisht për skenarë të mundshëm, nëse Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian. Nuk ka as një plan B, edhe as mendime se si duhet të negociohet largimi, tha një zëdhënës. Paragrafi 50 në Traktatin Evropian të Lisbonës thotë vetëm, se shteti anëtar duhet të paraqesë me shkrim synimin për t’u tërhequr nga BE-ja, dhe pastaj brenda dy vjetësh duhet të negociohen hollësitë.
Megjithatë 27 shtetet anëtare nuk kanë ndër mend t’ia bëjnë aq të lehtë Britanisë së Madhe largimin nga BE-ja, është i sigurt Janis Emmanouilidis nga think tank “Qendra e Politikës Evropiane”. Procesi do të jetë i gjatë dhe i vështirë dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë.
Rikthim në EFTA?
Nigel Farage, luftëtar për Brexit-in, dëshiron që një Britani e Madhe sovrane të vazhdojë edhe më tej tregtinë me pjesën tjetër të Evropës, por sigurisht pa paguar edhe për Evropën. Britania teorikisht mund të anëtarësohet përsëri në EFTA. EFTA është Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë, ku bëjnë pjesë Lihtenshtajni, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia. Këto vende të gëzojnë hyrje të lirë në tregjet e BE-së dhe mund të marrin pjesë në programet e BE-së, por nuk mund të thonë fjalën e tyre në marrjen e vendimeve. Po ashtu ato duhet të paguajnë një lloj pagese anëtarësie. Norvegjia, për shembull, paguan sipas ambasadës norvegjeze në Bruksel 866 milion euro në vit në buxhetin e BE-së. Në rastin e Britanisë së Madhe, kontributi në EFTA që bazohet në numrin e popullsisë dhe tek fuqia ekonomike e vendit do të ishte gati nëntë miliardë euro. Kjo shumë është vetëm dy miliardë euro më pak se shuma aktuale neto që paguan Britania si anëtare e plotë në buxhetin e BE-së./Dw
Policia në qytetin juglindor të Orlandos në Florida thotë se...
Në garën për Shtëpinë e Bardhë, kandidati republikan Donald ...
Policia në qytetin juglindor të Orlandos në Florida thotë se...
Kryeministri britanik, David Cameron paralajmëroi kundër një...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shpallur...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në ...
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan përsëriti thirrjen...
Dy shpërthime në një vend të shenjtë të sektit Shi’it në kry...
Regjistrimet zanore dhe dosjet e gjyqit për Aushvicin në vit...
Zyrtarët afganë thonë se militantët e Shtetit Islamik kanë v...
Mbështetja për Bashkimin Evropian ka rënë ndjeshëm në mbarë ...
Të njohësh për të kundërshtuar”. Me këtë justifikim e përdit...
“Please, don’t go” (Ju lutem, mos ikni!).Revista më e famshm...
Presidenti Obama miratoi një plan që i jep ushtrisë amerikan...
Do jeni me te lire t’i shprehni idetë dhe mendimet tuaja gja...
Reagimet e Rusisë për kritikat e reja për dopingun tregojnë:...
Hillary Clintoni është e para grua kandidate për Shtëpinë e ...
Një anketë e re në Maqedoni tregon se paqëndrueshmëria polit...
Kina iu kundër-përgjigj sot një paralajmëri të Tokios, vetëm...
Kalifornia u bë të ejten (9 qershor) shteti i pestë amerikan...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...