web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdes në moshën 74 vjeçare legjenda e boksit Muhammad Ali

4 Qershor 2016, 13:00, Lifestyle CNA

Legjenda e boksit Muhammad Ali, ka gjetur vdekjen ditën e premte në një spital të Arizonës, pas 32 vjetësh betejë me sëmundjen Parkinson, e cila shkakton çrregullime në sistemin nervor, të cilat ndikojnë në lëvizje.

74 vjeçari u dërgua në spital ditën e enjte, pasi pati vështirësi në frymëmarrje.

Doktorët i njoftuan familjarët e tij, që gjatë gjithë kohës i ndenjën pranë, se boksierin e ndanin vetëm disa orë nga vdekja, në mënyrë që ata të planifikonin funeralin.

Tre herë kampion bote në boks dhe fitues i medaljes së artë Olympic, Muhammad Ali është konsideruar si boksieri më i mirë në botë.

 





Lajmet e fundit nga