46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Gati 90% e treguesve të matur në indeksin e Dhomës Amerikanë kanë shënuar përkeqësim. Problemet kryesore mbeten niveli i përgjithëm i taksave, monopoli dhe konkurrenca e pandershme dhe burokracia e qeverisë. Përkeqësohen ndjeshëm marrëdhëniet me autoritetet tatimore e doganore?
Treguesi i Indeksit të Besimit të Dhomës Amerikane (ABI) për vitin 2015 ka shënuar një rënie të ndjeshme me 4.83 pikë përqindjeje, duke zbritur nga 42.77 në 37.94 pikë. Kjo është hera e parë që ky indeks shënon rënie, që nga 2012-a, që është viti i parë kur u mat ky indeks. Për 2016-n pritet një përmirësim i lehtë në 40.61, por që mbetet gjithsesi nën nivelin e vitit 2014, kur ky tregues ka regjistruar nivelin më të lartë.
Indeksi mat elementët e rëndësishëm të tilla si politikat e qeverisë, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe gjithashtu elementë lidhur me performancën e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.
Më shumë se 65% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e kanë perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ose shumë të pafavorshme, 5.2% e kanë konsideruar klimën si pozitive dhe 29.1% si neutral.
Tre shqetësimet kryesore të raportuar nga të anketuarit për vitin 2015 ishin ?niveli i përgjithshëm i taksave të zbatuara? (26.89), ?Monopoli dhe konkurrenca e pandershme? (27.8), ?Burokracia e qeverisë? (28.17).
Perceptimi për nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara është ulur gjatë vitit 2015. Rreth 70% e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara si të pafavorshëm ose shumë të pafavorshëm për bizneset, 26.5% e perceptojnë si neutral, ndërsa 3.8% si të favorshëm ose shumë të favorshëm. Ky është treguesi që ka shënuar dhe rënien më të madhe, nga 34.13 pikë në 2014-n në 26.89 në 2015-n.
Anëtarët e Dhomës Amerikane kanë perceptuar një përkeqësim të trendit të ekonomisë në 2015-n (31.44), krahasuar me 2014 (40.14). Ata presin që rritja ekonomike të ndryshojë sërish trend në 2016-n.
Nga 27 tregues që mat indeksi, vetëm 3 rezultojnë në përmirësim ?rregulli dhe siguria në vend?, ?niveli i ekonomisë informale? dhe ndryshimi total në punësim. Në indeksin e vitit 2014, niveli i ekonomisë informale kishte qenë shqetësimi kryesor, ndërsa në indeksin e këtij viti, ai është problemi i katërt më i madh.
Përkeqësohen ndjeshëm marrëdhëniet me tatimet e doganat
Marrëdhëniet me autoritetet doganore kanë pasur pikësimin më të lartë në indeksin e vitit 2014. Por në atë të 2015-n, ky tregues ka shënuar rënien më të fortë, duke zbritur nga 64.9 në 53.79. E njëjta tendencë është dhe për marrëdhëniet e biznesit me autoritetet tatimore, që kanë rënë nga 58.89 në 49.81.
Këto janë dhe dy treguesit që kanë shënuar rënien më të madhe në indeksin e vitit 2015.
Rënie kanë shënuar edhe tregues që më parë kishin pikët më të larta, si furnizimi me energji (që gjithsesi mbetet shqetësimi më i ulët i bizneseve), infrastruktura, marrëdhëniet me qeverinë lokale, me gjykatën, me ministritë etj.
Vëzhgimi bëhet eskluzivisht me anëtarët e Dhomës Amerikane, të cilëve u kërkohet opinion lidhur me ambientin e biznesit në Shqipëri gjatë vitit të kaluar (2015) dhe pritshmëritë për vitin aktual (2016). Ai u zhvillua online gjatë muajit shkurt 2016. Nga 137 anëtarë dhanë përgjigje 128 prej tyre./monitor.al
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Mëçiza”, ku si ...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po m...
40 vjet më parë, Presidenti Nikson, vendosi të takojë Mao Ce...
Një jaht i pa zakontë ka vizituar këto ditë ujrat shqiptare ...
“Është sjellja e Erjonit, problemi më i madh, pra, që pasi e...
Në katër mujorin e parë të vitit 2016, në Shqipëri janë regj...
Takimi mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe atij të opozitës ...
Policia e Korçës ka arritur të arrestojë autorët e grabitjes...
Kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës, Elvis Roshi, ka sulmuar...
Dje dhe sot, teksa shihja një video të shpërndarë anekënd në...
Një takim mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama prit...
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar regjistrin e v...
Deputeti Ben Blushi, ka akuzuar disa eksponentë të politikës...
Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar pasi dys...
Kurt Kola, i përndjekur politik gjatë periudhës së komunizmi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar q...
Policia e Shtetit ka menduar ti bëjë një surprizë të veçantë...
Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës...
Policia e Mallakastrës ka arrestuar një shtetas 63-vjeçar pa...
Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas 36 vjeçar pasi ku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...