Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Dje dhe sot, teksa shihja një video të shpërndarë anekënd në rrjet, ku Edi Rama bën rolin e kllounit, duke u prezantuar kavajasve ?kriminelin? Elvis Roshi, mu kujtua një zotim që ish aspiranti për kryeministër i bënte të afërmve të tij para zgjedhjeve të vitit 2013.
Në tryeza pas darke, në biseda konfidenciale, ai merrte pozën e një artisti ëndërimtar dhe shpalose përpara dëgjuesve ?Shqipërinë fantastike? që kishte në mendje: Një vend që do të bëhej pikë referimi për artistët avangardë, një vend ku mund të eksperimentoheshin rymat më tendencë të kohës, ku do të ekspozoheshin veprat më të çuditshme të botës.
Ai i fliste bashkëbiseduesve gjatë dhe me një zë ëndërrimtar, që i ndërthurur me sëmundjen e tij të pashërueshme për të tërhequr vëmendjen, me çdo çmim, mund ti bënte ata të imagjinonin, një atdhe tjetër, epiqëndër kulturore të një bote që kish hyrë në shekullin e ri.
Nënteksti qe i qartë. Vendit i duhej një kryeministër artist, një njeri që do i shëronte plagët çerekshekullore jo vetëm me rritje ekonomike, por edhe me penel, jo vetëm me shtim investimesh por edhe me ripërtëritje shpirtërore, jo vetëm polici, por edhe me art.
Ky atdhe i ri nuk do të qe më vendi që bota e njihte për vrasjet politike, shernajën e pafundme, drogën, prostitucionin dhe krimin, por një atelie gjigande drejt së cilës mediat perendimore do të kthenin sytë, ashtu sikurse kishin bërë dikur me bojatisjen shumëngjyrëshe të fasadave të rrënuara të Tiranës.
Nuk e di pse mu kujtua ku zhgënjim i fundëm nga ëndrra e ?Rilindjes? kur pashë e ripashë me dhjetra herë, atë videon e Edi Ramës që i fton socialistët e rij të Kavajës të anëtarësohen në partinë e tij, duke thirrur në skenë Elvis Roshin.
Nuk e di pse mu kujtuan ato fjalë tek e kqyrja të bënte një humor kaps, nëse njeriu që kishte në krah quhej Elvis apo Ervin.
Nuk e di pse bëra nja asocacion neveritës kur e shihja që të përbetohej me sarkazëm se kavajsi i tij, nuk prekej nga ligji i sapomiratuar i dekriminalizimit.
Po, kishte diçka të përbashkët në këto dy histori.
Kishte një aftësi të dallueshme aktrimi. Por ajo nuk ngjante pak me ëndrrën ndjellëse të kandidatit të dikurshëm për kryeministër. Ajo vizatonte më tepër profilin e një kllouni të dalë boje.
Sepse me aftësinë e një kllouni Edi Rama po mundohet ti përballojë të gjitha njollat e zeza të qeverisjes së tij.
Kështu ka vepruar edhe kur Mark Frroku dhe Armando Prenga përfunduan në burg edhe kur Arben Ndoka iku nga parlamenti, me siguri kështu do të sillet edhe kur të dalin emrat e kriminelëve të tij të rij.
Sepse kështu është sjellë gjithmonë.
Edhe teksa parodizon ata katundarë me mjerimin e të cilëve tallet live në TV, teksa u dorëzon çertifikatat e legalizimeve.
Edhe teksa flet me ironi për votat e munguara të atyre aktivistëve që duan të ruajnë ato pak lulishte që po gllabërohen nga klientët e tij.
Edhe teksa i quan si gjuetarë mushkonjash ata që denoncojnë avionët e drogës që ulen në bregdetin shqiptar.
Edhe teksa ironizon mëmësinë e gazetareve që i bëjnë pyetjet e duhura të cilave ai nuk i përgjigjet dot.
Dhe kjo histori përsëritet.
Sepse me sa duket Edi Rama ka vendosur ta qeverisë Shqipërinë, si një klloun që jep shfaqe live në TV.
Po ndërkohë skandalet vazhdojnë të ndodhin.
Trafikantët e drogës largohen në drejtim të paditur.
Policia fsheh gjurmët e aleatëve politikë të shumëkërkuar në perëndim.
Gazetarët e huaj kanë filluar të shtojnë reportazhet dhe investigimet për trafikun e armëve dhe të drogës.
E kur ndonjëri prej tyre tenton ta pyesë për atë që po ndodh, kryeministri nervozohet dhe skërmit dhëmbët.
Sepse hendeku mes asaj që propogandoi dhe asaj prodhoi është katastrofik.
Shqipëria fantastike që kërkonte të shiste si vitrinë, sot është vendi i krimit, hashashit dhe bandave që po mbysin faqet e shtypit perendimor.
Rilindja e ëndrrave u shndërrua shumë shpejt në ripërsëritjen e batakut. Aq as dhe vetë Rama nuk mund ta përballojë këtë zhgënjim.
Ndoshta prandaj, nga mosballafaqimi me këtë dështim ai ka vendosur të sillet si klloun. Ashtu si tek ajo videoja me të dashurin e tij kavajas, që gjithkush duhet ta rishikojë dhe njëherë. (lapsi.al)
Një takim mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama prit...
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar regjistrin e v...
Deputeti Ben Blushi, ka akuzuar disa eksponentë të politikës...
Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar pasi dys...
Kurt Kola, i përndjekur politik gjatë periudhës së komunizmi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar q...
Policia e Shtetit ka menduar ti bëjë një surprizë të veçantë...
Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës...
Policia e Mallakastrës ka arrestuar një shtetas 63-vjeçar pa...
Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas 36 vjeçar pasi ku...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me prokurorinë ka arrestuar ...
Dekriminalzimi ka filluar të japë efektet e para. Dje KQZ ho...
Policia kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar një shtetas bull...
Në një ndër ditët më të lumtura të vitit, TiBO IPTV uron të ...
Një çift të moshuarish është grabitur sot rreth orës 07:00 n...
Ligji i Dekriminalizimit pritet që të nxjerrë të tjerë zyrta...
Departamenti amerikan i Shtetit nxori një paralajmërim për a...
Zv.Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton ka kritikua...
Procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku duket se ka ...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se do të jetë gabim në...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...