Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Kryeministri i vendit ka reaguar për dorëheqjen e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, për shkak se rezultoi i dënuar në Itali.
Përmes një letre të publikuar në faqen e kryeministrisë, Rama shprehet se kur Roshi është zgjedhur për të qenë kandidat i Bashkisë Kavajë, ata kanë verifikuar të gjithë dëshmitë e penalitetit, të cilat kanë rezultuar të bardha.
Ai shprehet se askush që është i dënuar nuk do ta ketë mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar.
Rama ka falenderuar Roshin për punën e kryer deri më tani në krye të Bashkisë Kavajë dhe shprehet se do vijojë të mbështesë projektin për rilindjen urbane të qytetit.
Letra e Plotë e Ramës
Kur e kemi zgjedhur Elvis Roshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit. E cila ka rezultuar e bardhë. Po ashtu, kur e kemi mbështetur rikandidimin e tij, kemi sqaruar në rrugë operative të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dhe asgjë nga çfarë kanë pretenduar akuzuesit e tij publike deri me sot, nuk ka rezultuar e vërtetë.
Duke i njohur dhe respektuar gjithnjë vështirësitë që të rinjtë shqiptarë kanë kaluar përmes dallgëve të larta të jetesës emigracionit, kam besuar dhe besoj se historia e Elvisit, apo Ervinit, ka qenë thjesht njëra nder historitë e panumërta të djemve që janë përplasur nëpër ato dallgë, duke jetuar mes ëndrrës për t?ia dalë dhe makthit të rikthimit mbrapsht. Ndërrime emri për të mos u kthyer mbrapsht, përzënie për qëndrim pa leje, kalime ilegale kufiri e me radhë, janë akte të paligjshme që në vitet ?90 i kanë bërë shumëe e shumë emigrantë në rrugën drejt ëndrrave të tyre.
Prandaj edhe nuk e kam fshehur përçmimin tim ndaj hipokrizisë ekstreme të atyre që kanë shumë gjera për t?u turpëruar apo fshehur nga jeta e tyre në politikë dhe i turreshin kryetarit të Bashkisë së Kavajës me gjithfarë shpifjesh e akuzash. Ashtu sikundër nuk kam pasur pse ta fsheh respektin për punën e jashtëzakonshme të Elvis Roshit për Kavajën, e cila sot është kthyer në një shembull të shkëlqyer transformimi.
Por fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Roshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s?ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi. Kam qenë dhe mbetem i prerë në këtë pikë: Fajësinë nuk e caktojnë partitë as mediat po gjykatat. Gjithkush sulmohet me opinione kriminalizuese të pambështetura në fakte po në shpifje, meriton solidaritet. Ama gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka. Fakti në këtë rast që Elvis Roshi nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënimin sepse ka qenë në moshë të mitur, nuk mund të ndryshojë gjë. Kjo ka qenë linja ime në këtë aspekt shumë më përpara se sa të kalonte ligji i ?dekriminalizimit?, kjo është linja jonë edhe sot. Asgjë nuk ndryshon në raport me hipokritët e lartpërmendur dhe po ashtu asgjë nuk do të ndryshojë në pikën e lartpërmendur. Dhe ndryshe nga partia përballë që tjetër thotë e tjetër bën me papastërtitë e hatashme që ka në grupin e saj parlamentar, deri edhe duke justifikuar shkeljen haptazi të ligjit të ?dekriminalizimit? nga një deputet i saj, në familjen tonë politike nuk ka llafe përballë fakteve të provuara. Kush gjendet në shkelje të kësaj linje as nuk mund ta marrë, as nuk mund ta mbajë një detyrë me mbështetjen tonë.
Kam besuar dhe me siguri do të besoj gjithnjë se të trajtosh një njeri si kriminel për vepra që nuk i ka bërë, është kriminale. Ishte kriminale dje dhe mbetet kriminale sot e gjithmonë, çdo shpifje, akuzë, fabrikim që synon të kriminalizojë një person për shkak të detyrës. Edhe Elvis Roshin! Besoj po ashtu se edhe vetë dorëheqja e Elvis Roshit sot, u jep të gjithëve një tjetër provë të qartë se në Partinë Socialiste në këta 32 muaj qeverisje ka fituar një parim i panegociueshëm:
Kur një fakt i provuar nxjerr në pah një problem që i takon drejtësisë, pushteti ynë nuk futet kurrë mes drejtësisë dhe cilitdo ndër ne.
Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdoj ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës.
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kry...
Prokuroria e Vlorës ka vendosur nën sekuestro 220 hektarë to...
Deputeti i Partisë Demokratike, ka reaguar menjëherë pas dor...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i sigurtë se Elvis Ro...
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, dha sot dorëheqjen për...
Kryabashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ka dhënë dorëheqjen ng...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka pranuar se 35 gjyqta...
Një shtetas 20-vjeçar nga Durrësi është vetëplagosur me armë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ti heqë mandatin ...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur qëndrimin e...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e ndod...
Afrimi i europianit po rrezikon ti vërë futbollistët shqipta...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha sot gjatë një dalje...
Policia e Krujës ka arrestuar 3 persona pasi kundërshtuan dh...
Një sasi lënde eksplozivi shpërtheu sot në zonën e Tiranës s...
Avokati i Popullit z. Igli Totozani i ka drejtuar një rekoma...
Policia e Fierit ka arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ...
Nëna e këngëtare, Zh. Zari, në padinë e saj më 10 maj thotë ...
Bëhet fjalë për ish-policin Ardjan Resulaj, i cili përmendet...
Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona për “Falsifikim mone...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...