OKB: 700 migrantë të vdekur gjatë mbytjeve të anijeve në Mesdhe
Mbytjet e anijeve me migrantë në detin Mesdhe gjatë shtatë d...
Kundërshtarët e reformës së tregut të punës në Francë nuk duan të dorëzohen, përkundrazi strategjia e tyre është konfrontimi. Konflikti me shumë gjasa do të prekë edhe Kampionatin Evropian të Futbollit në Francë.
Franca nën hijen e grevave dhe protestave: Sindikata e fuqishme franceze, CGT dhe aleatë të saj prej ditësh e përplasin grushtin mbi tavolinë, CGT e Force Ouvriere organizojnë protesta dhe greva, madje edhe gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, si kanë paralajmëruar. Strategjia: Shkallëzimi i protestave. Një sërë reaktorësh bërthamorë e kanë reduktuar prodhimin, ndërkohë që tetë rafineritë e naftës vazhdojnë të ndodhen në grevë. Megjithëse qeveria po përpiqet të zhbllokojë situatën, karburanti është mall shumë i kërkuar në Francë këto ditë.
Për shkak të ngushticave në furnizimin me karburante, aviacioni civil (DGAC) u rekomandon shoqërive tv fluturimit furnizimin me kerozinë jashtë Francës. Presidenti francez François Hollande i qëndron besnik reformës. Nga Japonia ku ndodhej për punimet e samitit të G7-s, (27.05) ai siguroi se janë marrë masat e nevojshme. ?Prioritet kryesor është që konsumatorët dhe institucionet më të rëndësishme të furnizohen me karburant. Duhet të bëjmë të pamundurën të vazhdojmë të ecim përpara dhe të mos e bllokojmë ekonominë.?
Pika kryesore e konfliktit të sindikatave me qeverinë është neni dy i ligjit të planifikuar për reformimin e tregut të punës. Ai parashikon që në të ardhmen marrëveshja e punësimit të bazohet në kontrata tarifash sipas ujdisë mes sindikatave dhe punëdhënësve, dhe tarifa për punonjësit sipas sektorëve të ekonomisë. Me këtë liberalizim firmave apo koncerneve u jepet mundësia të vendosin vetë për zgjatjen e orarit të punës dhe mënyrës së kompensimit të mbiorëve. Presidenti Hollande ka theksuar se kjo pjesë e reformës nuk do të preket: ?Kemi nevojë për ujdi të tilla në nivel biznesesh, të cilat ndikojnë në aftësinë e konkurrencës dhe për më shumë siguri për punëmarrësit. Prandaj do të këmbëngul tek kjo reformë, sepse mendoj se kjo reforma e duhur dhe se ne duhet ta miratojmë atë.?
Si qeveria ashtu edhe kundërshtarët e reformës nuk duan të dorëzohen: Në ditën e protestave në shkallë vendi të enjten (26.05) madje pati përleshje me policinë, me pasojë 70 arrestime.
Sindikata franceze, CGT e refuzon tërësisht ligjin e ri dhe kërkon nga qeveria tërheqjen e plotë të reformës. Ndërsa Jean-Claude Mailly nga sindikata ?Force Ouvrière? është i gatshëm nëse plotësohen disa kushte që të kthehet në tryezën e negociatave. ?Ata thonë se bëhet fjalë për negociata. Unë them atëherë fshijeni nenin 2 dhe kërkoni nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe negociatave të ulen për bisedime.?
Gjendja në Francë shkallëzohet pikërisht dy javë para startimit të Kampionatit Europian të Futbollit që zhvillohet në Francë. Në një njoftim të shtatë organizatave të punëmarrëvse, studentëve dhe nxënësve kanë bërë thirrje për zgjerimin e protestave dhe grevave. Më 14 qershor është paralajmëruar një ditë kombëtare e protestës në Paris. Ndërkohë në fillim të qershorit priten greva të metrosë dhe aeroporteve. Metroja e Parisit do të bëjë grevë pikërisht më 10 qershor, ditën kur bie bilbili për Kampionatin Europian. Në Francë duket se hendeku për moment është i pakapërcyeshëm./DW
Mbytjet e anijeve me migrantë në detin Mesdhe gjatë shtatë d...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pj...
Votuesit e zemëruar të së djathtës duan parti që i japin pro...
Presidenti rus, Vladimir Putin mbylli sot vizitën e tij dy d...
Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti sot në selinë qendr...
Partia Republikane në SHBA tashmë ka një kandidat zyrtar për...
Një varkë me emigrantë është mbytur mesditën e sotme në kana...
Një audit i Departamentit amerikan të shtetit e ka fajësuar...
Liderët e vendeve anëtare të Grupit të 7-të fuqive ekonomike...
Një tubim i kandidatit republikan Donald Trump në New Mexico...
Demokratja, Hillary Clinton, dhe republikani, Donald Trump, ...
Angela Merkel do të ngulë këmbë në marrëveshjen për refugjat...
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton,...
Nuk është regjistruar asnjëherë më parë një zhvillim kaq i s...
Sipas televizionit shtetëror sirian dhe organizatës Vëzhgues...
Dy javë para votimeve të fundit më të mëdha në procesin pres...
Komisioni i BE po ndez shkallën e dytë të procedurës juridik...
Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga sulmet në dy bastione ...
Fletëvotimet postare do të vendosin se kush do të jetë presi...
Ka disa kohë që bota e modës në Iran po përjeton një fazë ha...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...