Polonia në shtyllën e ndëshkimit të BE
Komisioni i BE po ndez shkallën e dytë të procedurës juridik...
Dy javë para votimeve të fundit më të mëdha në procesin presidencial për emërimin e kandidatit demokrat, senatori i Vermontit, Bernie Sanders thotë se ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton po nxiton që po e konsideron veten të emëruarën e partisë demokrate si kandidate për zgjedhjet presidenciale.
Zoti Sanders tha gjatë një interviste të dielën në programin This Week të televizionit ABC se pret të dalë mirë në nëntë garat e mbetura. Ai u tha mbështetësve në një tubim në Kaliforni, shtet me më shumë delegatë se çdo shtet tjetër, se një fitore në Kaliforni do t’i japë atij vrull për të shkuar në Kuvendin e partisë Demokrate në korrik.
“Nëse do të fitoj emërimin, unë ju siguroj se Donald Trumpi nuk do të bëhet president”, tha Bernie Sanders.
Donald Trump është tashmë kandidat i pritshëm i Partisë Republikane, pasi sfidoi të gjithë kandidatët e tjerë në garën për emërimin nga partia e tij. Bernie Sanders tërhoqi vëmendjen ndaj sondazheve të fundit që përsëri e nxorrën atë si fitues ndaj zotit Trump me një diferencë më të madhe votash sesa zonja Clinton. Të njëjtat sondazhe tregojnë një barazim rezultatesh Klinton ? Trump.
Por problemi për senatorin Sanders është se në zgjedhjet paraprake që filluan në shkurt, Hillari Clinton ka grumbulluar më shumë delegatë. Duke llogaritur qindra të ashtuquajtur super delegatë të cilët kanë thënë se do të mbështesin atë, kandidatja Clinton udhëheq ndaj kandidatit Sanders 2293 me 1533. Vetëm nëse zoti Sanders arrin të bëjë që shumica e super delegatëve ta ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe t?ia japin votën atij, ai do të duhet të fitojë rreth 90 për qind të delegatëve të mbetur për të patur një shans për fitore.
Pra, duket se votuesit amerikanë po shkojnë në votimet e nëntorit për të zgjedhur Klintonin ose Trumpin, kandidatët e dy partive më të mëdha të vendit. Ata janë gjithashtu, sipas sondazheve të reja, dy kandidatët të cilët nuk pëlqehen shumë.
Një sondazh i Washington Post / ABC News tregon se 53 për qind e të anketuarve kishin qëndrim të pafavorshëm ndaj zonjës Clinton në krahasim me 60 për qind për zotin Trump, dhe 51 përqind për zotin Sanders.
Senatori Sanders i ka rezistuar thirrjeve për të dalë nga gara, duke thënë se ai do të mbetet në garë deri sa të jenë hedhur votat përfundimtare. Ish-sekretarja e Shtetit, Klinton nuk e ka kundërshtuar haptazi vendimin e tij, por në të njëjtën kohë e ka kthyer vëmendjen gjithnjë e më shumë drejt zotit Trump.
“Mendoj se senatori Sanders ka çdo të drejtë për të përfunduar fushatën e tij në mënyrën sesi e zgjedh vetë. Me të njëjtën sfidë unë jam përballur edhe në vitin 2008. Unë me siguri do të bëj pjesën time, për t?i shtrirë dorën senatorit Sanders, për të arritur tek mbështetësit e tij, dhe unë pres që ai të të bëjë pjesën që i takon”, tha zonja Clinton dje në programin Meet The Press të rrjetit televiziv NBC.
Më 2008, zonja Klinton humbi me rezultat të ngushtë në garën për emërimin e Partisë Demokrate ndaj presidentit Barack Obama. Zoti Trump tha të dielën në Twitter se senatori Sanders është “duke vazhduar garën pasi beson se Hillary Clinton do të detyrohet të tërhiqet nga gara” për shkak të përdorimit të një sistemi personal emaili kur ishte Sekretare Shteti.
Sondazhi i Washington Post-ABC News shtroi pyetjen nëse personat e prirur drejt republikanëve dhe demokratëve ishin të bindur se partia e tyre do të bashkohej pas kandidatit Trump dhe kandidates Klinton, pas zgjedhjeve paraprake. 78 për qind e republikanëve dhe 88 për qind e demokratëve thanë po.
Një tjetër sondazh, nga MSNBC dhe The Wall Street Journal, e nxori zonjën Klinton fituese mes afrikano-amerikanëve, hispanikëve, grave dhe njerëzve të moshës 18 deri 34 vjeç. Biznesmeni Trump doli fitues mes të bardhëve, të moshuarve dhe votuesve të pavarur.
Të dy sondazhet treguan se më shumë se 40 për qind e të anketuarve do të merrnin parasysh votimin për një kandidat të palës së tretë. Kjo ishte e ngjashme me një sondazhi të vitit 2012. Përgjigja atëherë ishte se 22 për qind do të votonin për një kandidat të partisë së tretë dhe 46 për qind thanë se do ta kishin parasysh një gjë të tillë.
Kandidati i partisë libertariane Gary Johnson në vitin 2012, fitoi rreth 1 për qind të votave duke zënë vendin e tretë pas kandidatit demokrat Obama dhe kandidatit republikan Mitt Romney. Këtë viti, libertarianët mbajnë kongresin e tyre që fillon të premten me Gary Johnsonin mes kandidatëve të tyre për këto zgjedhje.
Sondazhi më i fundit nga Fox News e përfshijnë zotin Johnson në një garë të mundshme me kandidatët Trump dhe Klinton, ku Trump doli pari me 42 për qind pasuar nga Klinton në 39 për qind dhe Johnson me 10 për qind, duke marrë votat në mënyrë të barabartë nga dy të parët.
Ish guvernatori i Masaçusets Bill Weld, që është, krahas zotit Johnson, kandidat për nënpresident, tha të dielën në rrjetin CNN se libertarianët duan t?i shtyjnë të dy partitë kryesore në pozicionet e tyre politike.
Ai tha se fushata e zotit Johnson nuk ka pasur biseda me zotin Romney apo republikanë të tjerë, të cilët e kundërshtojnë zotin Trump dhe që kanë diskutuar mundësitë për të mbështetur një kandidat të palës së tretë./VOA
Komisioni i BE po ndez shkallën e dytë të procedurës juridik...
Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga sulmet në dy bastione ...
Fletëvotimet postare do të vendosin se kush do të jetë presi...
Ka disa kohë që bota e modës në Iran po përjeton një fazë ha...
David KeysStudimet më të fundit sugjerojnë se shumica e popu...
Në Austri mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për presiden...
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se komandanti i lartë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është nisu...
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin në Tur...
Qeveria e Sri Lankës ka bërë të ditur se sipasojë e vërshime...
Gjermania planifikon të investojë miliona euro në tanke të r...
Ka vazhduar edhe gjatë natës kërkimi intensive për aeroplani...
Mali i Zi dhe NATO-ja sot pritet që të nënshkruajnë sot marr...
Një gjykatë në Maqedoni ka dënuar pesë militantë deri në kat...
Një aeroplan i kompanisë EgyptAir, që fluturonte nga Parisi ...
Rusia e ka mohuar se ka ndërtuar një bazë ushtarake brenda n...
Demokrati Bernie Sanders ka fituar në zgjedhjet paraprake në...
Nga KE paralajmërojnë se çdo qeveri që del si rezultat i zgj...
Shtëpia e Bardhë thotë se një këshilltar i lartë i president...
Përballë numrit gjigand të viktimave, koncepti “revolucion k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...