web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Obama niset për turneun njëjavor në Azi

22 Maj 2016, 10:41, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është nisur për vizitë njëjavore në Vietnam dhe Japoni.

Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një deklarate se turneu i presidentit synon të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së në ?ribalancimin? e marrëdhënieve me vendet e Azisë dhe të rajonit të Paqësorit.

Gjatë qëndrimit në Japoni, të enjten dhe të premten, Obama do të ndalojë në Hiroshimë, vendin ku SHBA ka hedhur bombën e parë atomike në histori. Obama do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshimën.

Udhëtimi i Obamës është i dhjeti në Azi, që kur është zgjedhur president në vitin 2008./ Citynews





Lajmet e fundit nga