VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Verduni është kthyer në simbol të Luftës së Parë Botërore. Ishte një beteje e pakuptimtë 300 ditëshe njerëzore dhe materiale, pa fitues. Një masakër e madhe, por jo fitim terreni për të dyja ushtritë.
Është mëngjes herët kur nis të buçasë zjarri i artilerisë. Nga 100 gryka të të gjitha kalibrave shtijnë gjermanët. Nëntë orë të pafundme pa ndërprerje. Një gjë të tillë bota nuk e kishte përjetuar ende. 200 kilometra më tutje mund t’i dëgjosh topat e Verdunit. “Breshëri çeliku” e quan shkrimtari Ernst Jünger atë që ndodh. 21 shkurti 1916, fillimi i sulmit të quajtur nga gjermanët “Operacioni gjyq”, nuk është ditë normale lufte. Në kontinent ka një vit e gjysmë që po luftohet, por vetëm beteja e Verdunit kthehet në simbol të Luftës së Parë Botërore.
Vetëm këtu e humbën jetën 162.000 francezë dhe 143.000 gjermanë. 500 të vrarë çdo ditë në anën gjermane, tek francezët madje edhe më shumë. Më e pakta e tyre ra në kuptimin klasik ushtarak të fjalës. Ushtarët u copëtuan, u hodhën në erë, u kthyen në pluhur nga dhuna e armëve. Për kuptimin e kësaj ofensive gjermane vritet mendja edhe sot. Një shpjegim e ofron Erich von Falkenhayn, komandanti i përgjithshëm gjerman. Verduni kishte qenë sipas tij një “pompë gjaku”.
Pse Verduni
Debati se pse u ndërmorr e gjitha këtu, në terrenin kodrinor përgjatë lumit Maas, i cili bën një kthesë te Verduni, nuk ka marrë fund deri sot. Thuajse të gjithë ekspertët ushtarakë dhe historianët janë të të njëjtit mendim, se edhe po ta kishin pushtuar gjermanët, Verduni nuk do të kishte qenë pikë fillestare e mirë për depërtime më të thella në drejtim të Parisit (250 km larg). Në fakt Erich von Falkenhayn nuk donte të shënonte as një kthesë, as synonte një betejë të gjerë. Ai donte me plotëkuptimin e fjalës t’u mbaronte francezëve të gjithë gjakun që kishin në damarë. “Përgjakje deri në të bardhë”, e quajti këtë gjenerali gjerman.
Një llogari cinike, sepse për francezët, Verduni ishte më shumë se një pikë strategjike ushtarake. Qyteti i Lorenës/Lotringenit “ishte simboli i kundërshtisë gjermano-franceze”, shprehet historiani Herfried Münkler. Këtu u nda në shekullin e 9-të Perandoria Karolingase, fillimisht në tri pjesë, përpara se të krijoheshin prej saj në fund të Mesjetës Perandoria Franke e Perëndimit dhe e Lindjes.
Masakër e madhe, por jo fitim terreni
Por Philippe Petain, mbrojtësi i Verdunit, e pati kuptuar planin e von Falkenhaynit. Synimit të gjermanëve, për t’i konsumuar plotësisht francezët në Verdun, gjenerali u vuri përballë një taktikë të zgjuar. Ai e lidhi me plotëkuptimin e fjalës gjithë kombin në betejën në Lindje të Francës. Më shumë se 70 përqind e ushtarëve francezë u dërguan me urdhër të paktën një herë për tetë deri dhjetë ditë në llogoret e Verdunit. Me këtë parim rotacioni, ai arriti një lëvizje shahu me pasoja: gati çdo familje në Francë ishte e pranishme në dhe pranë Verdunit.
Fuqia e zjarrit e kësaj lufte industriale të praktikuar këtu për herë të parë është e papërfytyrueshme edhe kur hedh vështrimin pas. Në më pak se 30 kilometra katrorë u shpërthyen më shumë se dhjetë milionë predha, me një peshë prej 1,35 milionë tonë, kanë përllogaritur ushtarakët. Zhurma e papërfytyrueshme i shurdhoi shumë ushtarë. Në vuajtjet e papërshkrueshme të ushtarëve bën pjesë edhe kundërmimi i keq që nuk mund të shprehet me fjalë. Për dekada të tëra gjithë zona ishte e helmuar nga lëndët luftarake të përdorura. Në një luftë që nuk i solli asnjërës nga të dy ushtritë në asnjë kohë më shumë se katër kilometra përfitim në terren.
Që prej korrikut 1916, pas dështimit të ofensivave të vogla gjermane, gjenerali von Falkenhayn dha urdhër për të kaluar në “defensivë të rreptë”. Prej kohësh trupat gjermane nevojiteshin në vende të tjera, para së gjithash në frontin e Somme-së. Në tetor francezët avancuan dhe pushtuan deri në dhjetor të gjitha zonat e humbura. Ky sukses në dukje i francezëve, në të vërtetë ishte një pat ushtarak, me çmimin e një katastrofe të pashembullt njerëzore dhe fillimi i një kulti të përkujtimit, që shtrihet deri sot.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar që qeveria të ndërhyjë...
Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi së ...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATOs që ...
Ditën e djeshme, grupi muzikor i pesë vajzave Fifth Harmony,...
Dekriminalizimi, megjithëse një ligj i ashpër dhe i papreced...
Partia Socialiste ka zgjedhur sot kryetarin e ri të degës së...
Ministri i Financave ka komentuar sot mesazhin e Fondit Mome...
FMN ripërsërit mesazhet për dhënien e PPP-ve vetëm pas një a...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Zëdhënëses s...
Partia Socialiste i ka kërkuar kryetarit të PD, Lulzim Bashë...
Prokuroria e Korçës kërkon dënimin total me 24.6 vjet burgim...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Dje në Durrës, dega e PD ka zhvilluar mbledhjen e saj të kry...
Edhe pse politika është një profesion që s’ka lidhje me botë...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir ...
Ajo mund te quhet ylli në shkelqim ne Partine Demokratike, L...
Policia e Peqinit ka arrestuar 3 persona pasi kanë kundërsht...
Drejtuesit e Bankers Petroleum me paga deri 1 milion dollarë...
Në seancën parlamentare të ditës te enjte, është dëgjuar që...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...