web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shullazi mohon akuzat/ Isha për drekë kur u kërcënuan Mynin Koni dhe Dhori Kule

22 Maj 2016, 09:58, Aktualitet CNA

Emiljano Shullazi mohon akuzat për kërcënimin e rektorëve. Ai ka deklaruar para prokurorëve të Krimeve të Rënda se ai më 14 prill kur ka ndodhur kërcënimi, ka qenë duke drekuar në shtëpinë e tij së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin e disa djem të tjerë të lagjes.

Në dëshminë e tij, Shullazi ka thënë se kanë qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij dhe ka treguar edhe lokalin ku sipas tij është porositur dreka.

Megjithatë, Por prokuroria thotë se dëshmitë e personave të tjerë që kanë qenë me të janë të pabesueshme, pasi 2 prej tyre janë të arrestuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa të tjerët janë miq të tyre. Madje sipas prokurorëve, edhe kërcënimin ndaj Konit e Kules ata e kanë bërë bashkë. Pavarësisht kësaj, Shullazi ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Lartë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur ndaj tij dhe dy bashkëpunëtorëve 6 akuza. / Citynews





Lajmet e fundit nga