Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nepermjet nje publikimi ne rrjetet sociale nga Avokati Altin Goxhaj, nje grup aktivistesh dhe avokate te tjere kerkojne nen ne kodin penal per mbrojtjen e femijeve si dhe ashpersimin e ligjit per ata qe denohen per krime ndaj femijeve.
Publikimi i Goxhajt eshte nje leter e hapur drejtuar deputeteve te Parlamentit Shqiptar, me poshte letra e plote:
KODI PENAL NUK KA ASNJË NEN PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE JETIMË!
INICIATIVË LIGJORE PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE JETIMË NËPËRMJET ASHPËRSIMIT TË DËNIMEVE PËR KRIMET NDAJ TYRE
Letër e hapur drejtuar deputetëve të Parlamentit Shqiptar!
Nga një grup avokatësh dhe qytetarësh aktivë
Të nderuar përfaqësues të popullit
Sot është 20 Maj, Dita Kombëtare e Jetimëve. Por sot është një ditë që i gjithë opinion publik është i lënduar dhe i revoltuar për përdhunimet, dhunimet, abuzimet e tmerrshme dhe mungesën e plotë të kujdesit të detyrueshëm ndaj të miturve jetimë në institucionet e kujdesit rezidencial apo ditor. Qëniet më të pambrojtura janë pre e abuzimeve të tmerrshme seksuale apo të dhunës fizike, të pambrojtur dhe në risk të plotë prej mungesën së mbikqyrjes së kujdestarisë sipas detyrimeve që përcakton ligji dhe morali.
Një shoqëri tregon së ç?është dhe nuk është bazuar te standardet dhe sjelljet ndaj të pambrojturve dhe në mënyrën më përcaktuese se si sillet me fëmijët jetimë.
Elementi më përbashkues i të gjithë besimeve që praktikohen në Shqipëri është inspirimi i shoqërisë për t?u kujdesur për fëmijët jetimë.
Shteti ka një bazë ligjore të gjerë dhe të shumanshme rregullatore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e të miturve jetimë dhe sidomos për ata që janë nën kujdestarinë e drejtpërdrejtë të shtetit.
Por shteti dhe ligjvënësit e tij kur hartuan ligjet dhe masat mbrojtëse për të miturit jetimë në mënyrë të pafalshme kanë harruar një detaj shumë të rëndësishëm:
NË KODIN PENAL NUK KA ASNJË NEN QË TË IDENTIFIKOJË RËNDIMIN E AUTORIT TË VEPRËS PENALE NDAJ TË MITURVE JETIMË! Fëmijët jetimë përcaktohen si çdo fëmijë tjetër por ne e dimë të gjithë që jetimët pa familje kujdestare janë teknikisht kategoria e viktimave më delikate, më vunerabël, më e pambrojtur dhe më pak e rehabilitueshme shpirtërisht në rast se i nënshtrohen vuajtjeve dhe abuzimeve nga autorët e veprave penale ndaj të miturve dhe sidomos kur autorët janë kujdestarët apo pjesë e sistemit të kujdestarisë.
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të qartë nuk thotë absolutisht asgjë për ta si kategori që përcakton rëndimin e penaliteteve ndaj autorit apo autorëve të veprës penale të kryer ndaj tyre. Sot më shumë se kurrë jemi të gjithë fajtorë për këtë neglizhencë me mosreagimin dhe mosveprimin tonë në kohë por në radhë të parë përgjegjësia bie mbi ligjvënësit e 25 vjetëveparlament pluralist të cilët e kanë pasur dhe e kanë për detyrë dhe përgjegjësi funksionale.
Ndaj dhe sot, ne, një grup avokatësh dhe qytetarësh aktivë, ju drejtohemi juve online, përfaqësuesve të popullit që të iniconi urgjentisht një iniciativë ligjore për rishikimin me procedurë të përshpejtuar të të gjithë përcaktimeve mbi rrethanat rënduese për dënimet ndaj autorëve të veprave penale apo kundravajtjeve penale ndaj të miturve jetimë (fëmijët nën kujdestarinë e institucioneve apo ata që nuk gëzojnë kujdesin e familjes). Po ashtu të konsiderohet rrethanë rënduese akoma dhe më e madhe kur autori apo autorët e veprave penale apo kundravajtjeve penale ndaj të miturve jetimë janë ata që i kanë nën kujdestari apo janë pjesë e sistemit të kujdestarisë.
Vetëm kështu do të mund të korigjojmë, sado vonë, këtë moskujdesje që kemi treguar për mos identifikimin e fëmijëve jetimë si kategori specifike e pambrojtur që meriton një kujdes dhe mbrojtje edhe më të madhe se të gjithë fëmijët e tjerë për hir të vet specifikës që ajo ka.
Këtë e keni bërë në Kodin Penal për gratë dhe komunitetin LGBT! Bëheni edhe për fëmijët jetimë se këta janë edhe më të pambrojtur nga të gjithë!
Për këtë arsye ne kërkojmë nga disa prej jush që të marrin përsipër këtë iniciativë ligjore në përputhje me proçedurat parlamentare dhe në ndihmë të kësaj iniciative ju kërkojmë që të na jepni mundësinë sa më shpejtë të një séance dëgjimore për ne dhe gjithë grupet e interesuara për këtë çështje që të ofrojmë propozimet dhe shpjegimet tona teknike juridike dhe sociologjike.
Do të ishte në nderin tuaj që në një situatë të tillë sensibiliteti publik mbi ngjarjet e tmerrshme që janë konstatuar dhe po konstatohen çdo ditë që kjo iniciativë të ndërmerret sa më shpejt.
Përtej shprehjes së solidaritetit me viktimat e mitura dhe dënimit të akteve të ndodhura kjo iniciativë do të ishte edhe një veprim real konkret i ligjvënësve për të korigjuar një gabim të së shkuarës, dhe për të parandaluar dhe reduktuar çdo abuzim dhe dhunim në të ardhmen ndaj të miturve jetimë.
Me respekt
Një grup avokatësh dhe qytetarësh aktivë
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sot...
Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e mësueses 57-vjeçare, ...
Panairi i Edukimit do të hapet sot në Prishtinë, nga organiz...
Ish-ministri i Kulturës në Kosovë, Astrit Haraqija ka thënë ...
Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO po shkon drejt...
Mbi tetë herë është rritur çmimi i preparatit “Fluconazole”,...
Në prill të këtij viti, një ekip shkencëtarësh të gjenetikës...
Ekipet e kërkimit në Mesdhe kanë identifikuar vendndodhjen e...
Edhe pse një sulm masiv me armë bërthamore ka shumë pak gjas...
Në emisionin e sotëm investigativ “STOP” është denoncuar ras...
Qytetarët kanë nisur firmosjen e një peticioni në internet d...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me kamionin e rrëzu...
Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga dhe moderat...
Një avion sportiv i dyshuar se përdoret për trafik droge ësh...
Një kamion me një ngarkesë e rreth 25 mijë litra alkool bull...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paditur Kryetarin ...
Si zakonisht, Shqipëria është e fundit në shumë gjëra dhe në...
Pesë edukatore përfunduan në burg, në pritje të vlerësimit t...
Plot 21 çështje do të trajtohen nga Këshilli Bashkiak pasdit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...