web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy shqiptarë arratisen nga burgu grek

17 Maj 2016, 14:23, Aktualitet CNA

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Selanikut ditën e sotmë. Mediat greke raportojnë se një shqiptar 33 vjeç dhe një tjetër 42, janë arratisur nga ambientet e paraburgimit ku sapo ishin transferuar. Ata kanë sharruar hekurat e qendrës së paraburgimit dhe kanë dalë nga dritarja.

Shqiptarët kanë përfunduar në burg për vepra të ndryshme penale. 42-vjeçari ka vrarë në vitin 2009, ngjarje e ndodhur pranë një pike karburanti në Selanik.

Ndërsa 33-vjeçari ka përfunduar në burg për trafik të drogës. Autoritetet greke kanë nisur gjuetinë për dy shqiptarët, megjithëse thonë se nuk mund të jenë shumë larg nga zona e Selanikut.

 





Lajmet e fundit nga