Rama: Drejtuesit e institucioneve nuk janë çmendur të përgjojnë në kundërshtim me ligjin
Luan Rama: Për zgjedhjet në Dibër do të vendosin forumet ash...
Se cilët janë shkodranët është një e vërtetë e njohur, prandaj nuk është nevoja që të zgjatem këtu. Në historinë shqiptare fjala ?Shkodër? është sinonim i fjalës ?qytetërim?. Por duhet të shpjegoj pak se cilët janë voltanët, si bashkësi. Voltanët janë ata të cilët sot, një vit pas zgjedhjes së kryetares së bashkisë së Shkodrës, të quajtur Voltana Ademi kanë mbetur si ndjekës të saj.
Voltana Ademi ka lindur në 30 shtator 1974 dhe është një nga dy personat e lindur në Shqipëri në kohën e diktaturës komuniste që mban emrin ?Voltana?. Tjetra është në Vlorë. Emri ?Voltana? e ka origjinën te miqësia e Enver Hoxhës me komunistin afrikan Thomas Sankara, nga ish-kolonia franceze e Voltës së Epërme, i njohur edhe si Che Guevara afrikan.
Pasi Volta e Epërme u bë shtet i pavarur, në 1960, atje nisi një lëvizje e armatosur komuniste, e kamufluar si luftë kundër imperializmit neo-kolonialist. Për këtë arsye Volta e Epërme, apo e Sipërme, fitoi të drejtën të paraqitet në programin e famshëm të televizionit shtetëror komunist shqiptar, të quajtur ?Vende dhe popuj?, që ka mbetur ende si term në kulturën popullore shqiptare.
Unë mbaj mend se në vitin 1974, kur kam qenë në klasën e dytë të shkollës fillore kam parë një emision ?Vende dhe popuj?, për Voltën e Sipërme. Atje u shfaqën edhe vajzat revolucionare të Voltës së Sipërme, të quajtura Voltana. Për shkak të dashurisë së supozuar të popullit të Voltës së Sipërme për shokun Enver Hoxha, dy familje në Shqipëri, një në Vlorë dhe një në Shkodër, i quajtën vajzat që iu lindën, me emrin ?Voltana?. Kështu mund të thuhet se Voltana Ademi simbolizon kulmin e tjetërsimit të njeriut shkodran në kohën e diktaturës komuniste, të atij tipi njeriu i cili i bëri qëndresën më të madhe tjetërsimit të imponuar nga diktatura komuniste në Shqipëri.
Duhet thënë se, nëntë vite pas këtij emisioni, në 1983, revolucioni komunist i nisur nga Thomas Sankara pati sukses, ai mori pushtetin dhe ia ndryshoi emrin vendit nga Volta e Sipërme në Burkina Faso. Enver Hoxha e përshëndeti këtë zgjerim të revolucionit komunist ?botëror? në Afrikë. Kur vdiq Enver Hoxha, në 1985, diktatori i Burkina Fasos , Thomas Sankura, shpalli pesë ditë zi shtetërore. Në 1987, Sankura theu qafën duke u vrarë në një grusht shteti të organizuar nga shoku i tij i ngushtë, Blaise Compaore.
Nuk është ironi e vogël që PD ia ka paraqitur Shkodrës antikomuniste këtë Voltanën, si të denjë për të qenë përfaqësuese e saj në Kuvend si deputete, dhe kryetare e Bashkisë së zgjeruar. Voltana, nga vetë emri i saj, premtonte ta burkinafasizonte Shkodrën. Dhe këtë gjë Voltana ka nisur ta bëjë me sukses që një vit pasi është në krye të bashkisë së zgjeruar të Shkodrës.
Sot, një vit pas Voltana është zgjedhur kryetare e Bashkisë së zgjeruar të Shkodrës, nga tërësia e zgjedhësve të saj, ka mbetur vetëm një pakicë mbështetësish të saj, të cilët mund të quhen voltanë, dhe që besojnë, ose më saktë shtiren sikur besojnë te Voltana, për shkak se interesat e tyre personale janë të lidhur me pushtetin e saj. Voltanët janë një specie politike kohës, barbarë bashkëkohorë.
Është një gjë e njohur që barbarët tronditen shumë nga satira dhe kanë prirje ta pohojnë të vërtetën që qëndron pas saj. Kështu ka ndodhur që në Antikitet. Në satirën time ?Shukria e PD-së?, nuk kishte asnjë emër real personi ose vendi. Nuk përmendej pra as emri i bashkisë ku ishte ?Shukria?. Ishte një satirë. E megjithatë është domethënëse që Voltanët, pra mbështetësit e Voltanës, zbuluan këtë të fundit pas Fontanës, emrin e një drejtori të saj pas Mark Pjeshkës, djalin e këtij drejtori pas shoferit të Voltanës.
Unë u ndodha bafasisht në situatën që do ta lakmonte çdo autor satire, pra që lexuesit të gjejnë emra realë pas personazheve të satirës. Kështu, pas publikimit të satirës time, u bë një referendum i çuditshëm, ku voltanët, duke më sharë mua në të gjitha mënyrat, në rrjetet sociale, në kafe, gjithandej, votuan praktikisht që Fontana e satirës sime është Voltana.
Argumentet e tyre qenë shpesh të denja për t? u bërë pjesë e satirës. Voltanët, domethënë barbarët, duke dashur të më thonë me naivitetin e barbarit se satira ime për Fontanën është për Voltanën, më thanë se unë kam shkruar nw satirën time që Fontana nuk ka paraqitur një CV në faqen zyrtare online të Bashkisë, dhe se gjithashtu unë kam shkruar që Mark Pjeshka nuk ka paraqitur një CV në faqen zyrtare të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, dhe në të vërtetë as Voltana dhe as drejtori i saj më i rëndësishëm nuk i kanë paraqitur biografitë e tyre në faqet zyrtare përkatëse.
Këta dy fakte që nuk i dija më habitën shumë. Satira përputhej me realitetin! Kur i pyet voltanët barbarë se përse Voltana dhe Marku, ende dhe sot pas një viti në detyrë, nuk i kanë paraqitur biografitë në faqet përkatëse zyrtare, ndonëse gjithkujt që paraqitet në zyrën e tyre për të kërkuar punë, i kërkojnë një CV, ata e marrin pyetjen si provokim dhe fyerje. Sepse e tillë është logjika e barbarëve.
Shkodra, e cila tallej në vitin 1983, me humorin e saj të njohur antikomunist, kur Enver Hoxha ia paraqiste Shqipërisë Voltën e Sipërme të shndërruar më pas në Burkina Faso, si një shtet mik revolucionar, nuk e meriton që dikush në PD të tallet me të në shekullin XXI duke ia vënë Voltanën, këtë bijë të Burkina Fasos, si qytetare të parë. Gjithsesi kjo tallje ka një kosto.
Qëndrimi ndaj Voltanës nuk është qendrim pro apo kundër PD-së, në kuptimin që nëse je me Voltanën je me PD-në, nëse je kundër Voltanës, je kundër PD-së. Sot, dy vite pasi Voltana është në pushtet, qëndrimi pro ose kundër saj, ka të bëjë me atë nëse je shkodran ose barbar, në kuptimin që shkodran domethënë i qytetëruar dhe voltan domethënë barbar.
Nëse Voltana Ademi do të kishte qenë një person me dinjitet minimal, ajo që në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit politik në vend, do të kishte ndryshuar emrin e saj absurd ideologjik.
Luan Rama: Për zgjedhjet në Dibër do të vendosin forumet ash...
Fill pas reagimit të disa prej spektatorëve ka reaguar ashp...
Autoritetet në Prishtinë pranojnë se organet kosovare të dre...
Gjate takimit të Gjiknurit në Peshkopi para disa ditësh, Hys...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit”, Yll...
Gazetari Flamur Vezaj ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e...
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një dhuratë me rastin e d...
Dy shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italian...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e tre qy...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pranuar ekzistencën e ...
Nga Jonida Hitoveizi Pas pamjeve të skandalit të kryebashkia...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se deputet...
Kryetari i Partisë LZHK, Dashamir Shehi, është shprehur kund...
Mediat greke njoftuan sot se autoritetet e këtij vendi prite...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një...
Nga Klodian TomorriKush eshte kompania italiane qe ka furniz...
Një 20-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në malin e ...
Rasti i shqiptares Besjana Kosturi e përdhunuar disa ditë më...
Deputeti Eduart Ndocaj ka vizituar ditën e sotme Muzeun dhe ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...