web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Peshkopi zhvillohen në qershor

15 Maj 2016, 11:52, Aktualitet CNA

Zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës mund të zhvillohen sipas të gjitha afateve ligjore në fund të muajit qershor, datë të cilën pritet ta dekretojë Presidenti i Republikës.

Në rastin e ndërprerjes të mandatit të kryebashkiakut, Presidenti duhet të shpallë zgjedhjet 48 orë pas përfundimit të afatit të ankimimit, i cili është 15 ditë dhe fillon në momentin e zbardhjes së vendimit të qeverisë.

Shukri Xhelili, kryetar i Bashkisë Peshkopi, u shkarkua të premten 13 maj me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pra në rast se bëjmë një llogari të thjeshtë, rreth datës 27 maj, Presidenti do të ketë 48 orë kohë të shpallë datën e zgjedhjeve.

Në rast se do ti japim një afat maksimal, fundi i qershorit mund të jetë edhe data kur do të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Bashkisë së Dibrës.

Shukri Xhelili u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një vajze 20-vjeçare në këmbim të një vendi pune./citynews





Lajmet e fundit nga