web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rusi/ Dy policë dhe katër militantë të vrarë në Dagestan

15 Maj 2016, 12:46, Kosova & Bota CNA

Policia thotë se dy policë dhe katër militantë janë vrarë gjatë përleshjeve të djeshme në Dagestan të Rusisë.

Zëdhënësja e policisë, Fatina Ubaidatova, tha se përleshjet filluan kur forcat e policisë u ndeshën me militantët e armatosur, ndërsa ishin në kërkim në një banesë në qytetin Derbent.

Kjo zëdhënëse tha se militantët kishin hedhur granatë ndaj policisë dhe e kishin rrëmbyer një polic të plagosur.

Pastaj, policia ka depërtuar me dhunë në banesë, pasi kishte marrë informacion se oficeri i plagosur kishte vdekur.

Agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të zbatimit të ligjit, raportoi se së paku katër militantë janë vrarë në banesë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Dagestani është bërë qendër kryesore e dhunës së militantëve, që synojnë krijimin e shtetit isalmik në Kaukazin Verior./ Citynews





20:06 Kosova & Bota

Kujdes Donald Trump!

Donald Trump është sigurisht kandidati më i pazakontë për pr...

Lajmet e fundit nga