Gjigandi amerikan i ilaçeve kundër injeksioneve për dënimet me vdekje
Kompania gjigande amerikane e ilaçeve, “Pfizer”, ka njoftuar...
Në Berlin takohen liderët evropianë për të folur për Evropën. Gjendja është e zymtë, sidomos për shkak të Britanisë së Madhe.
Ata kalojnë të gjithë si në paradë në skenë. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker lëshon majtas-djathtas fjalë të ëmbëla. Gazetarët provonjnë edhe një tjetër të marrin vesh nga kancelarja gjermane Angela Merkel ndonjë vizion, gjë që ajo e shmang si zakonisht ca fjali pragmatike për detyrat dhe sfidat.
Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ul kokën i shqetësuar seriozisht në lidhje me “krizën” që po zien aktualisht në Evropë. Dhe Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Evropian nuk është vërtet i pranishëm personalisht në takim, por të paktën me një video- mesazh. Radioja gjermane WDR ka ftuar në një debat për Evropën. Është si të thuash një takim politik i familjes evropiane.
Një pulovër i vjetër që po shqepet
Brenda familjes punët nuk duken mirë – në këtë pikë pleqtë e familjes janë të një mendimi. “Nëse do ta kemi edhe pas një viti Bashkimin Evropian që njohim sot, kemi arritur shumë”, paralajmëron Ministri i Jashtëm gjerman. Kriza ekonomike, “matja globale e forcave ” në vendet e trazuara si në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, e “shpërbërja e perceptuar e kufijve” për shkak të globalizimit, shkaktojnë tek popujt e Evropës “frikën e humbjes së kontrollit”. Populizmi i djathtë që bren përfytyrimet që ka Evropa për veten, është një “tregues i këtyre frikërave.
”
Jean-Claude Juncker e krahason strukturën politike të BE-së me “pulovër të vjetër” që është në rrezik të shqepet nëse i tërheq një fije. Ndjenja themelore dramatike lidhet sidomos me referendumin që pritet të zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Votimi i britanikëve në qershor për çështjen nëse dëshirojnë të mbeten pjesë e BE-së, ka ngjallur frikën, se ky mund të jetë fija e parë. “Nëse ka një rajon që është i përgatitur për globalizimin, atëherë më tepër se të tjerët Evropa”, thekson Steinmeier. “Shpresoj se britanikët e shohin këtë gjë po kështu”. Në rast të daljes nga BE-ja, ai paralajmëroi për një ripërtëritje të konfliktit në Irlandën e Veriut.
Jean-Claude Juncker beson se britanikët nuk janë në gjendje të vlerësojnë pasojat e një daljeje nga BE-ja. “Ideja se edhe pas një rezultati negativ çdo gjë do të vazhdojë si deri tani është e gabuar”, theksoi ai. “Kushdo që largohet nga tryeza, nuk mund të hajë më në këtë tryezë.” Ambasadori britanik në Gjermani Sebastian Wood, bën sërish reklamë për kompromisin që qeveria britanike ka negociuar me BE-në – sidomos për të drejtën e veçantë për të mos marrë pjesë në “një bashkim gjithnjë e më të ngushtë Nga këndvështrimi ynë, një union më fleksibël është edhe një union më i fortë.”
Më shumë punë për të rinjtë evropianë
“Evropa do të jetë gjithmonë një krijesë e larmishme”, thekson edhe Angela Merkel. “Identitetet kombëtare nuk duhet të hidhen poshtë.” Pranimi i Evropës do të arrihet vetëm nëse ia dalim mbanë që ajo të jetë ekonomikisht e suksesshme. “Nëse ne nuk jemi në gjendje t’u tregojmë të rinjve se edhe ju mund të siguroni nga kjo Evropë më shumë punë, atëherë do të kemi vështirësi.”
Edhe ajo lë të kuptohet se nuk e konsideron kontinentin e vjetër në formën e tij më të mirë. Pyetjes se pse ajo nuk flet për vizionin e saj, por për çështje praktike, ajo i përgjigjet në mënyrë lakonike: “Mua do të më pëlqente, në qoftë se kjo nuk konsiderohet si një vizion.”
Kompania gjigande amerikane e ilaçeve, “Pfizer”, ka njoftuar...
Disa ekspertë të njohur evropianë në fushën e financave, i p...
Prania e shtuar ushtarake e Rusisë ishte në fokus të takimit...
Pasi kryeministri Millo Gjukanoviç filloi fjalimin e tij, ...
Menjëherë pas pranimit të Kosovës në FIFA mediat zvicerane k...
Sot shënohen 17 vjet nga masakra e Qyshkut, e cila ka ndodhu...
Republika Çeke sot shënon 700-vjetorin e lindjes së Mbretit ...
Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, kreu...
Ndërsa mediat serbe e kanë cilësuar pranimin e Kosovës në FI...
Në një postim në Facebook, sulmuesi i kombëtares shqiptare k...
Grupi militant islamik Hezbollah thotë se komandanti i tij i...
Ndërkohë që udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Londër për...
I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johannes Hai...
Zëdhënësi i Kryeminsitrit të Belgjikës, Charles Michel, ka k...
Donald Trump është sigurisht kandidati më i pazakontë për pr...
Ajo ka theksuar se nuk është kështu pse ajo e pohon këtë, po...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharov...
Një të riu, i cili ndodhej në Sallën ku po mbahet Eurovizion...
Pas deklaratave të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-...
Ambasada amerikane në Shkup ka reaguar në lidhje me zgjedhje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...