Paketa e bujqësisë apo e qeverisë
Lehtësitë e parashtruara për bujqësinë janë një tërheqje mbr...
Intervistë e ish-Kryetares së Kuvendit 2005-2013, Jozefina Topalli, deputete e Partisë Demokratike, dhënë gazetës ?Illyria? të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara
Tregon se përse Shqipëria është siç thotë ?në gjendje alarmante, dramatike?, se përse opozita është e pafuqishme, përse diaspora e tërë dhe shqiptaro-amerikanët nuk mund të zgjedhin deputetët e tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe se përse bashkimi me Kosovën është larg.
E sheh të keqe gjendjen në vend për qeverisjen, Kuvendin, me kritika punën e opozitës ku bën pjesë, por me rëndësi rolin e ambasadorëve për Shqipërinë.
Kjo është çka thotë Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë 2005-2013 në intervistën me gazetën ?Illyria? të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
Deputete e Partisë Demokratike opozitare, Topalli vëren me keqardhje se ekonomia e Shqipërisë ka rënë, se po ikin investitorëët, se po mbyllen vend të punës dhe se qytetarët braktisin masivisht vendin.
Në pjesën e parë të intervistës, thotë se mungesa e së ardhmes dhe shpresës nxiti ikjen e 100 mijë shqiptarëve dhe aplikimin e më shumë se 200 mijë të tjerëve për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
?Kjo thërret me të madhe se ata nuk mendojnë se ardhmja e tyre, e fëmijëve të tyre, mund të ndërtohet në vendin e tyre?-thotë ajo.
E brengosur deputetja Topalli, për Shqipërinë me mungesë sigurie dhe Kuvendin siç thotë ?si kurrë më parë në histori me ish-policisë, ish-gardianë burgjesh dhe persona që kanë pranuar se kanë qenë të përfshirë si të dyshuar në veprimtari kriminale, prostitucion, drogë apo vrasje?.
?Ka qenë një situatë e paimagjinueshme, ? vijon deputetja Topalli, ? nëse flisje 20 vjet më parë që në Kuvendin e Shqipërisë të ulen njerëz që pranojnë me gojën e tyre që janë vrasës, bosë të trafikut të qenieve e njerëzore apo njerëz që në mandatin e deputetit marrin armë dhe qëllojnë në komisariatin e policisë. Është tragjike kjo?!
Reforma në drejtësi është kyçe për partnerët ndërkombëtarë që Shqipëria të ecë me eurointegrimin, por veçanërisht për të shkundur sistemin dhe shoqërinë.
Raportimet se ajo nuk është pajtuar me rolin e ambasadorëve, deputetja i quan të pasakta, por sepse siç thotë ?ashtu i kanë servirur? e jo se janë qëndrime të saj:
?Kjo situatë që me sa shoh unë, në gazeta është pasqyruar në mënyrë jorealiste ose si mund t?i pëlqente apo interesonte dikujt brenda forcave politike.
Nuk kam qenë kurrë kundër reformës dhe ndoshta as opozita nuk ka ditur të shpjegojë se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe.
Është për shkak të qëndrimit të opozitës që kemi arritur në një draft opinion të Komisionit të Venecias, që paraqet parimet bazë ku duhet të mbështetet ndryshimi.
Nuk është thjesht reforma në drejtësi. Kjo është reformë kushtetuese, sepse me ndryshimet që do të bëhen, preken artikuj të tërë të Kushtetutës.
Ndaj njerëzit e angazhuar duhet të ketë njohuri që të ruajnë parimin e barazisë. Po ashtu edhe sepse ndryshon arkitektura e institucioneve, duhet që këto parime t?i shtrijnë në draftet që do të paraqesin.
Sistemi i drejtësisë është një një moment që ka nevojë për ndryshim imediat.
Por, kjo nuk mund të më çojë që të pranoj draftin e përgatitur nga qeveria, sepse siç e vërtetoi koha, u rrëzua nga Komisioni i Venecias.
Ambasadorët jashtëzakonisht që kanë qëllimin e mirë për të ndryshuar për mirë gjërat. E vetmja vërejtje që unë kam bërë në grupin parlamentar, e kam thënë në Kuvend dhe do ta them, është pyetja se si ka mundësi që në 25 vjet nuk ka ndodhur asnjëherë që ambasadorë të huaj të kërkojnë të vijnë në mbledhje grupi?!
As në 125 vjet, as në 100 vjet nuk e kanë bërë! Por, është e pazakontë për shkak të një situate alarmante, dramatike ku ndodhet vendi?.
Mirëpo ndonëse me arsyetimin se të zëvendësosh Sali Berishën në krye të PD-së, është shumë e vështirë, me kritikë e vëren drejtimin e opozitës nga kryetari i ri Lulzim Basha.
Ajo pranon se pas dy mandateve në pushtet, ishte ?fare normale? kthimi në opozitë, sepse ?vendi kishte nevojë për qeveri të re?.
Por, për zonjën Topalli ?gjërat janë rrokullisur në mënyrë të frikshme? dhe ?njerëzit janë zhgënjyer nga pritshmëria që kishin dhe realiteti ku janë?.
?Opozita ka pasur të gjitha shanset për ta kapitalizuar këtë pakënaqësi dhe për t?i dalë zot interesit të qytetarëve dhe interesit publik. Opozita, kryesisht zoti Berisha dhe disa deputetë bënë një betejë të rëndësishme për procesin e dekriminalizimit?-thekson ajo.
Në pjesën e dytë të intervistës me gazetën ?Illyria?, Jozefina Topalli tregon se çka mendon për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe rolin e Shqipërisë në NATO
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thotë se është shumë e vështirë për të mundësuar zgjedhjen e deputetëve nga diaspora shqiptare dhe përcakton si problem politik më shumë se sa teknik.
Zonja Topalli zgjedh të përmbledhë me fjalën ?admiroj? tërë përpjekjet dhe punën e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ajo vëren ndërkaq se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është në asnjë program apo lëvizje për të marrë mbështetje, të partive në Shqipëri apo në Kosovë.
?Ne bëmë lobim të jashtëzakonshëm për njohjen e Kosovës dhe ia arritëm?-thotë deputetja Topalli.
Por, ish-kryekuvendarja pranon se ?ka qenë zhgënjim mosanëtarësimi në UNESCO i Kosovës?:
?Unë nuk kam folur, por jam e zhgënjyer sepse për fajin tonë, të Shqipërisë, humbën votat edhe të shteteve që njohën Kosovën e pavarur?.
Deputetja e sotme e Partisë Demokratike, flet gjithashtu për rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s duke vlerësuar sidomos mbledhjen e parë të Asamblesë Parlamentare në Tiranë në fund të muajit maj.
?Shqipëria në NATO ka treguar luajalitet si në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit, por edhe se duhet të mbërrijë në nivelin 2 për qind të fondeve për ushtrinë nga Prodhimi i Brendshëm Bruto?./illyriapress
Lehtësitë e parashtruara për bujqësinë janë një tërheqje mbr...
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap...
Opozita shqiptare po rrezikon të bëhet qesharake, jo për fak...
Më poshtë do të shikoni aktorin Nicolas Cage, në të gjitha k...
Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Korçës, ndërsa d...
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ministri...
Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Tetovë, pasi kanë ...
“Edhe Tirana do ketë një Fan Zone si çdo kryeqytet Europian ...
Bashkia e Sarandës, përfaqësuar nga ish-kryetari i saj Stefa...
Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryetari i Kuvendit z. I...
Nga: ARIAN GALDINI“Shugurimi është përkushtimi solemn ndaj n...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nëpërmjet një status...
Nëpërmjet një noftimi për mediat, Policia e Tiranës bën të d...
Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”...
Prefektja e qarkut të Dibrës, Donika Hysenaj, mund të jetë k...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar përmes një p...
Zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës mund të zhvillohen sipas të g...
Mungesa e banjove publike në kryeqytet mbetet një problem se...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir ...
Telefonat celularë nuk e verifikojnë sinjalin që vjen nga nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...