Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi disa aktivitete me disa institute ?think-tank? prestigjioze si Qendra Woodrow Wilson, Qendra Truman për Çështjet e Sigurisë dhe me Fondacionin Heritage.
Gjatë këtyre aktiviteteve, Kryetari i Kuvendit Meta e njohu auditorin me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, me efektet rajonale të krizës së refugjatëve dhe përgatitjet e Shqipërisë për një fluks eventual, si dhe diskutoi mbi axhendën politike në Shqipëri, me theks të veçantë tek reforma në drejtësi, si kyçe për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Më tej z. Meta vuri theksin tek rëndësia që reforma në drejtësi ka për rritjen e sigurisë dhe besimit të investitorëve të huaj, duke krijuar kushtet për një klimë më të qëndrueshme investimesh në Shqipëri.
?Për momentin ne jemi të i fokusuar në reformën në drejtësi, pra edhe Parlamenti ashtu si edhe unë vetë jemi të fokusuar në këtë proces. Njëkohësisht, edhe fokusi i SHBA-ve dhe Bashkimit Europian është përqendruar në miratimin e kësaj reforme, që është e një rëndësie madhore. Së pari për të rritur standardet e sundimit të ligjit në vend dhe në drejtim të forcimit të ligjit. Për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për të përmirësuar akoma më tepër klimën për investitorët, – tha z. Meta. – Së dyti, ne synojmë hapjen e negociatave për t?u anëtarësuar ne Bashkimin Europian dhe reforma në drejtësi është një kusht i qartë për këtë hap. Jam sigurt se nga vjeshta ne do të kemi një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që do të jetë një rrugë e gjatë gjithsesi. Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor. Dhe ne e filluam nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vlerësimit, që do të pastrojë sistemin?, – u shpreh z. Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit në Qendrën Woodrow Wilson.
Kryetari i Kuvendit Meta, rikonfirmoi rëndësinë e madhe që SHBA kanë në të gjitha proceset e mësipërme, dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht ndërsa elementë të radikalizuar mundohen të infiltrohen duke cenuar paqen dhe sigurinë në rajon.
?Është shumë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të mbajmë vëmendjen e duhur te Shqipëria dhe në rajonin tonë. Sepse pavarësisht sfidave të mëdha që kemi lënë pas falë edhe kontributit të madh të SHBA-ve që pas rënies së Murit të Berlinit e deri më sot, sërish shohim që kemi sfida po aq të mëdha përpara, – vijoi z. Meta. – Dhe në këtë aspekt, e vetmja mënyrë për t?u përballur më mirë me këtë sfida është që të punojmë së bashku me SHAB-të, me NATO-n, me BE-në dhe partnerët e tjerë me të cilën ndajmë të njëjtat vlera. Është thelbësore për të gjithë ne që të punojmë së bashku; Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia apo edhe vendet e tjera të rajonit sepse falë globalizimit dhe teknologjive të reja, bota sot është më e vogël nga ç?ka qenë dhe rajoni jonë është akoma dhe me i vogël. Kështu që tani është thelbësore që ta bëjmë më të rëndësishëm dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Konkurrenca nuk bëhet më mes fqinjëve, por mes rajoneve dhe ne kemi nevojë të përmirësojmë imazhin e rajonit tonë, që sigurisht është një vend shumë më i sigurt se 20 vjet më parë, por ne duhet ta bëjmë më tërheqës, më të besueshëm për partnerët ndërkombëtarë, për kompanitë ndërkombëtare, kompanitë amerikane, gjermane, etj. Ne e dimë që çdo gjë nis me stabilitetin, me sundimin e ligjit, me tregtinë e lirë, me heqjen e barrierave dhe në këtë drejtim është shumë e rëndësishme që të punojmë më shumë dhe të jemi më produktivë?, – shtoi Kryetari i Kuvendit.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, tha se Shqipëria përfaqëson një ekonomi që ka potenciale të mëdha zhvillimi dhe e vuri theksin te sektorët ku duhet fokusuar dhe që përfaqësojnë mundësi më të mëdha zhvillimi në të ardhmen.
?Shqipëria përfaqëson një ekonomi e cila po rritet dhe e cila ka potenciale të mëdha që nuk janë shfrytëzuar akoma. Kështu që ne jemi akoma në fillim të shfrytëzimit të këtyre potencialeve. Mendojmë se për të ardhmen ne mund të bëjmë më shumë në zhvillimin turizmit se sa është bërë deri më tani, sepse ne kemi potenciale në këtë drejtim. Gjithashtu, në të njëjtën kohë mund të rrisim zhvillimin më shumë se sa deri më tani. Ne mund të bëjmë më mirë për thithjen e investitorëve dhe për lidhjet tregtare midis lindjes dhe perëndimit. Ne nuk e kemi shfrytëzuar ende këtë potencial. Por edhe bujqësia është një sektor mjaft i rëndësishëm në të ardhmen për zhvillimin vendit, dhe sigurisht energjia dhe burimet natyrore, sepse Shqipëria është e pasur në burime natyrore, dhe sigurisht që ne synojmë të bëjmë më shumë për teknologjitë inovative. Pra, ne duhet të kemi më shumë njerëz të kualifikuar dhe ne duhet të fokusohemi më shumë në këtë?, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit me auditorin./ Citynews
Nga: ARIAN GALDINI“Shugurimi është përkushtimi solemn ndaj n...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nëpërmjet një status...
Nëpërmjet një noftimi për mediat, Policia e Tiranës bën të d...
Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”...
Prefektja e qarkut të Dibrës, Donika Hysenaj, mund të jetë k...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar përmes një p...
Zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës mund të zhvillohen sipas të g...
Mungesa e banjove publike në kryeqytet mbetet një problem se...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir ...
Telefonat celularë nuk e verifikojnë sinjalin që vjen nga nj...
Shtetasja A.A, 20 vjeç, filmoi kryebashkiakuun e Peshkopisë,...
Mediat iraniane bëjnë me dije se një nga autorët e sulmit vd...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se është e zhytur në ...
Organizata “Mjaft” e drejtuar në fillimet e saj nga Erion Ve...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir ...
Në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë v...
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 9841 rrënjë ...
Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para zyrave të Punës në T...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është kapur sërisht duk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...