Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Luftën për pushtet kundër kryeministrit Davutoglu e ka fituar Presidenti turk Erdogan. Por kjo tregon edhe se rezistenca kundër pretendimit për pushtet të Presidentit po shtohet, edhe në partinë në pushtet, AKP.
Është për të patur frikë, me ç’vetëmohim të paepur përpiqet Recep Tayyip Erdogan të zbatojë pretendimin e tij për pushtet. Me çfarëdo çmimi kërkon ai një ndryshim të kushtetutës, që e bën atë sundimtar të pakufizuar të vendit të tij. Në dy z gjedhje parlamentare njëra pas tjetrës zgjedhësit turq nuk kanë pranuar ta ndjekin. Dy herë i kanë munguar AKP-së shumë qartë votat e nevojshme për një shumicë parlamentare për ndryshimin e kushtetutës.
Por ai që vazhdimisht u kujton të tjerëve se është Presidenti i parë i zgjedhur nga populli i vendit të tij, nuk ka dëshirë ta pranojë këtë mesazh. Ai e bëri Ahmet Davutoglunë pasardhës të tij si kryeministër. Ai pa tek ai një zbatues të dëshiruar të vullnetit të tij. Por me sa duket kjo nuk funksionoi. Megjithë besnikërinë ndaj Erdoganit, Ahmet Davutoglu qëndroi edhe më tej tepër autonom.
Prej muajsh kritika ndaj Erdoganit
Ka muaj që zien situata brenda AKP-së. Figura të njohura të partisë, që nga Abdullah Gül deri te Bülent Arinc kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për përpjekjen e pafshehur për pushtet të Presidentit Erdogan. Po pa dobi. Përkundrazi: Erdogani, i cili në bazë të kushtetutës në fuqi duhet të mbajë qendrim neutral, e ka shtuar kontrollin mbi AKP.
Para pak ditësh, organi drejtues i AKP-së i hoqi Davutoglusë të drejtën që të emërojë kryetarët rajonalë të AKP-së. Në internet është shfaqur një blog që mban titullin “letra e pelikanit”. Në këtë blog, kryeministrin Davotoglu e bëjnë me plotëkuptimin e fjalës fërtele. Komentatorët turq supozojnë se pas kësaj fushate turpërimi qëndron pallati presidencial.
Marrëdhëniet midis Erdoganit dhe Davuglusë janë ndërprerë. Shumë proevropian ka qenë kryeministri, shumë pak e ka mbrojtur ai presidentin nga komplotistë dhe armiq, janë disa nga kritikat. Këto argumenta kundër profesorit të universitetit në postin e kryeministrit tingëllojnë sikur thuhen në shekullin e 19-të.
Kush do të jetë pasardhësi i Davutoglusë? Ndoshta ministri i Transportit Binali Yildirim. Ndoshta ministri i Energjisë, Berat Albayrak. Ai është kunati i Erdoganit. Erdogani do të kujdeset që pasardhësi i Davutoglusë të jetë më shumë sipas shijes së tij.
Prej kohësh duhet të vihen shumë pikëpyetje për ndarjen e pushteteve sipas kushtetutës, për shkak të përqendrimit të pushtetit në duart e Erdoganit. Këtë e bën jo vetëm opozita në Turqi. Edhe Parlamenti i BE dhe Komisioni i BE e kanë bërë këtë qartë në raportet e tyre të fundit. Sa më shumë të përqendrohet pushteti politik në Turqi te Presidenti Erdogan, aq më shumë do të shtohet shqetësimi për demokracinë dhe stabilitetin e kandidatit të BE./DW
Në epokën e bombës bërthamore, vendet më të mëdha të globit ...
Armëpushimi në qytetin e Alepos, në Siri, është zgjatur me t...
Kujtime të origjinës: Bergoglio paraqitet “si një bir që rig...
740 delegatë të Konventës së jashtëzakonshme të Partisë Demo...
24-vjeçarja Haseba Nauzad jetonte me bashkëshortin në Turqi ...
Gjermania ofron ndihmë në zgjidhjen e krizës maqedonase me e...
Megjithëse Donald Trumpi pritet të jetë kandidat zyrtar i Pa...
Nga Fareed ZakariaNë thelb të joshjes prej Donald Trumpit që...
Në Ankara po fryn me gjasa era e zgjedhjeve të reja parlamen...
Prestigjiozja “The Times” publikoi së fundmi listën e Univer...
Një grup konservator kërkimesh ekonomike në Uashington arrin...
Mbi një milion migrantë kanë ardhur vitin e kaluar në BE. Pë...
Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshi...
Londra mund të ketë një kryetar bashkie mysliman. Duket se 4...
Kërcënimi nga xhihadi ndërkombëtar është rritur ndjeshëm, 5 ...
BE e lidhi marrëveshjen e refugjatëve me Turqinë për të hequ...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme, Frede...
Komisioni Evropian ka zbuluar detajet e asaj që analistët th...
Shtetasit turq së shpejti mund të përfitojnë nga udhëtimet p...
Komisioni Evropian sot ka propozuar në Këshillin e bashkimit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...