Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Mbi një milion migrantë kanë ardhur vitin e kaluar në BE. Për t’i lehtësuar shtete si Greqia dhe Italia, Komisioni i BE ka propozuar një sistem të ri azili. Ai që nuk pranon refugjatë, duhet të paguajë.
Komisioni i BE kërkon ta reformojë sistemin e azilit dhe të mbështetet më fort për këtë tek solidariteti. Vende anëtare me një kufi të jashtëm, ku kërkojnë mbrojtje shumë njerëz, do të lehtësohen më fort. Vendet që i bëjnë bisht rishpërndarjes së njerëzve, duhet të hapin portofolin. Këtë e parashikojnë propozimet për një reformë të të ashtuquajturave rregulla të Dublinit të Komisionit Evropian.
Rregulli bazë i Dublinit nuk do të ndryshojë. Sistemi i deritashëm parashikon që refugjatët ta paraqesin lutjen për mbrojtje në atë shtet anëtar, në të cilin ata hyjnë për herë të parë në BE. Vende me një kufi të jashtëm të BE si Italia ose Greqia me këtë i ekspozohen një barre veçanërisht të rëndë. Në krizën e refugjatëve këto shtete u ankuan për mungesën e solidaritetit të shumë shteteve të tjera anëtare. Komisioni i BE vërtet dëshiron që ta ruajë parimin e Dublinit, por propozon tani një “mekanizëm-korrektese”.
Vendos numri i popullsisë dhe fuqia ekonomike
Ky mekanizëm do të hyjë në funksioni, kur një shtet përballet në një periudhë të shkurtër kohe me një numër të madh migrantësh që vijnë dhe kur nuk mund ta përballojë më vetë ngarkesën. Se kur quhet i arritur ky kufi i ngarkesës, kjo do të orientohet 50 përqind në bazë të numrit të popullatës dhe 50 përqind në bazë të fuqisë ekonomike të vendit. Kur vlera orientuese për një vend kapërcehet në më shumë se gjysmën e saj në një periudhë dymbëdhjetë mujorshe, atëherë azilkërkuesit e rinj në të ardhmen do të përcillen në shtete të tjera evropiane. Në këtë rast, refugjatët do të shpërndahen për aq kohë në shtete të tjera të BE – sërish të shpërndarë duke u bazuar në numrin e popullsisë së shtetit dhe në fuqinë e tij ekonomike – derisa vendi anëtar i prekur të lehtësohet.
Do të mbahet parasysh edhe se sa refugjatë ka pranuar deri në atë kohë një shtet i BE direkt nga një shtet i tretë – për shembull sirianë nga Turqia. Me këtë, Komisioni i BE dëshiron t’i inkurajojë shtetet anëtare që të krijojnë më shumë mundësi për një hyrje legale të personave në nevojë në BE.
250.000 Euro për çdo refugjat të refuzuar
Shtetet mund të dalin jashtë këtij sistemi. Por në këtë rast, ato duhet t’u paguajnë shteteve që janë pjesë e sistemit 250.000 Euro për çdo refugjat, të cilin në bazë të vlerave të referencës këto shtete duhet ta kishin pranuar. Shtetet e BE dhe Parlamenti Evropian duhet të bien dakord me rregulloren e re. Çekia e bëri që tani të qartë se është kundër këtyre propozimeve. Edhe ministri i Brendshëm i Polonisë, Blaszcak është kundër një rregullimi të tillë me kuota.
Në këtë sistem refugjatët nuk do të kenë mundësinë që të zgjedhin se në cilin shtet të BE kërkojnë mbrojtje. Në ato raste kur ekziston një rrezik “i konsiderueshëm”, që një migrant t’i shpëtojë dërgimit në një vend të caktuar të BE, ai do të arrestohet deri në katër javë. Edhe në refuzimin për të dhënë gjurmët e gishtave, do të jetë i mundur arresti “si mjet i fundit”.
E drejta për bashkim familjar do të forcohet dhe do të vlejë si për motrat e vëllezërit, ashtu edhe për familjet që janë ngritur në shtete tranzit. Me këtë do të synohet të pengohet që pjesëtarë të familjes të bien në duart e trafikantëve, për të mbërritur tek të afërmit e tyre.
Përjashtim për disa shtete të BE
Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka, në bazë të së drejtës në fuqi, nuk duhet të marrin pjesë në “mekanizmin e rastit urgjent”. Ato do të kenë mundësi të vendosin nëse duan të bashkohen me mekanizmin. 25-shtetet e tjera janë pjesë e mekanizmit. Edhe shtetet jo anëtare të BE, po anëtare të hapësirës Shengen- Islanda, Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtajni – përjashtohen. Nëse “mekanizmi i rastit urgjent” do të mbështetet nga shtetet anëtare dhe nga Parlamenti i BE, Komisioni i BE e përfytyron tërheqjen e propozimit të tij për një çelës të përhershëm shpërndarjeje të refugjatëve. Ky plan i shtatorit hasi në rezistencë të ashpër në shumë shtete evropiane si dhe në Francë./DW
Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshi...
Londra mund të ketë një kryetar bashkie mysliman. Duket se 4...
Kërcënimi nga xhihadi ndërkombëtar është rritur ndjeshëm, 5 ...
BE e lidhi marrëveshjen e refugjatëve me Turqinë për të hequ...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme, Frede...
Komisioni Evropian ka zbuluar detajet e asaj që analistët th...
Shtetasit turq së shpejti mund të përfitojnë nga udhëtimet p...
Komisioni Evropian sot ka propozuar në Këshillin e bashkimit...
Periudha mes të martës së parë të nëntorit dhe 20 janarit mu...
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në ditën e lirisë së shty...
Nga Ivan KrastevKëto kohë, për shumë europianë, të shkojnë n...
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vo...
U hap sot në Frankfurt për herë të parë një proces për krime...
Historiani i SHBA-së, Gary Gerstle është shumë i habitur për...
Gjatë fundjavës u njoftua vdekja e parë në SHBA nga virusi Z...
Një bombë ka shpërthyer në rrugën ”Afrim Loxha” në Prishtinë...
Rreth një muaj më parë u publikua një përgjim telefonik ku s...
Bagdati ishte në prag të kaosit politik sot. Qyteti është në...
Një shpërthim me makinë bombë para selisë së rajonit të poli...
Në vitin 1915, Sykes dhe Picot skicuan zonat e influencës të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...