Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Nga Fareed Zakaria
Në thelb të joshjes prej Donald Trumpit qëndron fama e tij si një biznesmen i suksesshëm. Kjo është arsyeja përse shumica e mbështetësve nuk e vrasin mendjen për pikëpamjet e tij politike, apo retorikën dhe sjelljen e ashpër. Ai është një drejtor ekzekutiv shumë i mirë, dhe i bën gjërat. Askush nuk e beson këtë gjë më shumë se sa vetë Trumpi, i cili argumenton se ekspertiza e tij në botën e tregtisë e përgatit gjerësisht edhe për presidencën. ?Në fakt, në shumë drejtime, mendoj se ndërtimi i një biznesi është më i vështirë?, tha ai vitin e kaluar për revistën GQ.
Ka debat në lidhje me të kaluarën e Trumpit si biznesmen. Ai trashëgoi një pasuri të konsiderueshme nga babai, dhe sipas disa rrëfimeve, do të kish qenë më i pasur sot, nëse thjeshtë do të kishte investuar në një fond indeksimi të aksioneve. Aftësia e tij më e madhe ka qenë të luajë biznesmenin e sukseshëm në shfaqjen televizive ?The Apprentice?.
Pavarësisht kësaj, është e drejtë të themi se Trumpi ka aftësi të mrekullueshme në marketing. Ai ka qenë në gjendje të krijojë një markë përreth emrit të tij, si pak kush tjetër. Problemi i vërtetë është se këto talente mund të rezultojnë kryesisht pa lidhje, sepse tregtia ndryshon shumë nga qeverisja. Presidentët modernë që kanë arritur më shumë ? Franklin Roosevelt, Lyndon Johnson and Ronald Reagan ? nuk kishin aspak të kaluar në tregti. Disa që kishin patur, si George W. Bush dhe Herbert Hoover, dolën keq në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka një model të qartë. Një prej të paktëve CEO që dolën shumë mirë në Uashington ishte Robert Rubin. Ish drejtor i Goldman Sachs, ai shërbeu si kryekëshilltar në Shtëpinë e Bardhë për ekonominë, dhe më pas si Sekretar Thesari për presidentin Bill Clinton. Kur u largua nga Uashingtoni, ai reflektonte në librin e tij me kujtime se kishte krijuar ?një respekt të thellë për dallimet mes sektorit publik dhe atij privat?.
?Në biznes, qëllimi i vetëm, që i mposht gjithë të tjerët, është të nxjerësh fitim?, shkruante ai. ?Qeveria, nga ana tjetër, merret me një numër shumë të madh objektivash legjitimë, të cilët shpesh herë janë konkurues mes tyre ? për shembull, prodhimi i energjisë përkundrejt mbrojtjes së mjedisit, apo rregullat për sigurinë përkundrejt produktivitetit. Kompleksiteti i objektivave shkakton një kompleksitet korrespondues të procesit?.
Më tej, ai vërente se një dallim i madh mes këtyre dy fushave, publikes dhe privates, është se asnjë udhëheqës politik, as edhe presidenti, nuk kanë atë lloj autoriteti që ka çdo drejtor ekzekutiv korporate. Këta të fundit mund të punësojnë dhe largojnë nga puna bazuar në performancën, mund të paguajnë bonuse dhe stimuj për vartësit, dhe mund të promovojnë njerëzit e aftë. Kësaj, Rubini i kundërvë faktin që ai kishte patur autoritet të largonte puna dhe të merrte në punë më pak se 100 nga 160 000 personat që punonin në varësi të tij, në Departamentin e Thesarit. Edhe presidenti ka autoritet të kufizuar dhe në pjesën më të madhe të kuhes, duhet të bindë, dhe jo të urdhërojë.
Ky është një tipar, jo defekt, i demokracisë amerikane. Pushteti është i kontrolluar, i balancuar dhe i kundërbalancuar për të garantuar që asnjëra degë nuk është shumë e pushtetshme dhe që liria individuale mund të lulëzojë. Nuk është rastësi që Trumpi admiron Vladimir Putinin, të cilit nuk i duhet aspak që të përballet me ndërlikimet e qeverisjes moderne demokratike, dhe i cili mundet që thjeshtë t?i bëjë gjërat.
Në intervista për The New York Times, Trumpi imagjinonte 100 ditët e tij të para në detyrë: Ai do të mblidhte udhëheqësit e Kongresit në darka me karavidhe në Mar-a-Lago, do t?u kanosej drejtuesve të kompanive gjatë negociatave në Shtëpinë e Bardhë (?Zyra Ovale do të ishte një vend i mrekullueshëm prej ku të negociohej?) dhe do të realizonte marrëveshje të mëdha. Kur fliste për pozicionet që do të plotësonte, Trumpi shpjegonte: ?Dua në ato vende pune, njerëz që duan të fitojnë. OKB nuk po bën asgjë për t?u dhënë fund konflikteve të mëdha në botë, kështu që duhet një ambasador i cili do të fitonte duke e shkundur OKB-në?.
Kjo gjë nxjerr zbuluar një mungesë tronditëse të të kuptuarit të botës. OKB nuk mund t?u japë fund konflikteve, sepse nuk ka fuqinë. Kjo u mbetet qeverive kombëtare (gjithmonë nëse Trumpi nuk dëshiron t?ia transferojë autoritetin e SHBA, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së). Ideja që e vetmja gjë që do të duhej do të ishte një ambasador amerikan që shkund OKB-në, u jep fund konflikteve dhe ?fiton?, është tërësisht e shkëputur nga realiteti. Megjithatë, është një shembull i përsosur i mënyrës së të menduarit në biznes, por e vënë në zbatim në një kontekst krejt të huaj.
Suksesi në biznes është i rëndësishëm, i nderuar dhe thellësisht i admirueshëm. Por ai kërkon një tërësi aftësish që janë shumë të ndryshme prej atyre që prodhojnë suksesin në qeverisje. Siç shkruante Walter Lippmani në vitin 1930, në lidhje me Herbert Hooverin, ndoshta udhëheqësi i biznesit më i admiruar i kohës së tij: ?Sigurisht, është e vërtetë që një politikan që është injorant në biznes, jurisprudencë, dhe inxhinieri, do të lëvizë në një rreth të mbyllur punës dhe irealiteti? Por ideja shumë e përhapur që, administrimi i qeverisë është si administrimi i një korporate private, që është thjeshtë biznes, apo mirëmbajtje shtëpie, apo inxhinieri, kjo është e gënjeshtërt. Arti i politikës merret me çështje që janë të veçanta për politikën, me nje kompleksitet rrethanash materiale, depozitash historike, pasioni njerëzor, për të cilat problemet e biznesit nuk ofrojnë aspak një analogji të vlefshme?./The ëashington Post ? Në shqip nga www.bota.al
Në Ankara po fryn me gjasa era e zgjedhjeve të reja parlamen...
Prestigjiozja “The Times” publikoi së fundmi listën e Univer...
Një grup konservator kërkimesh ekonomike në Uashington arrin...
Mbi një milion migrantë kanë ardhur vitin e kaluar në BE. Pë...
Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshi...
Londra mund të ketë një kryetar bashkie mysliman. Duket se 4...
Kërcënimi nga xhihadi ndërkombëtar është rritur ndjeshëm, 5 ...
BE e lidhi marrëveshjen e refugjatëve me Turqinë për të hequ...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme, Frede...
Komisioni Evropian ka zbuluar detajet e asaj që analistët th...
Shtetasit turq së shpejti mund të përfitojnë nga udhëtimet p...
Komisioni Evropian sot ka propozuar në Këshillin e bashkimit...
Periudha mes të martës së parë të nëntorit dhe 20 janarit mu...
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në ditën e lirisë së shty...
Nga Ivan KrastevKëto kohë, për shumë europianë, të shkojnë n...
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vo...
U hap sot në Frankfurt për herë të parë një proces për krime...
Historiani i SHBA-së, Gary Gerstle është shumë i habitur për...
Gjatë fundjavës u njoftua vdekja e parë në SHBA nga virusi Z...
Një bombë ka shpërthyer në rrugën ”Afrim Loxha” në Prishtinë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...