Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Janë disa qindra luftëtarë të huaj që kanë shkuar nga vendet e Ballkanit të luftojnë në Siri në vitet e fundit. Ndër ta edhe shqiptarë. Njëri prej tyre kthehet i zhgënjyer nga realiteti brutal i IS-it.
Kush kthehet nga lufta e Sirisë në Gjermani duhet të përgjigjet njëherë para ligjit, parimisht kjo duhet të ndodhte edhe në Shqipëri: Ligji shqiptar e dënon me deri në disa vite burg pjesëmarrjen në konflikte të armatosura jashtë vendit, kjo që nga viti 2014. Megjithatë kundër të kthyerve nga Siria nuk është zhvilluar asnjë proces gjyqësor, kjo edhe për faktin se shumë prej tyre pas kthimit nuk duan të bien në sy dhe vazhdojnë jetën pa dashur të përballen me autoritetet. Sandër Lleshi, këshilltari për sigurinë i kryeministrit Edi Rama pranon se “ata që kthehen i druhen ndjekjes penale”. Megjithatë ai thekson se autoritetet e sigurisë mbeten të vëmendshme e përmend një sukses tjetër të autoriteteve shqiptare. “Duhet thënë që fenomeni i luftëtarëve të huaj sot është i bllokuar. Gati nuk kemi më asnjë person që të largohet nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, kjo falë punës së autoriteteve tona.”
“Doja t’u ndihmoja vëllezërve të mi myslimanë”
Një prej të kthyerve nga Siria, që nuk e ka dashur përballjen me autoritetet është edhe Ebu Zaid. Këtë emër 28 vjeçari, i cili e ka pranuar fenë islame para disa vitesh, e ka zgjedhur para se të rrëfejë se si pamjet e internetit e ndikuan të nisej për në Siri. “Kam parë videot, gjithçka në internet, të gjitha këto mua si besimtar më kanë prekur. Doja t’u ndihmoja vëllezërve të mi myslimanë, prandaj vendosa të shkoj në Siri. Nuk kisha frikë, por ishte ajo ndjesia heroike që po ndihmoj për diçka të mirë, po ndihmoj në rrëzimin Bashar al-Asadit”.
Ebu Zaid shkon në Siri bashkë me dy shqiptarë të tjerë në vitin 2014. Prindërve i thotë se do të shkojë për studime fetare. 28 vjeçari kujton se nuk ishte e vështirë të kaloje në Siri në atë kohë, pas mbërritjes në Turqi ishte e lehtë të dilje në anën tjetër, në kufi nuk të pyeste kush. Fillimisht ai lufton në krah të Al-Nusras në rrethinat e Alepos. “Gjithçka ishte e organizuar, ushqimi, veshja. Kam takuar djem të rinj nga vende të ndryshme europiane, Franca, Gjermania, Danimarka. Por ngaqë e njihja gjuhën arabe, kisha kontakte të mira me të gjithë.”
“Shteti Islamik” më i organizuar
Pas një muaji qëndrimi ai merr pjesë edhe në luftime. A ka vrarë? Ebu Zaid përgjigjet se “nuk kishte dyshime, ata që qëndronin përballë ishin ushtarë të Bashar Al-Asadit, nuk kishte mëshirë pas gjërave që kishin bërë ata.” Përditë kam parë të vrarë dhe shumë vuajtje, rrëfen luftëtari shqiptar. Nuk kalon shumë kohë dhe bëhet më e qartë lufta e brendshme mes Al-Nusrës dhe “Shtetit Islamik” që çoi më vonë në ndarjen e tyre. Ebu Zaid rrëfen se në atë kohë atij i dukej më i organizuar “Shteti Islamik”, prandaj në muajt e fundit të qëndrimit në Siri, i bashkangjitet këtij grupimi. “Shteti Islamik ishte më i organizuar, kishte më shumë para, financim më të mirë, nuk di nga vinte ky financim.”
Por realiteti i dhunshëm tek xhihadistët e “Shtetit Islamik” e zhgënjen shpejt të riun shqiptar. “Ata nuk kishin njohuri fetare, madje as kuranin nuk e njihnin mirë se nuk lexonin, prandaj edhe ky ekstremizëm që kanë. Po qe se të kapnin me një cigare në dorë të qortonin rëndë, kush dëgjonte muzikë ia prishnin edhe kompjuterin. Por kishte shumë vetë që i ndiqnin qorrazi urdhrat e tyre.”
Ebu Zaid e sheh veten “një besimtar të gënjyer”
Ajo që i bëri përshtypje luftëtarit nga Shqipëria ishin të rinjtë europianë që i ishin bashkuar “Shtetit Islamik.” Ata po ashtu kishin shumë pak njohuri fetare, por kishte edhe shumë që donin të ktheheshin. “Kur më pyesnin mua, a lejohet sipas islamit të kthehem në Europë, unë i thoja “po”, më vonë ata pyesnin të tjerë që u thonin se nuk lejohet të kthehesh, atje nuk është vendi i islamit.” Në vitin 2015 Ebu Zaid është vetë njëri nga ata që do të kthehet në vendlindje. “Nuk ka qenë vetëm zhgënjimi nga ajo që pashë atje. Por sidomos fytyrat e fëmijëve të mi dhe lotët e nënës kur bisedonim në Skype, më bënë të merrja vendimin e kthimit.”
Ebu Zaid jeton sot në Tiranë si punëtor i thjeshtë, duke u përpjekur të mos u bjerë në sy autoriteteve. Duke kthyer vështrimin pas ai vëren se “sot do ta quaja veten një të gënjyer, një besimtar të gënjyer. Lufta është luftë, nuk është e bukur dhe asnjëherë për hajr.” Por pavarësisht vetëpërcaktimit si të gënjyer, personat e kthyer nga lufta në Siri konsiderohen nga autoritetet e sigurisë në Shqipëri si rrezik potencial. Këshilltari për sigurinë, Sandër Lleshi thekson se “këta persona duhet njëherë të ballafaqohen me ndjekjen penale, pastaj vijnë masat e tjera si rintegrimi i tyre.”/DW
Deputeti Eduart Ndocaj i është drejtuar me një letër të hapu...
Drejtori i Fiks Fare, Filip Çakuli do të jetë së shpejti në ...
Nga Agron GjekmarkajDje një lajm i pazakontë u shpërnda në h...
Fakti: Në vitin 1918, Gjermania, Austro-Hungaria dhe aleatët...
Ati i Shenjte, Papa Francesku u nderua me çmimin ndërkombëta...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Kryemini...
Shpërdorimi i parave publike duket se është një problem me t...
Ka ndërruar jetë në skenë artisti i njohur, Jorgo Roze. Mëso...
Ministria e Financave shperndau sot nje deklarate zyrtare pe...
20 mijë rrënjë kanabis janë evidentuar sot nga policia e Kru...
Pas publikimit që i’u bë dje në disa të përditëshme shqiptar...
BBC ka bërë një artikull të gjatë për vendin tonë. Në këtë s...
Për pak e harruam që Ermira Mehmeti është një politikane. Pë...
“Vetëm duke thënë të vërtetën dhe duke qenë të guximshëm ju ...
Një pjesë e draftit për ndryshimet kushtetuese për reformën ...
Ushtari britanik, i cili lufton për të ashtuquajturin Shtet ...
Duket që dashuria për pikturën i ka lindur herët kryeministr...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se drejtori i ri ...
Ambasadori amerikan Donald Lu ka shmangur përgjigjen për pye...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...