“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj prezantoi të hënën paketën me masat mbështetëse për sektorin bujqësor e blegtoral, që sipas tij, do të rrisin ndjeshëm eksportet bujqësore.
Në një konferencë për shtyp, nga ministria e Financave, Ahmetaj tha se në konsultë brenda qeverisë dhe aleatët qeverisës, u vendos hartimi i një paketë mbështetëse, përmes së cilës bëhen një sërë ndryshimesh që kanë si themel lehtësimin e punës së fermerëve, prodhuesve e grumbulluesve në sektorin e bujqësisë.
?Dua ta ritheksoj që skema e rimbursimit të fermerëve, e cila nga 6 % që ishte më parë dhe nuk funksionoi asnjëherë u bë 20 % në 2014-ën, duke mundësuar një stimul të drejtpërdrejtë për fermerët shqiptarë në funksion të zgjerimit të veprimtarisë së tyre prodhuese bujqësore e blegtorale?, tha Ahmetaj.
Sipas tij, kjo skemë është konceptuar e tillë që të mos ngarkojë fermerët me barrën administrative të lëshimit të faturës, të deklarimit, të mbajtjes dhe përdorimit të kasës fiskale. ?Fermeri ka vetëm detyrimin të pajiset me NIPT, të shesë produktet e tij dhe të përfitojë 20 % kompensim TVSh?, u shpreh ministri më tej.
Një ndër ndryshimet kryesore, ministri Ahmetaj renditi lejimin e kryerjes së shitjeve me para në dorë në vlerën deri në 530 mijë lekë.
?Lejohet të kryejë shitje me para në dorë deri në vlerën 30 mijë lekë për blerës të ndryshëm, shoqëri të agrobiznesit ose të përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale ose për eksportuesit e këtyre produkteve, apo çdo subjekti tjetër që blen produkte të fermerëve që janë të pajisur me NIPT. Pra një fermer mund të kryejë transaksione ditore në cash deri në 30 mijë lekë?, sqaroi ministri.
Sipas tij, kjo ka qenë një kërkesë e përfaqësuesve të këtij sektori.
Ministri u shpreh se me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, fermerët do të kryejnë shitje përmes bankës në vlerë mbi 150 mijë lekë, pasi për shitjet nga 30 mijë në 150 mijë lekë transaksionet do të kryhen përmes filialeve të Postës Shqiptare, ose edhe bankave. Këtu ministri informoi se i ka kërkuar Postës Shqiptare intensifikimin e shërbimit të saj për kryerjen e pagesave për fermerët dhe shtrirjen e shërbimit pranë zonave rurale apo pranë pikave të grumbullimit.
Eksportuesit e produkteve bujqësore, sipas ministrit Ahmetaj, me këtë udhëzim klasifikohen si subjekte me risk zero. Si të tillë, tha ai, përfitojnë rimbursim automatik brenda 30 ditëve të TVSH.
Ai iu solli në vëmendje eksportuesve se është përgjegjësia e tyre për transparencë ligjore të transaksioneve, por sa i takon logjistikës dhe procedurës ata klasifikohen me risk zero dhe rimbursimi bëhet automatik, pa qenë nevoja për kontroll brenda 30 ditëve. ?Është e domosdoshme që eksportuesit të mbajnë transparencën fiskale në nivelin 100 % në mënyrë që të mos zbresin nga kanali jeshil në kanalin e kuq në konceptin e riskut sepse pas asaj humbasin mundësinë e rimbursimit automatik të TVSH?, u shpreh Ahmetaj.
Për të lehtësuar procesin e faturimeve të kompanive që blejnë produktet e fermerit, ministri tha se kam kërkuar kalimin nga përdorimi i blloqeve të faturave tatimore dhe e plotësimit të tyre me shkrim për çdo faturë në një procedurë të veçantë, ajo e miratimit të përdorimit të faturës kompjuterike. ?Për këtë mjafton të vetmodelojë faturë tatimore kompjuterike me të dhënat e kërkuara, ta paraqesë atë në Drejtorinë rajonale Tatimore e cila e pajis me numër serial?, deklaroi ministri.
Më tej, ministri informoi se janë marrë masa që në pikat doganore të mos mungojë shërbimi doganor për eksportin bujqësor ?Në prill të këtij viti përmes një urdhri iu është kërkuar degëve doganore të ofrojnë shërbim doganor 24 orë për eksportuesit e produkteve bujqësore e blegtorale. Ky urdhër vendos doganat kufitare 24 orë në dispozicion të eksportuesve dhe e bën të paefektshëm marrjen e autorizimit të zhdoganimit lokal apo kryerjen e procedurave doganore pranë ambienteve të këtyre subjekteve?, sqaroi ministri.
Ai tha se po ashtu pas përjashtimit të skanimit apo minimizimin për raste të veçanta, rezulton se kalojnë në kanalin jeshil 90 % të deklaratave të eksportit për produktet bujqësore e blegtorale.
Kreu i Financave publike informoi se shumë shpejt qeveria do të vijë me një tjetër paketë mbështetëse në një tjetër sektor të rëndësinë të ekonomisë, siç është ai minerar për të minimizuar efektet e rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare. Ministri vuri në dukje se si rezultat i paketave mbështetëse për sektorë të veçantë të ekonomisë si ai i manifakturës, turizmit, bujqësisë, apo ai minerar, sektorë këta me kontribut real në ekonominë kombëtare, do të rriten eksportet shqiptare./ATA
Renato Preza ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit t...
Shtetasi Elton Çiço mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme pasi u ...
https://www.youtube.com/watch?v=OPxV4hfBCeU#t=45...
Në vitin 2015 ka pasur një rritje prej 2.6 % të procedimeve ...
Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Renato Preza ka ...
Më 4 maj 2016 (të mërkurën) Komisioni Evropian pritet të mar...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar ‘çështje orë...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një takim me anëtarës...
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka inspektuar zbati...
Citynews ka mundur të sigurojë informacione nga Policia e Ti...
Arrestohen babë e bir në Durrës, pasi kundërshtuan policinë ...
Në media po qarkullon edhe një foto e marrë nga kamerat e si...
Shkatërrimi i një rrjeti trafikantësh kokaine, i përbërë nga...
Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar edhe në këtë fundjavë ak...
Renato Cepa, 49-vjecari nga Korça , identiteti i të cilit u ...
Makina e një ish-polici në Lezhë është përfshirë nga flakët ...
Dy persona përfunduan në pranga sot nga Policia e Shkodrës, ...
Therja e një deleje në oborrin e shtëpisë ka lemeritur fqinj...
Të gjitha ata që dëshirojnë të ndjekin studimet në universit...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar orët e para...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...