Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Renato Preza ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Pogradecit.
Dorëheqja nga posti i kryetarit lidhet me vendimin e kryesisë së PD për të zhvilluar zgjedhje në zonën e Pogradecit. Përmes një deklarate për shtyp, Preza shprehet se është kundër zgjedhjeve në Pogradec sepse kjo degë është fituese dhe nuk është cënuar nga ndryshimet territoriale.
Preza shprehet se ndjehet i poshtëruar nga ky vendim pasi sipas tij, edhe pse PD-ja në Pogradec fitoi dhe zhvilloi një fushatë në kushte të vështira, ajo nuk po vlerësohet.
Deklarata e plotë e Renato Prezës
Paraqes Dorëheqjen time nga Posti i Kryetarit të Degës!
Të nderuar anëtarë të degës së Partisë Demokratike Pogradec!
Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Degës së Partisë Demokratike të Rrethit Pogradec, në të drejtën tuaj legjitime në votbesimin e dhënë për Kryetar të Degës!
Per dijeni: Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë
Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë ka marë vendimin për futjen në proçes zgjedhor të Degës së Rrethit Pogradec! Ky vendim e vendos degën në Zgjedhje të Parakohëshme të Brendshme Partiake nga nivel Seksioni deri në nivel Kryesie dhe gjithashtu për postin e Kryetarit!
Unë në Postin Aktual të Kryetarit të Degës, NUK JAM dakort që dega e Partisë Demokratike të Rrethit të Pogradecit të hyjë në këtë proçes zgjedhor për arsyet e mëposhtme:
1) Dega e Rrethit të Pogradecit është degë fituese dhe për këtë fitore ju të gjithë punuat, u lodhët dhe i dhatë fitoren si Kandidatit por edhe Subjektit në shifra më të larta nga vitet e mëparshme!
2) Dega e Pogradecit nuk është e cënuar nga ndryshimet territoriale që për pasojë të ketë ndryshime demografike të fokusit të votës politike dhe për pasojë të lindë një audiencë e re elektorale! Kjo nuk është arsyeja, aspak JO sepse Rrethi i Pogradecit ka qëndruar njësoj, në po të njëjtën hartë territoriale!
3) Nuk e shikoj përsëri te arsyeshme që për interesa të ngushta të jo me shumë se 15 vetave, të cilët rregullisht kanë bërë opozitën brënda opozitës në degë, të futet e gjithë dega në Proçes Zgjedhor!
Sipas vendimit të Kryesisë të Partisë Demokratike të Shqipërisë por edhe sipas gjykimit tim më pas, as edhe një nga këto tre arsye nuk përbën çështjen për ta detyruar Degën të futet në Proçes Zgjedhor, sepse nuk qëndron as njëra dhe as tjetra!
Unë, në këtë moment që jap këtë deklaratë, në Funksionin Zyrtar dhe në Pozitën e Kryetarit të Degës së Rrethit të Pogradecit, mbi të drejtat që më jep statuti i Partisë Demokratike garantoj dhe i kërkoj çdo anëtari të shprehet lirshëm dhe fuqishëm kundër këtij vendimi duke reagur drejtpërdrejt tek Kryetari Z. Luzim Basha dhe tek të gjithë anëtarët e Kryesisë së PDSHsë.
Unë në Pozitën e Kryetarit të Degës ndjehem I OFENDUAR, I FYER dhe I POSHTËRUAR për këtë vendim që ka marë Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, për arsyet si më poshtë:
1) Unë nuk mundem të vij dhe të kërkoj votim të ri në nivel seksioni për të gjithë Rrethin sepse unë pashë mes jush djersën, mundin, financat e shpenzuara dhe kohën e vendosur nga ju të gjithë në dispozicion për fitoren e PDsë në Pogradec, dhe si shpërblim ju do të shkarkoheni! Edhe PSE? Sepse fituam, sepse u lodhëm, sepse i dhamë fitoren PDsë dhe qamë së bashku të gëzuar në atë ditë të fitores? JO!!! UNË NUK MUND TA BËJ KËTË GJË DHE NUK MUND TË PRANOJ TË VENDOS VETEN TIME NË KUSHTE TË TILLA PËRPARA JUSH, TEK JU DHE NË MESIN TUAJ!!!
2) Nuk e shikoj aspak të qënë dhe demokratike ndërhyrjen kaq të prerë dhe kaq radikale duke e futur të gjithë degën në votim, sepse mund të kishte ndërhyrje të pjesëshme ashtu siç edhe janë propozuar në rekomandimet e analizës së bërë nga e gjithë kryesia e degës së Rrethit Pogradec! As nuk jemi pyetur më pas dhe as nuk jemi konsultuar!
3) Ky proçes nuk tregon mirënjohjen ndaj anëtarëve të PDsë të cilët u ngarkuan me përgjegjësi elektorale nga fshati më i largët dhe me pak anëtarë deri në seksionet e qëndrës së qytetit me shumë anëtarë, dhe unë ju kërkoj falje për këtë! Ju kërkoj falje që mbi kurrizin tuaj nuk u vendos mirënjohja dhe merita e duhur dhe aspak jo falenderimi i duhur!
4) Në filozofinë që unë njoh, mandati që fitohet me votë është i shenjtë! Nëse kjo SHENJTËRI shëmbet atëherë shëmben parimet e demokracisë, ata që kanë mandatin duhet të gëzojnë atributin ta administrojnë! Në rastin tone, kemi të bëjmë jo me këtë interes të fituesve por kemi të bëjmë me interesa të ngushte lokale, klanore, kuliste dhe keqdashase për të rëzuar dhe cënuar autoritetin e fituar me votë! KJO VLEN EDHE PËR DEGËT E TJERA QË JANË FUTUR NË VOTIM, ndërkohë që ka degë që janë Humbëse dhe gjithashtu të prekura nga Reforma Territoriale dhe nuk janë përcaktuar në proçesin e votimit!
KY NUK ËSHTË STANDARTI KORREKT, I DUHURI QË UNË PRISJA PËR PDnë TONË!
Ne i dhamë mandatin Kryetarit të Bashkisë Eduart Kaprit, ndërkohë që cenohet ME KEQDASHJE mandati jonë si burimi dhe si origjina kryesore e kësaj fitoreje, prandaj ky vendim për mua nuk është aspak i drejtë!
5) Jam i ndërgjegjshëm që edhe mes nesh brënda PDsë në Pogradec ka probleme nga më të ndryshmet, të cilat në trajtën e vet por me një kujdes të lartë, me ndërhyrjen në kohën e duhur dhe të saktë nga Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, mund të zgjidheshin sipas rekomandimeve dhe sinjaleve, të cilat i kemi dhënë në kohën e duhur nëpërmjet analizës së shkruajtur por edhe nëpërmjet të deleguarve dhe takimeve të realizuara në Degën e Partisë!
6) Për mua si Kryetar i Degës, për sa më sipër, duke mos cënuar as edhe një personalisht, por, duke e kënaqur me vetëdije të plotë ?GRUPIN PETICIONIST DHE ATË KLANOR?, të ngritur kundër meje që prej garës për kryetar Dege në vitin 2014, VENDOS: ? TË JAP DORËHEQJEN TIME NGA FUNKSIONI I KRYETARIT TË DEGËS SË RRETHIT POGRADEC, duke qënë se kam dorëzuar edhe mandatin e anëtarit të kryesisë së Degës tek një anëtar tjetër të radhës, ? JAM GJITHASHTU JASHTË KRYESISË AKTUALE TË DEGËS SË PARTISË DEMOKRATIKE PËR RRETHIN E POGRADECIT!
Jam krenar që drejtova degën e Partisë Demokratike për më shumë se një vit e gjysëm! Ajo që më bën më tepër krenar është koha deri në momentin e Zgjedhjeve Elektorale Lokale të vitit 2015, që e pata mundësinë të drejtoj me nder degën drejt fitores!
Në çfarë do lloj vendimi apo reflektimi të fuqizuar apo të shfuqizuar nga Kryesia e PDShsë, unë ju uroj suksese më tej në punët tuaja!
Ju faleminderit!
Renato Preza
Shtetasi Elton Çiço mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme pasi u ...
https://www.youtube.com/watch?v=OPxV4hfBCeU#t=45...
Në vitin 2015 ka pasur një rritje prej 2.6 % të procedimeve ...
Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Renato Preza ka ...
Më 4 maj 2016 (të mërkurën) Komisioni Evropian pritet të mar...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar ‘çështje orë...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një takim me anëtarës...
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka inspektuar zbati...
Citynews ka mundur të sigurojë informacione nga Policia e Ti...
Arrestohen babë e bir në Durrës, pasi kundërshtuan policinë ...
Në media po qarkullon edhe një foto e marrë nga kamerat e si...
Shkatërrimi i një rrjeti trafikantësh kokaine, i përbërë nga...
Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar edhe në këtë fundjavë ak...
Renato Cepa, 49-vjecari nga Korça , identiteti i të cilit u ...
Makina e një ish-polici në Lezhë është përfshirë nga flakët ...
Dy persona përfunduan në pranga sot nga Policia e Shkodrës, ...
Therja e një deleje në oborrin e shtëpisë ka lemeritur fqinj...
Të gjitha ata që dëshirojnë të ndjekin studimet në universit...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar orët e para...
Horoskopi ditor për diten e hënë – 2. maj 2016 DASHI 21. mar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...