web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur Trump të zgjidhet President/ Ç’e duam Amerikën kur kemi ministre Mrikën??

26 Prill 2016, 16:50, Aktualitet CNA

Sh.B.A 20 Janar 2017 Obama i dorëzoi detyrën Donald Trump-it. Dita më e zezë për Amerikën pas asaj të 11 shtatorit. Shqipëria ndërpreu mardhëniet me ta ashtu siç kishte deklaruar lideri i saj, i cili shquhej për vendosmërinë dhe mbajtjen e fjalës. Në çdo shtet, në çdo familje, në çdo amerikan ekzistonte frika e një sulmi të mundshëm, sepse Shqipëria kishte investuar miliona për ushtrinë e armatimet dhe njihej botërisht për armët bërthamore(llastiqe me bërthama kumbllash të kuqe). Trump, tashmë e kishte kuptuar gabimin dhe nisi veprimet për të përmirësuar mardhëniet me Shqipërinë.

Hapi i parë; Punësoi si këshilltare Eneda Tarifën për shkak të aftësive të saj në komunikimin.. e cila iu drejtua presidentit amerikan me këto fjalë: -Mr. President, when your mind comes, the dogs don’t eat it. Hapi i dyte: Me ndihmën e korçarëve të Bostonit, hapën zgara në çdo cep të Amerikës dhe vetë amerikanët braktisën çdo Mc Donalds.

Turma të mëdha amerikanësh bërtisnin: “Ta bëjmë Amerikën si Shqipëria”. Për festën e Falenderimeve shtrohej vetëm gjel deti nga Myzeqeja. Donald Trump ishte aq i dëshpëruar dhe i pafuqishëm, sa ishte gati të bënte çdo gjë për t’i ngrohur zemrën Edi Ramës. I ofroi Karaibet Koço Kokëdhimës, në fillim hezitoi për shkak të emrit(se Koçoja për njëçik nder rronte) por më në fund pranoi. FBI, CIA tashmë kishin një drejtues të ri Saimir Tahirin, i cili i udhëzonte nga telefoni si të luftonin krimin dhe terrorizmin, me të njëjtën forcë dhe profesionalizëm që ai luftoi hajdutët e energjisë dhe çunat e xhamisë së unazës së re. Erion Veliaj ju tha që në majë të gradaçelave të New York-ut të bënin një pyll tropikal, por u rrëzua si ide sepse ishte shumë futuriste.

Në Central Park i futën një derr betoniere nga Shqipëria, që dhe New York-ut t’i vinte era shtet. Përtej oqeanit, në Shqipëri, askush nuk aplikonte më për llotarinë amerikane pasi të gjithë i ishin përgjigjur thirrjes së kryeministrit: “Çe duam Amerikën, kur kemi ministre Mrikën?” Donald Trump rrinte i ulur në zyrën e tij në shtëpinë e bardhë, dëgjonte Kozma Dushin dhe priste një telefonate nga Edi Rama, por më kot. Ai donte ti ngjante Edit, prandaj i dha një pension të posaçëm familjes së Michael Jackson.

Kërkoi ndihmën e Erion Braçes dhe Ditmir Bushatit për të përmirësuar mardhëniet edhe me Meksikën, pasi këta të dy ishin njohës të mirë të gjuhës dhe kulturës së tyre, kishin parë shumë telenovela. Trump i ofroi Ramës t’i blinte të gjitha pikturat e tij për endorsement, ta çonte në gjithë ndeshjet e basketbollit, ta bënte dhe Endri Fugen drejtor të Fox News mjafton që ai ta mbështeste publikisht.. por Edi Rama ishte kokëderr. Shpresa e tij e fundit mbetej Fate Velaj, i shkroi një mesazh në facebook që t’i thoshte ndonjë fjalë të mirë Edit për të.. por edhe ai ja la “seen”.





Lajmet e fundit nga