Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim shtetasen Vjollca Hoxholli, administratore e shoqërisë së ndërtimit ?Gora shpk?, e akuzuar për veprën penale të ?Mashtrimit me pasoja të rënda?. Hetimi i Prokurorisë ka nisur në bazë të kallëzimit të shtetasit A.M., i cili ka konstatuar se dy apartamente dhe dy garazhe të blera në vitin 1997 në firmën ?Hoxholli?, kompania paraardhëse e ?Gora?, i janë shitur në vitin 2006 një personi tjetër, i cili rezultoi të ishte motra e të pandehurës.
Hetimi
Nga hetimi ka rezultuar se, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e ?Hoxhollit? në vlerën 13 milionë lekë të reja, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka ?shitur? motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas. Po ashtu, duke u deklaruar si ?pronare e ligjshme?, Bejdo ka dalë garant që bashkëshorti i të pandehurës, shtetasi Rrapush Hoxholli, të marrë një hua prej 500 mijë eurosh.
Prokuroria e Tiranës ka kryer veprimet hetimore, në përfundim të të cilave ka rezultuar se:
Kallëzuesi A.M. ka marrë me ?Kontratë porosie? në vitin 1997 dy apartamente dhe dy garazhe në pallatet e ndërtuar nga firma ?Hoxholli shpk? (më pas ?Gora shpk?), përfaqësuar në atë kohë nga Vjollca Hoxholli (Izeti), për të cilat ka paguar në total 13 milionë lekë (të reja). Në kohën e blerjes, apartamentet kanë qenë të pahipotekuara. Prej kohës së blerjes deri në vitin 2015, ai ka jetuar në ato apartamente së bashku me familjen e tij. Në kohë të ndryshme, kallëzuesi i ka kërkuar dokumentin e hipotekës administratorëve të kompanisë, Vjollca dhe Rrapush Hoxholli. Këta të fundit i janë jusifikuar me faktin që pallati ende nuk ishte hipotekuar dhe, sapo të përfundonin procedurat, do të pajisej me dokumentacionin përkatës.
Në vitin 2015, kallëzuesi A.M. është përballur me një situatë, të konsideruar absurde prej tij. Ai njoftohet nga Gjykata e Tiranës se ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor civil, me objekt ?kthim sendi?. Shtetasi A.M ishte paditur nga shtetasja Sadete Bejko, e cila pretendonte se ishte pronare e apartamenteve dhe garazheve në posedim të kallëzuesit. Shtetasja Bejdo, e cila rezulton të jetë e motra e administratorës Vjollca Hoxholli, pretendon se i ka blerë këto prona në vitin 2006 dhe padinë e saj e bazonte në disa dokumenta (fotokopje) akt-blerjeje.
Pasi është vënë në dijeni të këtij procesi civil, shtetasi A.M. i drejtohet Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim për ?mashtrim? nga ana e administratorëve Hoxholli.
Nga veprimet hetimore të Prokurorisë, rezulton se padia civile e ngritur kundër kallëzuesit A.M. është bazuar në dokumenta të fallsifikuar. Ndër të tjera, kjo provohet edhe nga deklarimet e noteres, nënshkrimi dhe vula e të cilave në aktin e blerjes së vitit 2006, janë të fallsifikuara.
Po ashtu, në kuadër të veprimeve hetimore, ka rezultuar se ?blerësja?, shtetasja Sadete Bejdo, duke u prezantuar si pronare e ligjshme e tyre, i ka përdorur pronat e kallëzuesit A.M. si kolateral që shtetasi Rrapush Hoxholli, të marrë një hua prej 500 mijë eurosh nga një shtetas tjetër.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Tiranës e akuzon shtetasen Vjollca Hoxholli, si administratorë e ?Hoxholli shpk? në vitin 1997, për veprën penale të ?Mashtrimit me pasoja të rënda?.
Këngëtari Eugent Bushpepa ka shpërthyer kundër qeverisë pas ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan në rrjetet ...
Gjykata administrative ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë civil...
Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të cak...
Një adoleshent shqiptar në Itali i ka dhënë fund jetës duke ...
Kontrolli i lartë i shtetit ka raportuar në Kuvend për një t...
Klevis Rreshka premtonte dokumenta punësimi dhe studimi në k...
Sot rreth orës 07:30 të mëngjesit në Sukth, dyshohet se 2 pe...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vuri sot theksin t...
Ndërtimi i një segmenti të Unazës së Vogël në kryeqytet ka p...
Kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur kreut të o...
Nazime Visha u lirua disa ditë më parë falë amnisitisë së Pr...
Kreu i Parisë Demokratike tha sot gjatë një tyreze me gazeta...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka komentuar përplas...
Fiks Fare, në vazhdim të investigimit që ka bërë dje në lidh...
Nisma Thurje ka publikuar një video me disa pika të cilat do...
Qëndra e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transport...
Kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë, në Partinë Demokr...
Për shkak të falimentimit të hekurudhës në Durrës, 1100 puno...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...