web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dehuri në timon përplas 2 të rinj/ Policia e arreston

23 Prill 2016, 08:10, Kronika CNA

Një shofer i dehur përplasi dy të rinj në Cërrik, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, kurse drejtuesi i mjetit u vu në pranga. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit  Rrugor, në Komisariatin e  policisë  Elbasan,  bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasit: Edison Hima,  24  vjeç, banues në Cërrik.

Ky  shtetas, u  arrestua nga  efektivët e policisë,  pasi duke drejtuar mjetin tip ?Fiat?, me targa italiane  BP 878 XB,  në fshatin Klos, në  gjëndje të dehur, ka dalë nga rruga.

Si  pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i  mjetit si dhe pasagjerët, shtetasit S.H,  25 vjeç, banues në  Cërrik dhe A.M  24  vjeç,  banues në Cërrik,  të cilët u dërguan menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 





Lajmet e fundit nga