web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekstradohet në Shqipëri shqiptari nga Kurbini i kërkuar për vrasje

19 Prill 2016, 16:09, Kronika CNA

Zyra Qëndrore Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Milano,Itali, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Gani HYSA, 47 vjeç , lindur në Kurbin. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, në ngarkim të shtetasit Gani HYSA, për kryerjen e veprës penale të ?Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Dënimi maksimal që parashikohet në këto nene është deri 25 vjet burgim. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano/Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.





Lajmet e fundit nga