web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të grabiste të moshuarën/ Arrestohet 47-vjeçari në Vlorë

14 Prill 2016, 17:56, Kronika CNA

Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi tentoi të grabiste një të moshuar në orët e para të mëngjesit. Burimet nga policia lokale bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë shtetasi  Beshir Fallanaj, 47 vjeç, banues në fshatin Drashovicë – Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë, pasi sot në fshatin Drashovicë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në banesën e shtetases: M.R., 77 vjeçe, është futur një person i maskuar, i cili ka tentuar të vjedhë (para) duke tentuar të ushtrojë dhunë fizike kundrejt kësaj shtetaseje (pronares së banesës).
Gjatë veprimeve hetimore, Policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe kapjen e tij në flagrancë, shtetasin: Beshir Fallanaj, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.





Lajmet e fundit nga