web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vidhet shtëpia e tregtarit/ Hajdutët marrin para dhe bizhuteri

28 Mars 2016, 06:45, Kronika CNA

Shtëpia e një tregtari celularësh në Tiranë është vjedhur nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Vëllezërit Huta? në kryeqytet në momentin kur në shtëpi nuk kishte njeri.

Ka qenë vetë pronari i shtëpisë, shtetasi A.R i cili ka kryer denoncimin. Ai nuk ndodhej në shtëpi në momentin e vjedhjes, por menjëherë sapo është kthyer ka parë që mungonin para dhe bizhuteri dhe ka telefonuar policinë.

Në kallëzimin që ai ka bërë pretendohet se i janë vjedhur 2200 dollarë, 450 euro, si dhe 72 mijë lekë që i kishte në kasafortë. Gjithashtu, autorët kanë marrë edhe bizhuteritë.

Policia dyshon se vjedhja mund të jetë realizuar edhe nga ndonjë i njohur, që mund të ketë pasur dijeni që në atë orë nuk kishte njeri në shtëpi.





Lajmet e fundit nga