web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamëz/ Paraqiteshin si punonjës policie, arrestohen dy persona, në kërkim një i tretë

20 Mars 2016, 14:13, Kronika CNA

Policia në Kamëz ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, pasi paraqiteshin si punonjës policie dhe tentonin të vidhnin qytetarët. Shtetasit e arrestuar akuzohen për veprën penale të ?Vjedhjes së kryer në bashkëpunim? e mbetur në tentativë, si dhe ?Mbajte pa të drejtë të uniformës? të parashikuara nga nenet 134/2 dhe 22 si dhe 247 të Kodit Penal.

?Dy drejtues mjetesh kanë paraqitur një kallëzim penal në Komisariatin Nr. 5, pasi sipas tyre në datën 18 mars, në territorin e komisariatit Kamëz, tre shtetas të panjohur i kanë ndaluar duke u paraqitur si punonjës policie dhe u kanë kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve. Më pas i kanë kërcënuar me fjalë drejtuesit me qëllim që ata t?u jepnin lekët që kishin me vete. Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar dhe ata janë larguar?, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të policisë Nr.5 Tiranë, falë një pune intensive dhe operative, për pak orë është bërë i mundur identifikimi i personave që kishin kryer këtë veprim të kundraligjshëm.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar, që ishte tip ?Ford? me targa AA 551 LI. Drejtuesi dhe pasagjeri të cilët dyshohen si autorët e mundshëm janë shtetasit Halil Topalli, 22 vjeç, banues në fshatin Tapizë të rrethit Krujë, i dënuar më parë për veprën penale të ?Vjedhjes me dhunë? dhe Shaban Topalli, 33 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Krujë. Të dy shtetasit e mësipërm u arrestuan. Vazhdon puna për identifikim e autorit tjetër të kësaj ngjarje.





Lajmet e fundit nga