web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shfrytëzuan të miturën për prostitucion/ Arrestohen 2 persona në Lushnje

19 Prill 2016, 20:44, Kronika CNA

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pas publikimit të një denoncimi nga emisioni investigativ “STOP”, bëri të  mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve Klodian Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje dhe S.Muaxhiri, 18 vjeçe, banuese në Lushnje.

Ndalimi i tyre u bë pasi të dy, në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A.S., 16 vjeçe, me banim në Lushnje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Lushnje për hetim të mëtejshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon emisionin “STOP” për bashkëpunimin, si dhe të gjitha mediat e qytetarët që ndihmojnë policinë në përmbushjen e detyres së saj në luftën ndaj krimit e paligjshmërisë.

 





Lajmet e fundit nga