web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori mbyll hetimet/ Italiani e vrau me dashje hajdutin shqiptar

22 Prill 2016, 07:26, Kronika CNA

Hetimi për vrasjen e një shqiptari në Itali është mbyllur dhe prokurori Francesco Piantoni është shprehur se gjithçka ishte e qëllimshme.

Eduard Ndoj, u vra nga një armë zjarri në Serle, në dhjetor të vitit 2013, kur Mirko Franzoni e qëlloi për vdekje. Gjithnjë Franzoni e kishte mohuar vrasjen me dashje, duke thënë se qëlloi për paralajmërim.

I riu ishte duke u kthyer nga një udhëtim gjuetie me babain e tij, kur ishte i alarmuar nga fqinjët për lëvizje të dyshimta në shtëpinë e vëllait të tij. Ndoj vdiq në vend, ndëra një shqiptar tjetër arriti të arratisej.

 





Lajmet e fundit nga