web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hafizi takon Fleckenstein dhe Swoboda/ T’i bëjnë presion PS-së për kutitë e referendumit

20 Prill 2016, 18:50, Aktualitet CNA

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka zhvilluar sot një takim me eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe Hannes Swoboda, ku iu ka kërkuar që të ushtrojnë ndaj PS-së për të hapur kutitë e referendumit. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, Hafizi tha se përgjigjia e dy eurodeputetëve ka qenë më e mira e mundshme.

“Një grup përfaqësuesish të forumit evropian kanë ardhur në Shqipëri për të parë si është situata sidomos në partitë e majta. Isha e ftuar si përfaqësuese e përpjekjes mbi atë që po bëjmë që e kemi quajtur ?Shqipërinë mbi partinë?. Shpjegova me detaj çfarë ka ndodhur nga marrja e pushtetit në 2013 dhe sidomos çfarë po ndodh brenda Partisë Socialiste. Iu kërkova të ushtrojnë presion që PS të hapë kutitë e referendumit. Iu shpjegova përpjekjen tonë për të bërë transparent të quajturin referendum në PS. Përgjigjja ka qenë më e bukura e mundshme: Mos u dorëzoni, që do të thotë vazhdoni betejën.” tha Hafizi për mediat.

 





Lajmet e fundit nga