Dhuna në familje/ Rrahu nënën, arrestohet 47-vjeçari
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 47-vjeçar pasi ka ...
Veprimet arbitrare të punojëseve të policisë së Tiranës, gjatë protestët që organizoi Partia Demokratike para disa ditësh kanë çuar në një reagim të Avokatit të Popullit. Kështu, Igli Totozani i rekomandoi Prokurorisë së Tiranës fillimin e hetimeve ndaj shtetasve A. G. dhe S. D. me detyrë ndihmës specialistë për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 1 Tiranë, për veprën penale të ?Kryerjes së veprimeve arbitrare?, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal. Rekomandimi i Avokatit të Popullit pas verifikimit të ankesës së disa protestuesve tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës. Nga burimet zyrtare pranë Avokatit të Popullit mësohet se ai i ka dërguar një rekomandim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për fillimin e hetimeve ndaj shtetasve A. G. dhe S. D., me detyrë ndihmës specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 1 Tiranë, për veprën penale të ?Kryerjes së veprimeve arbitrare?, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal. Rekomandimi u dërgua pas verifikimeve të bëra mbi ankesën e tre shtetasve drejtuar Avokatit të Popullit për privim të padrejtë lirie nga punonjës të Komisariatit të Policisë nr. 1 në Tiranë. Në datën 26.03.2016, në orët e mbasdites, u organizua një protestë nga drejtuesit e PD-së, mbështetës së saj dhe nga anëtarë të shoqërisë civile, të cilët janë kundër ndërtimit të këndit të lojrave në këtë park nga Bashkia Tiranë.
Në orët e darkës të kësaj date, Institucioni i Avokatit të Popullit u njoftua nga disa aktivistë të shqërisë civile të cilët protestojnë në mënyrë permanente në këtë vend, se një pjestare e tyre ishte dhunuar nga një punonjës i Bashkisë Tiranë. Personi i dhunuar quhej R.C. e cila ishte goditur me shqelm nga një person civil i cili ishte së bashku me policët e bashkisë dhe ishte dërguar me autoambulancë në Spitalin Universitar të Traumës Tiranë. Avokati i Popullit së bashku me dy punonjësit e tij shkuan në Spitalin Univeristar të Traumës Tiranë dhe morën takim me shtetasen R. C. e cila ishte shtruar në repartin e urgjencës. Ajo u pyet rreth ngjarjes së ndodhur me të, tek vendi ku po ndërtohet këndi i lojrave në Parkun e Liqenit Artificial Tiranë. Rreth orës 23:30 Avokati i Popullit u informua nga disa anëtarë të shoqërisë civile se, tre kolegë të tyre, të cilët protestojnë në mënyrë permanente tek vendi ku po ndërtohet këndi i lojrave, kishin shkuar në Komisariatin e Policisë nr. 1 Tiranë për të bërë kallëzim ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë për dëmtimin e çadrës dhe dhunimin fizik të koleges së tyre, R. C. Mirëpo atyre jo vetëm që nuk u ishte marrë kallëzimi, por ishin arrestuar nga punonjësit e këtij komisariati. Bazuar në këtë informacion, Avokati i Popullit së bashku me dy punonjësit e tij shkuan në Komisariatin e Policisë nr. 1 Tiranë dhe u takuan me njërin nga drejtuesit e këtij komisariati, shefin e seksionit nr.1 për krimet. Ai na informoi se, tre personat në fjalë, A. M, L. V. dhe A. K. ishin shoqëruar nga agjentët e këtij komisariati, sepse nga këqyrja e pamjeve filmike rezultonte që ishin pjesëmarrës në tubimin e paligjshëm dhe të dhunshëm të organizuar atë ditë tek parku. Avokati i Popullit dhe dy punonjësit e tij, para largimit nga komisariati morën takim me tre personat në fjalë A. M. L. V. dhe A. K. të cilët mbaheshin në dhomën e shoqërimit të këtij komisariati të mbyllur me dryn. Ata u pyetën rreth respektimit të drejtave të tyre dhe nëse kishin pretendime ndaj sjelljes së punonjësve të policisë me ta. Sipas tyre, në këtë komisariat ata kishin shkuar vetë, rreth orës 22:00 të datën 26.03.2016. Sapo kanë shkuar, në katin e parë, në hollin e godinës, kanë marrë takim me punonjësin e informacionit të këtij komisariati, të cilit i kanë thënë për qëllimin e vajtjes në këtë komisariat.
Ky qëllim ishte bërja e kallëzimit ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë për prishjen (dëmtimin) e çadrës së tyre dhe dhunimin fizik të shtetases R. C., si dhe për të kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për t?u qëndruar më afër atyre dhe per t?I mbrojtur nga Policia Bashkiake. Pasi kanë pritur rreth një orë e 15 minuta dhe nuk i ka takuar asnjë drejtues apo punonjës tjetër policie, i kanë thënë punonjësit të informacionit se do të iknin dhe do të vinin të nesërmen për të bërë kallëzimin. Në këto momente aty ka ardhur një punonjës policie civil, i cili pasi ka plotësuar nga një formular për secilin prej tyre u ka thënë se nga pamjet filmike të protestës rezulton se ata janë pjesmarrës në këtë protestë. Në këtë moment punonjësit e policisë i kanë futur ata të tre në dhomën e shoqërimit dhe i kanë mbyllur me zgarë hekuri dhe me dryn. Meqënëse nga pyetja e tyre rezultoi se, ata të tre kishin ardhur vetë në këtë komisariat dhe nuk ishin shoqëruar sikurse informuan punonjësit e policisë, Avokati i Popullit dhe dy punonjësit e tij u kthyen për të sqaruar këtë çështje dhe pyetën me proceverbal personat që ishin futur në dhomën e shoqërimit dhe punonjësit e policisë që kishin marrë kontakt me ta. Nga hetimi administrativ i kësaj ankese rezulton e provuar se, tre personat e përmendur më sipër ishin paraqitur vetë me vullnetin e tyre në komisariat dhe nuk ishin shoqëruar sikurse pretendonin punonjësit e policisë. Meqënëse nuk është bërë shoqërimi i tyre nga punonjësit e policisë, nuk kishte asnjë arsye ligjore që të përpiloheshin raportet e shoqërimit nga punonjësit e policisë A. G. dhe S. D. Në bazë të nenit 6 pika 25 të ligjit nr. 108/2014 ?Për Policinë e Shtetit?, “Shoqërimi” është dërgimi i shtetasit në ambientet e policisë, në institucionet shëndetësore, në qendrat e rehabilitimit, te kujdestari ose personi përgjegjës, në institucionin urdhërdhënës ose në institucionet e tjera me ose pa vullnetin e tij, sipas përcaktimeve të bëra në nenet 109 dhe 122, pika 1, të këtij ligji. Në këto rrethana, oficeri i policisë gjyqësore i cili ishte i gatshëm, bazuar në nenin 283 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale ishte i detyruar që, pasi tu bënte me dije për përgjegjësinë penale që ata kishin nëse bënin kallëzim të rremë, t?u merrte kallëzim me procesverbal atyre.
Edhe nëse ata dyshoheshin se ishin autorë të protestës (tubimit) të dhunshëm, punonjësit e policisë pasi t?u merrnin kallëzimin për të cilin kishin ardhur në komisariat, kishin të drejtën ligjore të kryenin veprimet procedurale duke i pyetur si persona ndaj të cilëve zhvillohen hetime. Përpilimi në mënyrë fiktive i raporteve të shoqërimit të tyre nga punonjësit e policisë A. G. dhe S. D. i krijuan mundësinë ndihmës specialistit të informacionit në këtë komisariat, që t?i trajtonte ata si të shoqëruar duke i futur në dhomën e shoqërimit. Futja në këtë dhomë dhe mbyllja e tyre me dryn përbën privim lirie dhe shkelje të të drejtave të tyre të garantuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Sqarojmë se kjo situatë e cenimit të të drejtave të tyre mund të vazhdonte të rëndohej edhe më shumë, deri në 10 orë, nëse nuk do të ishte i pranishëm dhe nuk do të ndërhynte Avokati i Popullit. ?Në përfundim të shqyrtimit të këtij rasti i rekomanduam Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë fillimin e hetimeve ndaj shtetasve A. G. dhe S. D. me detyrë ndihmës specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 1 Tiranë, për veprën penale të ?Kryerjes së veprimeve arbitrare?, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal?.
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 47-vjeçar pasi ka ...
Mesa duket “50 Shades Darker” do të na japë disa detaje rret...
Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur sot në zonën e...
Citynews ka mundur të zbulojë pasionin e Met Veliut. Duke qe...
Citynews ka denoncuar ditë pas dite skandalet e Këshillit Mb...
Me qëllim parandalimin e abuzimit me pyjet dhe lëndët drusor...
Mos u lodhni me Panamanë! Parajsa e kompanive që veprojnë në...
Horoskopi ditor për diten e shtunë – 16. prill 2016Dite mjaf...
Tiri, fituesi i edicionit të pestë të “The Voice Albania” ka...
Tiri është shpallur fituesi i “The Voice Albania 5”. Përball...
Pedagogë dhe intetektualë në kryeqytet kanë themeluar “Foru...
Të paktën kështu deklaruan para prokurorëve, ushtarakët e ba...
Po bëhen dy a tri javë, që temë e ditës është bërë futja e e...
“Zoti i bekoftë shqiptarët, të gjithë shqiptarët” – tha Bill...
Ambasada Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit E...
Kompania “Kurum” është shpëtuar nga falimentimi. Gjykatësja,...
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanoski nënsh...
Një sërë intelektualësh kanë themeluar “Forumin për qytetin”...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se ish-Kryeministri Sa...
Njësia e anti-korrupsionit në Këshillin e Europës. GRECO, në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...