Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Tenderi për dhënien me koncesion të Hidrocentralit të Poçemit, mbi lumin Vjosë, u zhvilluar më 17 mars 2016, ka përfunduar me vetëm një kompani të interesuar, pavarësisht faktit se qeveria e reklamoi tenderin në disa media ndërkombëtare.
Burime nga Ministria e Energjisë thanë se aktualisht tenderi është në procesin e ?vlerësimit?, në fund të së cilit pritet të merret një vendim.
?Koncesion i pakërkuar?
Me datë 29 korrik, 2015 këshilli i ministrave miratoi një bono prej 8 për qind të pikëve për kompaninë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat In?aat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited ?irketi, në procedurën e dhënies me koncesion të hidrocentralit Poçem në lumin Vjosë.
Vendimi që është botuar në fletoren zyrtare me datë 10 gusht, shkaktoi debate, pjesërisht për shkak se disa grupime aktivistësh dëshirojnë që lumi i Vjosës të shpallet zonë e mbrojtur, dhe pjesërisht për faktin se formula e përdorur për dhënien e bonusit, linte shteg për abuzime.
Kryeministri Edi Rama pati premtuar se do të ndalonte zhvillimin e hidroenergjisë mbi lumin Vjosa gjatë fushatës për zgjedhjet për pushtetin vendor në qershor 2015, por ky premtim nuk e ndaloi që një muaj më vonë të pranojë propozimin e pakërkuar të një kompanie turke për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit.
Problemi tjetër është që koncesioni i pakërkuar është një formë që teorikisht duhet të përdoret për projekte të panjohura për qeverinë, ndërkohë që kaskada e Vjosës është studiuar që nga vitet 1970 dhe hidrocentrali i Poçemit është përcaktuar që në atë kohë për t?u ndërtuar pranë grykëdedhjes së Vjosës.
E vënë nën kritika për koncesione të fshehta, qeveria aktuale ka deklaruar herë pas here se në fakt, qeveria e kaluar ka dhënë mbi 400 koncesione të pakërkuara për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, duke u përpjekur ta kthejë diskutimin në një debat politik të llojit: kush është qeveria më e keqe. Qeveria e kaluar me të vërtetë u kritikua përgjatë të gjithë kohës së qeverisjes së saj për dhënie koncesionesh të pakërkuara, të paarsyeshme dhe të dëmshme, si dhe u denoncua për afera korruptive me koncesionet nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë.
Skema e vjetër e planit për shfrytëzimin e Vjosës për energji elektrike.
Qeveria e kaluar është kritikuar në veçanti për shkak se formula e koncesionit të pakërkuar, jo vetëm që mbart potencialin për negociata të drejtpërdrejta dhe abuzive me kompanitë private, por shërben edhe si formë paracaktimi për fituesin në një garë koncesionare, duke e kthyer vetë garën në një farsë, siç po ndodh aktualisht me Poçemin. Qeveria e kaluar dha disa qindra hidrocentrale të vegjël me këtë formulë, ku kompanitë e ndryshme merrnin një bonus për propozimin e tyre të pakërkuar dhe hynin në një garë e cila, në shumicën dërrmuese të rasteve, kishte vetëm një pjesëmarrës dhe rrjedhimisht, nuk qe garë. Vetëm dy koncesione u dhanë nga qeveria e kaluar me një garë me propozim të kërkuar: Ashta dhe Devolli. Që të dyja këto koncesione tërhoqën interesimin e kompanive më të mëdha të tregut europian të prodhimit të energjisë elektrike dhe rezultuan dy koncesione të realizuara në kohë.
Qeveria aktuale ka dhënë dy koncesione të pakërkuara në hidrocentrale, Poçemin dhe hidrocentralinKatundi i Ri. Që të dy, iu dhanë dy kompanive të ndryshme turke, të cilat nuk njihen për eksperiencë në ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve dhe që dukshëm nuk plotësojnë asnjë kriter ligjor për dhënien e një ?bonusi?, pasi që të dyja hidrocentralet janë projekte ekzistuese dhe mund të jepeshin në formën e koncesionit të kërkuar nga ana e qeverisë në çdo kohë.
Poccemi, 50 MW
SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 1. Burimi: Ministria e Energjisë
hidrocentrali i Poçemit është pjesë e një projekti të vjetër që synonte të shfrytëzonte kaskadën e lumit Vjosa për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Në projektin fillestar, hidrocentrali i Poçemit do të shfrytëzonte forcën rënëse të ujit nga niveli 65 metra mbi det në nivelin 42 metra mbi det ndërsa në shpalljen e koncesionit, kuota maksimale e shfrytëzimit raportohet të jetë 70 metra mbi nivelin e detit. Projekti fillestar i HEC Poçem parashikonte fuqi të instaluar prej 50 MW dhe prodhim vjetor prej 200 milionë kWh.
Nëse projekti i ri do të ruajë të njëjtat parametra, ky hidrocentral do të realizojë një prodhim të barabartë me rreth 4 për qind të prodhimit mesatar vjetor të Shqipërisë prej 4.5 miliardë kWh.
Kaskada e Vjosës sipas projektit të hartuar në kohën e komunizmit, lejon ndërtimin e nëntë hidrocentraleve nga kufiri 350 metra mbi nivelin e detit ku Vjosa hyn në territorin e Shqipërisë deri në kuotën 9 metra mbi det pranë Selenicës në rajonin e Vlorës./BIRN
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse do të zgjidhte ...
Organet greke kanë zbuluar pjesën e tretë të një ngarkese të...
Anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Charles Rangel, k...
Një fëmijë dy vjeçar është filmuar teksa goditet në fytyrë d...
Pas largimit të bujshëm të ish kryetatimorit të Tiranës, And...
Nga Avokat Hasan Metuku, New YorkPer me shume se kater dekad...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka ironizuar “luftën”...
Kryeministri Edi Rama nuk do të pritet nga Presidenti amerik...
Hetimet për vrasjen e Ajet Zeqajt kanë marrë një rrjedhë tje...
Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është shfaqur sot i pe...
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka thënë gjatë fjalës së sa...
Partia Demokratike akuzoi dy ditë më parë kryeministrin Edi ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përfituar nga rasti për ...
Një mësues i shkollës së mesme në Manëz është shkarkuar nga ...
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, tha sot në Kuvend se ...
Prefektura e Kukësit shpalli emergjencën kombëtare për një p...
Policia e Pogradecit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kri...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në faq...
Ka shume njerez qe pyesin pse eshte ky parlament kaq banal?P...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...