Joleza Koka sulmon gazetën Panorama
Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka sulmuar gazetën Panorama,...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në ?Forumin Ekonomik të Gruas? të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe Kryetarja e LGI-së, znj. Klajda Gjosha, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, Zv.Ministrja e Integrimit, znj. Erisa Xhixho, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj, Zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Shera-Karapici, deputetë të LSI-së, përfaqësues të OSBE-së, Institutit Amerikan për Demokraci (NDI), të shoqërisë civile dhe si edhe të komunitetit të biznesit.
Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit, z. Ilir Meta fillimisht përmendi shembullin e një biznesi lokal të ngritur në fshatin Krushë e Madhe të Kosovës nga një grup grash, të cilat kishin shfrytëzuar potencialet e zonës për të krijuar një aktivitet të qëndrueshëm e të sigurt.
?Kur isha për një vizitë në Kosovë, në një zonë që quhet Krushë e Madhe kam parë një gjë mjaft konkrete, që më ka lënë shumë përshtypje. Ne të gjithë e dimë që vuajmë te zbatimi i strategjive dhe te zbatimi i ligjeve dhe te kthimi i fjalëve në vepra. Ajo që pashë unë atje ishte e pabesueshme. Këto gra, të cilat kishin humbur burrat për shkak të luftës, kishin krijuar një biznes shumë interesant e shumë social me një hapësirë as 50 metra katrorë, ku përpunonin produktet lokale bujqësore dhe i eksportonin, përveçse i prodhonin për tregun e Kosovës në Zvicër dhe në vende të tjera, ku është shumë e vështirë të eksportosh. Të gjitha proceset ndodhnin në një hapësirë shumë të vogël. Një biznes që drejtohej nga gratë, të cilat ishin të vetëpunësuara, por një biznes afatgjatë?, – tha Kryetari i LSI-së.
?E përmenda këtë, sepse mendoj që dy janë elementët kryesorë për ta fuqizuar ekonomikisht gruan. E para, mendoj se është formimi profesional, në të gjitha nivelet, që nga formimi profesional për të bërë një punë të thjeshtë, pra për atë që ka një shkollë 9-vjeçare apo një shkollë të mesme të përgjithshme jo profesionale, e deri te formimi profesional në nivelet më të larta dhe akademike. Së dyti është tregu. Në qoftë se ne nuk orientohemi drejt gjetjes së tregjeve, ne nuk krijojmë dot biznese të qëndrueshme, ne nuk krijojmë dot punësim të qëndrueshëm. Ne nuk konkurrojmë. Ne do të konsumojmë dhe do të zhytemi në borxhe, si shoqëri, si shtet si çdo gjë. Kështu që për mua ky aktivitet që kam parë në Kosovë, është shumë interesant, sepse bazohet mbi një produkt lokal?, – vijoi z. Meta.
Kryetari i LSI-së theksoi se fuqizimi ekonomik është fuqizim shoqëror, sepse një grua e cila kontribuon në mënyrë të barabartë në familje, me bashkëshortin apo me pjesëtarët e tjerë të familjes, padyshim që ka një status tjetër nga një grua që nuk e ka këtë mundësi.
?Padyshim që fuqizimi politik është i rëndësishëm, por në qoftë se fuqizimi politik, pra rritja e pjesëmarrjes në qeveri, rritja e pjesëmarrjes në Parlament, rritja e pjesëmarrjes në pushtetin lokal, ku tashmë kemi barazi të plotë gjinore, në qoftë se nuk do të shoqërohet me përfshirjen e gruas në gjithë jetën ekonomike e shoqërore të njësisë ku ajo jeton, atëherë kjo do të mbetet diçka fiktive dhe jo përfaqësuese, jo reale. Kështu që unë besoj se në mënyrë konkrete mund të jepen mesazhe të qëndrueshme për të ardhmen. Nuk është çështja thjesht të diskutojmë, por të japim disa modele. Shoqëria jonë ka nevojë për disa modele konkrete. Është shoqëri e lodhur nga fjalët. Më mirë një punë konkrete, që e shohin të gjithë se si funksionon se sa të flasim pa fund për strategji?, – shtoi z. Ilir Meta gjatë fjalës së tij.
Për Kryetarin e LSI-së, Shqipërisë i duhen modele siç janë ato të grave që punojnë dhe që janë kthyer në shembuj suksesi në fushën e sipërmarrjes.
?Unë besoj që duke i shumëfishuar këto modele konkrete, qoftë edhe jo shumë të mëdha për momentin, ne arrijmë të krijojmë një frymëzim që është e mundur. Dhe derisa kjo gjë u bë në një fshat atje në Kosovë, përse kjo gjë nuk u bëka në një fshat në Lushnjë, apo në Fier apo diku tjetër. Unë mendoj se kjo do të bëjë të mundur që ne të jemi më tokësorë dhe të bëjmë të mundur që të integrojmë sa më shumë gra në jetën ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, edhe të japim mesazh të rëndësishëm të luftës kundër varfërisë, e cila prek kryesisht gratë dhe të luftës kundër pabarazisë, e cila është e shumanshme. Dhe mesazhet e fuqishme të përfshirjes, të solidaritetit, pastaj për të kaluar tek ajo që e themi gjithmonë e modernizimit të shoqërisë, integrimit evropian, e kështu me radhë?, – deklaroi z. Meta, i cili shprehu bindjen se nga kjo tryezë do të dilet me mesazhe edhe më konkrete në Parlament përmes monitorimit të zbatimit të legjislacionit, sidomos në mbështetje të grave kryefamiljare.
?Mendoj se ky duhet të jetë një prioritet për t?i mbështetur ato për gjithë shoqërinë, për shtetin, për institucionet, për gratë sipërmarrëse, sepse ndeshin vështirësi të mëdha se përsëri përveçse do të merren me sipërmarrjen, do të merren edhe me problemet e familjes dhe kështu me radhë?, – tha z. Ilir Meta ndër të tjera.
Duke marrë fjalën në këtë forum, Kryetarja e LGI-së, znj. Klajda Gjosha tha se Lëvizja Socialiste për Integrim në fakt ka qenë një shembull jo vetëm i dëgjesave që ka bërë për të gjitha gratë dhe vajzat, por dhe shumë dhe shumë iniciativave.
?Duke filluar këtu që me statutin e Lëvizjes së Gruas për Integrim në vitin 2012, ku ne realisht prezantuam 50% e grave dhe vajzave në të gjitha instancat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nuk është pak. Sepse nga ky statut lindi më pas edhe një 50% pikërisht me një iniciativë të drejtpërdrejtë të znj. Silva Caka, që unë dua realisht ta falënderoj, ku në Parlament u paraqit 50% i grave dhe vajzave në të gjitha këshillat bashkiak. Të mos harrojmë që të gjitha këto që ne diskutojmë në këto tryeza nuk janë pa vlerë. Janë iniciativa që kthehen në realitet. Kështu që vetë nga ky forum unë kam bindjen që platforma e këtij forumi në fakt do të kthehet nesër në realitet. Ashtu siç tha edhe kryetari, patjetër që ne nuk do të diskutojmë vetëm në teori por edhe në strategji?, – tha znj. Gjosha.
Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili tha se në të gjitha diskutimet që u bënë në forum, një nga elementet thelbësorë ishte edhe qëndrimi ligjor në mënyrë të veçantë të nismave që gratë sipërmarrëse marrin.
?Shpeshherë mbështetja ligjore e tyre, lehtësirat ligjore të gjitha llojeve dhe formave, qofshin fiskale apo lehtësira të tjera, janë një kryefjalë në shumë momente. Gjëja e vetme që mund të them këtu, është që grupi parlamentar i LSI-së, ashtu siç ka qenë në të gjithë mënyrën e funksionimit të tij, i shpejtë dhe konkret në propozimin e nismave të tilla, do të jetë gjithmonë shumë i gatshëm dhe i predispozuar që në kohën më të shpejtë të mundshme, të jetësojë të gjithë ato nisma që forumi do të gjejë të dobishme. Dhe pas konsultimit do të gjejë ato çështje që janë të mundura për t;u propozuar, në mënyrë që në këtë pikë të jemi shumë konkret që të kemi nisma që ndërmerren, të lobojmë deri në fund për t?i çuar në Parlament. Dhe ato le ta kenë shenjën edhe të nismës politike të Lëvizjes së Gruas për Integrim, që propozon dhe ne kemi mundësi t?i jetësojmë në Parlament këto nisma të dobishme?, – deklaroi z. Vasili.
Zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Shera-Karapici tha gruaja si çdo pjesë tjetër e shoqërisë kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit nëpërmjet aktivitetit ekonomik që kryen.
?Gruaja, si çdo pjesë tjetër e shoqërisë ka një kontribut dhe vlerë, është pjesë e tregut, është pjesë e komunitetit, por ajo kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit nëpërmjet aktivitetit ekonomik që kryen. Po kështu nëpërmjet fuqizimit ekonomik të gruas ne mund të arrijmë progresin ekonomik, sepse është një katalizator dhe mjet vital për të siguruar rritjen ekonomike të qëndrueshme ose vetë zhvillimin ekonomik. Ajo që unë dua të veçoj është që gratë marrin pjesë në shumë sektorë të ekonomisë, janë pjesë dhe kontribut me vlerë në shumë sektorë të ndryshëm siç është bujqësia, punimet artizanale e kështu me radhë. Por ajo që duam nëpërmjet këtij forumi është që ne të japim një mesazh, që gruaja duhet të fuqizohet ekonomikisht dhe gruaja duhet të fuqizohet dhe ka nevojë për mbështetje dhe suport në aktivitetin dhe biznesin që ajo kryen?, – deklaroi ndër të tjera Zv.Ministrja Adela Shera-Karapici.
Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka sulmuar gazetën Panorama,...
Sali Berisha thotë se nuk e ka takuar kurrë Ismail Mulletin,...
Për helikopterin Euro Copter 145, me numër bordi 637 ishte p...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se raporti i BE...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komand...
Eurodeputetja Tanja Fajon është shprehur se do të jetë në kr...
Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog,...
Deputeti Eduart Ndocaj ka takuar sot të papunët që qëndrojnë...
Sonte në mesnatë, parlamenti i Republikës së Maqedonisë prit...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shpërndarë një mesazh...
Një vit përgatitje, punë në fshehtësi të madhe, shumë paqetë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur ...
Nga Klodian TomorriBanka e Shqipërisë e uli sërish normën ba...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi sot gjatë nj...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e uli normën bazë...
Eurodeputeti Eduard Kukan, ka bërë të ditur se do të prezant...
*Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ky takim në s...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anike Dokle është s...
5 milion lek të vjetra ka kushtuar shërbimi i prezantimit të...
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë me 0.25 pikë përqindj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...